Thursday, May 24th, 2012

Speciale – CL: 5 mënyrat e Milanit për të mposhtur United

Published on February 14, 2010 by   ·   37 Comments

LajmeSport.com sjell si zakonisht në mënyrë ekskluzive specialitetet më inkandeshente të ndeshjes më drithëruese, Milan vs Manchester United.

Manchester United është favorit për të tejkaluar Milanin në Ligën e Kampionëve, por, a është United favorit absolut ?

Natyrisht, Milani nuk është ajo forcë që ishte dikur, por, mund të themi se nga niveli është i barabartë me Manchester United.

Për këtë arsye, më poshtë ju sjelli pesë mënyrat me të cilat Milani mund të mposhtë Manchester Unitedin.

1. Çdo mesfushë ka ditën e saj

Vija e mesushës së Milanit është rreziku permanent për United. Kjo varet shumë nga Andrea Pirlo. Ju mund të ndjeni se ai është më i vjetri në atë pozitë, por ai është vetëm 30 vjeçar, dhe në krahasim me Scholes që është 35 vjeçar, Pirlo mund të jetë çelësi i gjithçkaje.

Shumë varet edhe nga forma e Massimo Ambrosinit, mesfushori defanziv që është në top formë. Ai po kalon sezonin më të mirë në karrierë me Milanin, por ai ka patur batica dhe zbatica në të kaluarën.
Për Seedorfin mos të flasim fare…thjesht një ‘’ 18 vjeçar ‘’.

Nëse ndeshja do të vendoset në mesfushë, mos u habitni nëse e shihni Milanin duke triumfuar në fund.

2. Qendër mbrojtësit

Asnjë mbrojtës në botë nuk do të dëshironte të përballej me Rooneyn në këtë moment. Ai sulmues, është i pandalshëm.

Por…

Në fakt, dy top mbrojtës mund të jenë të gatshëm, për ta ndalur sulmuesin e pandalshëm. I gjithë suksesi i Milanit këtë sezonë ka vulën e Alessandro Nestës dhe Thiago Silvës.

Sidoqoftë, kjo fuqi mund të bëhet edhe dobësi. Nëse njëri prej tyre mungon atëherë mbrojtja e Milanit bëhet një perde e shqyer në mes. Nëse njëri prej tyre mungon, Rooney do të jetë fitimtar në 180 minutat.

3. Pika e dobët e Milanit nuk do të vjen në shprehje

Milani ndoshta ka mbrojtësit më të dobët të krahut në Ligën e Kampionëve. Por stili i tanishëm i United premton se nuk do të ketë rrezik nga krahu. Në kohën e Ronaldos krahu ishte krucial, por sot ndryshon.

Natyrisht, Patrice Evra mbetet rrezik, mirëpo, Ringo Starr i San Siors Ignazio Abate sdo ketë fare punë, ashtu si Gianluca Zambrotta.

4. Thjeshtë Pato

Rooney padyshim se është në këtë moment sulmuesi më i mirë në botë. Për këtë ska çfarë të bisedohet, pasi që të gjithë e dijmë.

Por, edhe pse Milanit i mungon një yll i kategorisë Rooney, rosonerët kanë se për çfarë të krenohen, dhe kanë se me çfarë ti bëjnë konkurencë Rooneyt në të ardhmen.

Të them të drejtën, Pato ka shënuar vetëm dy gola në Ligën e Kampionëve, por, që të dy i shënoi në përballje me Real Madridin dhe i dyti, ai gjysmëvollej fantastik, vlen më shumë se çdo ndeshje. Është një lloj momenti magjik që Pato mund të bëj, nëse atij i ofrohet një gjysmërast.

5. Një gjë e vogël që quhet traditë

Milani është ekip i Ligës së Kampionëve, është aq e thjeshtë. Disa klube e kanë këtë, disa klube jo. Prej atyre që e kanë këtë, ka prej atyre që e kanë më të shprehur.

Sigurisht, United llogaritet njëri prej top klubeve të kontinentit, por në histori të Kupës Europiane dhe Ligës së Kampionëve, Milani është mbi Old Traffordin. Vetëm Real Madridi është si askush tjetër mbi Rosonerët.

Por, a do të luaj rol të madh historia kur këto dy klube ndeshen? Them edhe një herë…mbetet të shihet…!

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://lajmetsport.com Beeni-Swe

    Hahahaha Spo pajtoheem aspak me ket Intervist Schols e vertet qe eshte 35 vjeqar po schols nga ma shum se pirlo SHum her edhe Schols kur te gjun ne top eshte SIkur Topi Tenkes Pirlo 100 her gjun njeher e rreh shtyllen Sa perket Mesfushes Manchesteri ka Shum mat fort Mesfushen Duke Bazuar ne form Shkelqyer Michael Carrick Antonio Valencia Paul Schols Luis Nani ..se ju lajmet sport e pasket cek shum mesfushen beni do llogari mire edhe shihet e verteta, Mbrojtja Manchester united hyn me nje Mbrojte mat fort se Kurr Duke kthyer nga Lendimi Memaj Vidic Owen Hargrivs Rio Ferdinand I pakaluari dhe roli i sulmusit 11 Patrick Evra… Ne Sulm Hyn me te Eturin per golaaa njeherit edhe Lojtari edhe Gollshenuesi ma mire ne Boott Wayne RoooNeyyyy and Berbatov.. Shihemi edhe ju lajmet sport flasim prap ju pershendes poashtuh dhe njeherit pershenddes tifozet Manchester United..

  • Barcelona

    valla te dy ekipet jan shum te mira veq milanit duhet me ju ru ne ekipe te mdhaja asht shum i rrezikshum ta ka mposht real madridin midis bernabeut sasht qudi qe milan kualifikohet

  • lentti”milan

    nuk mebetet te shiheett se kur e kem mujt realin kta nuk e bojm hesap uahauahhhhhhhhhhh

  • http://besim-zhelina.tk Besim – Ac Milan

    okena me fitue ska me ne milan

  • http://inter-mtk inter-m.tk zeqo

    o milani ka me hup….
    Manchester United esht ma i fort.
    >>>>>>>>>>>>>>forza inter<<<<<<<<<<<<<<
    INTER VS CHELSEA
    3 1

    interi fiton 80%

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    bravo ti Beeni Swe ,ju te lajme sport ma heret thojshi qe ManUtd ka me mposht Milanon,tash milano manqen.qe un pi ja thom 5 menyrat qysh e mun manqa milanon
    1.Man.Utd e ka ekipin shum me te ri edhe ma energjik se Milan,me shku ne extra time lojtart e moshuar te Milanos lodhen teshen.
    2.Manqa ka lojtar te fort ansor si Luis Antonio Valencia ,Nani , Evra
    3.Fesgusoni ka pervoj emte madhe se Leonardo ne Champions League
    4.W.Rooney nuk krahasohet me Paton ,Rooney esht shum shum me i mir se Pato ,Pato ja ka dhan gollat realit masi u kan vet me portierin edhe me gollen
    5.super Rooney Thiago Silven ta kalon me sy mshel se esht shum me i shpejt kurse Silva osht amater edhe Rooney weq shut edhe goooooooll
    shpresoj ne fitoren e ManUtd

  • chelziiiii

    ooooo ju te mancesterit duhet te frigeni se milani ak nje sulmus si roneyy qe esht e milani eka PATON nje nder sulmusit me te mir ne bot me top ne sulm aii esht i jashtazkonshem un jam tifoz i chelzit ama sulmus me te mir ne bot e logariti paton paton ..?milani ak qen i dobt sivjet amaa per ekipe te mdhaja esht ir ezikshjem dit sit e mbrohet din si te sulmos ashtu qe unidet esth rezikkk rezikkk.?

  • chelziiiii

    eee sa i perket interit kurni mut ska me bo interii interii ne chamiopns lig esht shuuum shuum ma i dobt se rabotnicki maqedonis ok e kshtu qe mbilleni gojen jut e interit e shihne se qka po behet..?a nuk e4 shihnii se balotelli ma shum milanine don sesa interin aii e sheh se interi per vec ne itali kurni mut ska me boo.?

  • http://lajmesport.com norbert

    o me milanin skaaaaaaaaaaaa bre milani ka me mposht man und 1-0 ne san siro kurse ne teatrin e andrrav milano ka me mposhti man und 1-2 kjo do te ishte loja e milanit une kam besim ne
    milan s e e dua me gjith zemer nese hup milano une ma kurr me sy ska me kshyr milanin ppo une kam besim te ronaldina ,, pato ,, sedorf,, nesta ,,,tiago silva,,,sidimos dida,,, bekam ,,, ambrozini ,,,,antonini,,,borielloooo,,,,,,zambrota,,,pirdho,,,,,etjjjjjjjjjjjj
    MILAN MPOSHTE MEN UND 2-0

  • http://lajmesport.com haris inter

    o milani eshe interi kan me fitu .kenui me pa .90% jam i sigurt

  • http://lajmesport.com norbert

    KOQET E BERZHDAIT FITON INTERI INTERI esht 00000000000000000000 per milanin ne ligen e kampionve fuck inter

  • http://www.lajmesport.com muca

    MIlan man uted 2-2 Edhe ps ejom difoz i flakt i milanit pe rmendimin tim ndeshaj dot jet 2-2 99% jem i sigurt inter vs chellesia dot jet 2-3 88% klm milanoo

  • jeton

    NCNCNCNCNCNCNCNCNNCNCNCN cfar shkrime amatore shabllon si thmija me shkrujt qa jeni bo ju lajmesport si gazetaat qi anojn ka partit politike ju po anoni ka Milani a jeni dal prej karit gallianit a qa kini kshut marre cfar ANALIZE kini bo po kto thmija e din qi man UTD esht klubi ma i madh ne bot me nje histori te verte me nder dhe krenari e ruan sot mbrojtjen eka mat mir ne rruzullin toksor RIO&WIDIQ kejt pozitat milani shum larg esht me manqen edhe KRAHUN eka mat fort bot me nje ewra SUPPER NANI WALENCIA OBERTAN TOSICH

  • http://www.lajmesport.com Neni

    Milan-Manchester = 4-1 Inter-Chelsea=2-2.

  • butrinti – ManUTD FC

    Spo pajtohem me ata qe shkrun man utd nuk osht i fort ne krah e ka aty EVRAN qe edhe pse osht mbrojtes osht shum i mir ne deportimet ne krah edhe kjo per traditen tradit ka pas kur ka pas tash po folim per tash.

    Ju pershendes!

  • shqipi

    milan -manchester 0-0 edhe njdeshja kthyse 0-0 e ne vaxhdime fiton manchesteri

  • roosoneri

    po qka po ja futni palidhje bre se a e ka eliminu gjith milani manqen edhe tash ka me eliminu edhe marre osht me than manqa osht favorit absolut,edhe qe ja ki inati ti arnolld korenica milanit e kena kuptu moti mos fol veq hajt kur skim lidhje per futboll
    milan-man utd 2-1
    man utd-milan 1-3

  • http://www.youronlinetv.net Fisnik

    postimi me i mire i gjithe faqes lajmesport.com eshte ky

    Ju lumte

  • endriti

    I nderuari Endrit – Ndoshta temat jane te njejta, por permbajtja dhe frazat ndryshojne. Sidoqofte eshte mendimi yt, por te garantojme se mundohemi te jemi sa me autentik. Me respekt – Arnolld Korenica, kryeredaktor i LajmeSport.com

    ncncnnc krejt senet jeni tu i vjedh prej http://www.goal.com/en sjeni ne gjendje me qit ni raport te juvin nihet edhe ko e shkruni me na rrejt redaksia e http://www.lajmesport.com e ka pergaditur per ju ec more shkoni mos rrenji palidhje

  • http://www.lajmesport.com chelsea-1

    fiton millano man utd srz po flas millano ka eksperienc n’champion lig po interi ??? qa mi bo interit qi i ka ra me top clubi-n chelsea fc valla inter me keqardhje po ti me parman po lun barazim mos e prit ma mir per interin me dorzu lojn me rezultat zyrtar 0 : 3 se mos po ja jep nja 4-5 copa

  • Genti

    hej 4.Pato ska me pas kush e nal kta i mungon ferinandi i mungon vidic kush e nal ket Yll Vlla edhe nje gja po jav tham ne San Siro nashti na muni amo ne Old trford kurr se na zanat e kine ma jav marr fytyr para tifozve te tujv

  • dennis/chelsea

    inter 1-3 chelsea
    chelsea 1-1 inter

    man utd 2-1 milan
    milan 2-0 man utd

  • afrim neza

    milani ka me fitu.forca milan.

  • http://www.blaugranet.shqipress.com Phidan

    ncnnc po Milani ka tradit more per CHL qka marin vesh t’Manches… e sheh kur ta çmontoje milani midis Old traffordit… :P FOrca Barca

  • http://lajmesport.com dreqi i kuq

    MAN UTD shkone me tutje gjithesesi eshte ekip me i kompletuar me trajner me lojtare me shpejtesi me loje me krejte eshte me i mire

  • lindi

    veq let vin si shikus lojtar e interiit en san siroo edhe e kryme per manqen osht aty .. ska milan ,, ne inter :p

  • http://www.mega-lisi.com Don AlCa

    une jom Interist ii flakt edhe perkundrazi se ee konsideroj Milanin si kundershtarin ma te madh te klubin Inter une them se Milani do ta mposht Unitedin.. Edhe gjithashtu Interi do ta mposht Chelsin ose ma mir po tham ka mi torpru sa ska me dit ka oo dera me dal jasht stadiumit kur te mbaroj sfida sipas parashikimit tim Milani dhe Interi dy gjigandet Milanez do te hecin me tutje ka ardh koha per ekipet italiane me trregu se jon te paret ne bot por apet nuk i dihet ky osht futboll dhe topi eshte ii rrumbullaket na mbetet te shohim.. IO SONO INTERISTA – FORZZA INTER

  • http://www.lajmesport.com FIta-MIlannnnn

    ooooooo pa problem kena me kapercy ket fazzz.i lus tifozt e milanit qe mos te bohen marak per kete ndeshje…….

  • hekuran

    hahahha une mendoj se do ta mund manqen 3 0 ujjuj rronaldijo pato bekam pirlo dida nesta silva ambrosini gatuso abate hutelar milan

  • Drinii-Milan

    Ncncnc Niijj More Kta Tifoztt ee Man.UTD ncncnc Sdini more juuu Qe 1 vjet ja kini me kshyr Futboll Tani Manchesteri ka Tradit mat madhe Se miLano N`Champions aee Diin Witin 2007 MiiLano osht kkan N`krizz Skka Pas Mbrojtss T`miir hiiq e Qetasht Abate Nesta Th.Silva G.Zambrotaa ncncnc ju ni Roney ee Kini kreiiT QattO po thoni qe suun e naL kerkush aa??? cncncnc Kiinii me paa wweeT qkka osht Loja Forzza miiLan

  • http://www.lajmesport.com millanoooo

    siq po i shihni edhe fotot pato dhe ronaldinho nga nje gol,asistues pirlo dhe nesta.
    abate vrapon mjaft shum ne nj kundersulm dhe asiston per paton ky i fundit shenon per 3-0.Ndersa sa i perket inzaghit do te luaj nja 10 minuta e jep ni gol po esht nxan ne pozit jasht loje huhuhuhuhuhuhuhhu

  • The Bkue’s from London

    O don aica ju me turpnu chelsea skini shansa po tmujshi me nxjer ni barazim tknaqt jeni mos nuk kini me dit ju ka eshte dera prej humbjes qi kini me pesu ne shpi maje nmen ani ju spo muni me i turpnu qato ekipe te lodha te serie A qi ma tlodhta ska ku shkon e pe turpnoni chelsea kit menim munesh me qit weq qitu http://www.harro.com ose .co.uk nese i pelqen ty edhe nanen tane hahaha

  • SEMI LALI COMERC

    forca milan

  • http://WwW.Lajmsport.com Samed ACmilan

    A C M I L A N 3-0 MANUTD CHelsea 2-0 Inter 99%

  • http://WwW.Lajmsport.com Samed ACmilan

    a e pe qka i boni pato Portjerit Te Udinezes Qashtu Ja Bon Edhe VanDer Sarit Haverr Pato Esht MA i Miri Ne BOt Ska Dyshim

  • Milanisti

    ka per tu turperu keq fare manchesteri se ska shanc kunder milanisteve

  • arsimi

    milan esht baba i liges kampionve.lojen e par humben prej gabimeve,ma tmir jan kon milaani se manqa ne gjdo pjes te lojes,ni sms per manqen.ruju nga ujqit e vjeter nuk ju nevoitet shum.ishalla don zoti e jan ne form pato .dinjo dhe sidorf,kuku per 70 mij shikuesit e manqes prrall kan mu bo,hahah forca milan se manqa veq shikus ka ma shum se milani se kurgjo tjeter,qaoooooooo

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements