Laporta ka zbuluar çdo detaj të transferimit të Zlatan Ibrahimovicit…
Transferimi i Ibras lindi në qiell në kohën kur Laporta po kthehej për në Spanjë nga udhëtimi në Ukrainë.
Laporta zbuloi sekrete të pathëna ndonjëherë për transferimin e Ibrahimovicit si vijon:
“ Unë po kthehesha nga Ukraina me një koleg pasi negociova për Dmytro Chygrynskyin dhe ishte koha kur mendonim për një sulmues që e kërkonte Guardiola për të zëvëndësuar Eto’on.”
“ Zgjedhja ishte mes Ibrës, David Villës dhe Diego Forlanit. Në atë kohë ne ishim duke fluturuar mbi Milanon në rrugë kthyese nga Ukraina për në Spanjë, dhe unë i thashë pilotit që të ateroj në Milano, nuk më kujtohet në Malpensa apo Linate por transferimi lindi atë natë.”
“ Unë e telefonova Massimo Morattin nga aeroplani dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij menjëherë, për të arritur marrveshjet pasi që mardhëniet tona janë të shkëlqyera.” tha Laporta
Sulmuesi Suedez e la Interin për 45 milion euro plus Samuel Eto’on. Shumë ekspert të futbollit mendojnë se Inter ka përfituar më shumë se Barcelona nga ky transferim. Pos Samuel Eto’os, Inter me paratë ka transferuar Diego Militon, Sneijderin, Lucion, Thiago Mottan, plus Nerazzurëve i tepruan 8 milion euro.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Ibrahimovic, Inter, Transferim