Thursday, May 24th, 2012

Top 5 fitoret e Anglezëve

Published on February 10, 2010 by   ·   24 Comments

Cikli përgatitor për ndeshjet e klubeve italiane kundër atyre angleze në Ligën e kampionëve po vazhdon. Kësaj radhe LajmeSport.com sjell për dashamirët e traditës disa fakte mjaft interesante.

Top 5 Fitoret e Anglezëve ndaj Italianëve

5. Leeds United 1-0 Milan
Elland Road, Angli, 19 Shtator, 2000

Leeds United turpëroi Milanin në një stadium plot me shi në Yorkshire,dhe gjithë kjo ndodhi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dida nuk ishte kërkah në këtë takim, dhe i ndihmuar nga kushtet atmosferike, Lee Boëyer shënoi një super gol për tri pikë të radhës.

Milani ishte paralizuar në këtë takim, dhe nuk shfaqi asgjë.

Leeds: Martyn, Kelly, Harte, Duberry, Mills, Boëyer, Bakke, Dacourt, Matteo, Bridges, Smith.

AC Milan: Dida, Chamot, Costacurta, Maldini, Helveg, Albertini, Giunti, Coco, Guglielminpietro, Bierhoff, Shevchenko.

4. Lazio 0-4 Chelsea

Stadio Olimpico, Romë, 4 Nëntor 2003

Chelsea i Claudio Ranierit shfaqi një paraqitje fantastike në Olimpico ndaj Lazios duke ja bërë kësaj të fundit bajat futbollin.

Ranieri si strateg i madh që ishte vendosi në lojë dy ish antarët e Lazios, Crespon dhe Veronin, e kështu, ai arriti ti mposht ata.

Lazio nuk do të kishte pësuar një humbje aq të thellë nëse Sinisa Mihajlovic nuk do të ja kishte thyer hundën Damien Duffit në minutën e 52-të.

Lazio: Sereni, Zauri, Couto, Mihajlovic, Favalli, Stankovic, Liverani, Albertini (Muzzi 71), Fiore (Negro 58), Corradi, Inzaghi (Lopez 71).

Chelsea: Cudicini, Johnson, Gallas, Terry, Bridge, Veron (Cole 76), Makelele, Lampard, Duff, Crespo (Gudjohnsen 67), Mutu (Gronkjaer 57).

3. Manchester United 7-1 Roma

Old Trafford, Manchester, 10 Prill, 2007

Një shembull perfekt i perfeksionizmit te futbollit perfekt anglez në gjysmën e dytë të dekadës së parë të mileniumit të dytë.

Manchester United kishte të bënte me një deficit prej 2-1 nga Roma në një ndeshje që u karakterizua me dhunë në shkallët e stadiumit olimpik të Romës.

Në Old Trafford u tregua fuqia e vërtetë e anglezëve. Michael Carrick ishte më i disponuari në takimin e analeve, duke shënuar pas 11 minutash lojë duke shfrytëzuar një pasim të Ronaldos.

Nuk po e zgjasim por duhet të përmenden dhe dy super golat e këtij takimi. Ronaldo shënoi për 4-0 me një goditje briliante për tokë në këndin e poshtëm të portierit Doni.
Michael Carrick duke përfituar nga një aksion individual i Ronaldos lancoi një raketë ruse në drejtim të portës së Donit, i cili sipas meje nuk e dinte se sa herë ishte mposhtur.

Rezultati i përgjithshëm pas këtij takimit ishte 8-3, njëkohësisht më i madhi në historinë europiane të Manchester Unitedit.

Man Utd: Van der Sar, Brown, Ferdinand, Heinze, O’Shea (Evra 52), Ronaldo, Fletcher, Carrick (Richardson 73), Giggs (Solskjaer 61), Rooney, Smith.

Roma: Doni, Panucci, Mexes, Chivu, Cassetti, Wilhelmsson (Rosi 88), De Rossi (Faty 86), Vucinic, Pizarro, Mancini (Okaka Chuka 90), Totti.

2. Inter 1-5 Arsenal

San Siro, Milano, 25 Nëntor, 2003

Pasi që e deklasoi Arsenalin 3-0 në Highbury në mes të shtatorit, Inter provoi të njëjtën gjë edhe para shikuesve të vet.

Nuk do ta zgjasim shumë, por vlen të përmendet paraqitja ekstraordinere e Thierry Henrys që ishte pandalshëm, madje as nga Zanetti nuk u ndal, duke e mposhtur edhe portierin më të mirë të asaj kohe Francesco Toldo.

Arsenali kështu turpëroi Interin në San Siro para tifozëve të vet, dhe trajneri i Arsenalit është shprehur pas takimit: “ As në ëndrrat e mia më të egra nuk do të mund të parashikoja një rezultat të tillë.”
Arsenali zuri vendin e parë në grup kurse Interi të dytin. Arsenali u takua në fazën knock-out me Chelsean nga e cila u eliminua.

Inter arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku dhe u eliminua padrejtësisht nga Milani, nga një gabim amatoresk i gjyqtarit të atij takimi. Sidoqoftë, ai gjyqtar më nuk referon pasi që ishte turp i asaj kohe mos pranimi i një goli me kokë nga një harkim nga këndi, për të cilin ai arbitër referoi offside.

Inter: Toldo, Cordoba, Javier Zanetti, Cannavaro (Pasquale 59), Materazzi, Brechet, Cristiano Zanetti, Lamouchi (Almeyda 57), Van der Meyde (Cruz 69), Martins, Vieri.

Arsenal: Lehmann, Cole, Campbell, Toure, Cygan, Ljungberg, Parlour, Edu, Pires, Kanu (Gilberto Silva 73), Henry (Aliadiere 89).

1. Milan 3-3 Liverpool – Pas vazhdimeve fiton Liverpooli 3-2 në penalti

Staidumi Ataturk, Stamboll, Turqi, 25 Maj, 2005

Ky takim është babai i të gjitha takimeve. Padyshim, ndeshja më dramatike në histori të futbollit duhej të ishte finalja e Ligës së Kampionëve. Legjendari Steven Gerrard udhëhoqi Liverpoolin në rikthimin më sensacional në histori të njerëzimit, duke rikthyer deficitin prej 3 golave, dhe duke fituar në fund dhe penaltitë.

Pjesa e parë e këtij takimi i takoi Milanit. Ishte një harkim i Andrea Pirlos që e gjeti të lirë Maldinin që shënoi me volej bukur për 1-0. Hernan Crespo dyfishoi epërsinë, dhe më pas e trefishoi atë pas një pasimi të Kakas që regjistoi paraqitjen jetësore.

Pas pjesës së parë dukej se gjithçka kishte përfunduar, mirëpo kjo nuk ishte e vërtetë. Milani në krye me Ancelottin vendosi të aplikonte mbrojtje me tetë lojtarë për të ruajtur epërsinë. Rafael Benitez, si një gjeni që është vendos të lë në lojë Dietmar Hamanin në vend të mbrojtësit Steve Finnan. Dudek në fillim të pjesës së parë ndali një goditje të pandalshme të lirë nga Shevchenko, duke parandaluar dhe epërsinë 4-0. Më pas filloi rikthimi sensacional.

Gerrard dërgoi me kokë në rrjetë harkimin e John Arne Riises pas 53 minutash lojë për të ringjallur shpresat e The Reds. Një minutë më vonë, Dida gabon tmershëm, kur nuk arriti të ndal goditjen e Smicer nga mëse 35 metra. Pas 6 minutash, Gennaro Gattuso faulon në zonë Steven Gerrardin. Përgjegjësinë e morri Xabi Alonso, goditjen e të cilit e ndali nga penaltia Dida, por, basku vrapoi dhe e mposhti në tentimin e dytë Didën. Besoni apo jo, pas këtij rikthimi katër tifozë të Milanit dhe Liverpoolit kishin pësuar infarkt.

Milani dominoi më minutat e fundit të takimit. Pas një harkimi të Crespos, Dudek nuk e kap topin, të cilin e godet më pas Shevchenko, të cilën e ndal përsëri Dudek por jo mirë. Gjithçka spastrohet kur nga vija e largon atë top të mallkuar Djimi Traore. Më pas ishin vazhdimet.

Në vazhdime Shevchenko ishte protagonisti kryesor. Tre minuta pa përfunduar vazhdimi, Shevchenko ishte vetë me portierin sensacional polak Dudek që ja ndali dy goditje të njëpasnjëshme Shevchenkos. Vërtetë e pabesueshme. Passuan penalitë.

Serginho dhe Pirlo dështuan të shënojnë në dy goditjet e tyre nga penaltia për Milanin. Për Liverpoolin i konkretizuan që të dy Djibril Cisse dhe Dietmar Hamann. John Dahl Tomasson shënoi për Milanin kurse Riise dështoi për Liverpoolin. Kaka dhe Smicer shënuan sigurtë. Goditja vendimtare gjeti përballë dy protagonistët e këtij takimi.

Andrey Shevchenko dhe Jerzy Dudek, ballë për ballë. Dudek aplikoi një taktikë të portierit më të mirë Rumun të të gjitha kohërave, duke bërë lëvizje karakteristike me këmbë për të hutuar Shevchenkon edhe ashtu i pushtuar nga rëndësia e goditjes. Shevchenko e godet penaltinë e jetës, të cilën e godet drejtë, dhe të cilën natyrisht Dudek e ndali.

Liverpool kështu triumfoi në mënyrë historike në fund për të fituar dhe trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve në histori të këtij klubi.

Milani në këtë takim tregoi dhe karakterin e dobët që kishte, duke mos arritur të mbajë epërsinë prej 3 golash, dhe duke mos arritur të shënojë fitore nga disa raste që vërtetë është më lehtë ti humbasësh se ti konkretizosh. Milani më në fund ishte thyer.

AC Milan: Dida, Cafu, Maldini, Stam, Nesta, Gattuso (Rui Costa 112), Seedorf (Serginho 86), Pirlo, Kaka, Shevchenko, Crespo (Tomasson 85).

Liverpool: Dudek, Finnan (Hamann 46), Traore, Hyypia, Carragher, Riise, Gerrard, Luis Garcia, Alonso, Kewell (Smicer 23), Baros (Cisse 85).

Passon: Top 5 fitoret e Italianëve

Tags: ,

  • http://acmilan-news.com mirand

    kurr nuk e harroj qet finale te 2005

  • http://acmilan-news.com mirand

    e ka pas mundsin ma te mir per ta bere milanon per her te 8 kampion
    shum e du qet shvene ehde lgjenden tjeter KAKA

  • PENA Chelsea

    KTUH A E PASKE BO TOP 5 FITORET E ANGLEZVE KUNDER ITALIANVE A QYSH ???

  • http://www.lajmesport.com/kryesoret/top-5-fitoret-e-anglezeve/ R1o-M.U

    edhe pse jom shikues i manchessss UTD kurrr se harroj finalen LIVERPOOL-MILAN luft per te gjitha futbolll i rrept qe me anglez nuk ka
    qthuani qa pat bo Manchaaa UTD…….!!! me romen me mir mos te folim

  • http://www.lfc-bloodzfans.tk GennT

    We are LIVERPOOL<33..
    Na bojm qudira, na i kthejm lojt n`favor tonin, na dhurojm emocione qe rrall her shihen.
    Proud to be REDS`

  • http://www.lajmesport.com BIrken – Man Utd

    Finalja e 2005 eshte thjesht e paharueshme ende i kam ne kujtes ato momente fantastike , me te vertet briliante dhe njashtu me kujtohen ato levizjet e Dudek-it te cilat ishin deqizive dhe frymezuese per qdo portier .

  • http://lajmesport.com Pato-R80-Adidayh

    2. Inter 1-5 Arsenal /// HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA

    ARNOLL DYSH PASKA HUP BRE KSHTU ME REZULTAT KAQ TE THELL.

    MILANO O KING PER CL 7 HER CHAMPIONN I KESAJ GARE MA TE RENDESISHME NE TER RRUZILLIN TOKSOR

  • naim-real madrid

    brravo lajmesport veq next me qesi sene

  • http://telegrafi.com red devils man utd

    KUUR NUK E HARROJ QET LOJEN MAN UTD VS ROMA 7-1

  • Xoni+kaka

    o ju te lajmesport veq per angleze po i qitni po qitni edhe ITALIANE krejt hajvana kokeni lajmesport.com

  • Tonni Chelsea

    anglezet dominojn ku dush see shtepia e futbollit eshte atjeeeD:

  • albion

    o badihava i kan qit kto rezultate se milano ko me shku
    a pet ne finale

  • naim-real madrid

    oti
    Pato-R80-Adidayh reali i ka 9 spo thojm gjo e ti me 7 po mu lazdrohesh hahuhahu reali the king e jo milano

  • .Wayne Rooneyyy

    UNITED 7-1 Roma

    Kurr nuk harrohetttttttttt

    VIVA MANCHESTER U.

  • http://lajmetsport.com Beeni-Swe

    Hahahahaha FItorja ma madhee eshte kuptohet klubit met madh ne bot Manchester United haha 7 Golaaa hmm tybe prishtina skish marr ma shum marre per romen hahaha nasht se do thojshin roma mun manchesterin hahaha Manchester united is the best world i pershendes tifozet Manchester United ishalla fitonaa sonte kunder aston Villes .. ciaoo

  • dennis/chelsea

    anglezetttttt super fuqia

    eeee kur kini me bo njo top 5 hilet e refereve e qitni

    chelsea-barcelona t’paren

  • http://telegrafi.com joni_o

    ejjj po duket se edhhe pale kush me kon tranjer pale kush me kon be ekip pale cfar lojtaresh te kene prap anglezet va bojn bajat futbollin italianeve kur te lujne italianet me anglezet pas lojes duet me shku te pushujne nja 1 jave hahahahahhahahahhahahahhaha

  • http://lajmesport.com arsenal

    INTER 1 5 ARSENAL

  • http://www.lajmesport.com djj

    ej o arnolld ps emer je kaq pis veq i mbron lojtart e interit nen 1 toldo qe e kishkru ma nelt kurr njet vvet su kon portieri ma i miri nbot mqat koh kur pe thu ti u kon bufoni loqka e sa per millan inter qe pe thu padrejtsish une e kom a at loj ferr ju kena mujt aty ofside ashiqare u kon

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    Manchesteri bajat ja ka ba futbollin Romes qat her
    7 me 1 as ne anrrat ma te kqija roma sun e kish paramenu ket rezultat
    hallal i koft manqes

  • http://www.lajmesport.com MANCHESTER UNITED

    mancha 7-1 me romen edhe interin e ka mujt edhe MILLANON ka me ta mujtt:P mancha championsss:P

  • http://www.lajmesport.com leart`acmilan

    oo ti je tifoz i interit shaje shaje interin pak se mos mu kon millano per evrop italiant kerka sishin kon ani millano e tregoj karakterin e vet pse su shku interi pra tani aty u ra interi padrejtsisht po hajt kto po ti e paske bo DUDEK portieri ma i mir RUMUN a aj osht POLAK ncncncncn.5 golla i ka hanger interi midis san siros .

  • Pingback: Top 5 fitoret e Italianëve | Lajme Sport

  • remy

    po me doket se administratori nuk po e dojka aspak ligen italiane

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements