Thursday, February 9th, 2012

Speciale – CL: 5 Arsye pse United do ta mposht Milanin

Published on February 14, 2010 by   ·  

LajmeSport.com tani kthen shikimin kah Manchester United, dhe arsyet se pse klubi anglez do të triumfoj ndaj Milanit.

Dy prej skuadrave më me traditë europiane Milan dhe Manchester United takohen pas nesër në San Siro në duelin e gjigantëve, crème della crème i Ligës së Kampionëve.

United është favorit për këtë sfidë, por nuk duhet të jetë dhe aq e sigurtë skuadra nga Old Trafford, pasi që tradita e Milanit nuk ka nevojë të përmendet.

United është në maje të Premier Ligës, dhe që pas ikjes së Ronaldos u mendua se do të ndryshonin gjërat por në fakt nuk ndodhi ashtu. United e përsëris është favorit ndaj Milanit, dhe arsyjet i gjeni më poshtë.

1. Përvoja

Në dy sezonet e kaluara skuadra e United kaloi dy herë në finale, duke mposhtur dhe skuadrat më të mëdha të kontinentit si Inter, Barcelona, Chelsea dhe Arsenal. Këtë sezonë edhe pse Ferguson ka humbur disa prej lojtarëve kyç, e kaloi fazën grupore si nëpër mahallën time, përpos një humbjeje nga Besiktas në Old Trafford.

2. Wayne Rooney

Sulmuesi duket shumë më i lirë që pas largimit të Ronaldos, duke treguar statistika impresive deri tani. Sidoqoftë, golat tregojnë vetëm një pjesë të tregimit të Rooneyt. Lojën që e lidh ai, fizikaliteti dhe instikti e bëjnë atë njërin prej sulmuesve më efektiv në botë për momentin. Rooney është i aftë në momentet më sublime kur është në pyetje marrja në dorë e përgjegjësisë për një takim, duke e bërë atë të pakonkurencë në mbrojtjet kundërshtare. Unë vë bast me secilin prej jush se ai do të shënoj gol në njërën prej dy sfidave me Milanin.

3. Forma fizike

Energjia, mprehtësia, elasticiteti, fleksibiliteti apo sido që dëshironi ta quani, Manchester United e ka atë të lidhur. Patrice Evra natyrisht se do të lëvroj në krahun e majtë, kurse Carrick do të ketë për detyrë të ndal një Andrea Pirlo, kurse Rooney do të tentoj të shpoj qëndresën heroike Nesta-Silva. United nuk do të lë Milanin të aplikoj lojën e vet. Më shumë është e mundshme që United të diktoj tempon duke detyruar Milanin të luaj lojë të shpejtë dhe në të njëjtën kohë të shpërqëndrohet. United është mjeshtër në kundërsulme, kështu që nëse Milani flen në sulm, United do të ketë se çfarë të bëj në mbrojtjen e Milanit, duke e goditur atë me sa më shumë fuqi dhe shpejtësi që mund të gjenerojnë.

4. Dida

Nëse dëshironi që në momentet më të vështira ti gjeni sulmuesit, me anë të gabimeve trashanike të portierëve atëherë Dida sigursht se është personi ideal. Braziliani mund të duket i pamposhtshëm deri në minutën e 89 të ndeshjes, por Didës kurrë nuk i dihet, shpeshherë është fytyrë tragjike e sfidave. Dëshmi për këtë është goli i Raulit ndaj Milanit në fazën grupore. Ska rëndësi nëse Nesta dhe Silva janë në top formë, Dida duhet të jetë në disponim. Rooney me shokë nuk do të kërkoj dhe rastin më të vogël të dytë për të shënuar…

5. Hakmarrje

Me lojë të mirë në Old Trafford, të shkatëruar në San Siro, humbja e djajve të kuq në vitin 2007 ka lënë gjurmë të theksuara tek kampionët e anglisë. Milani, i udhëhequr nga një Kaka impresiv ishte superior ndaj United, dhe me meritë ngriti trofeun e atij viti. Djajtë e kuq menzi presin udhëtimin në San Siro, për ti dhënë një mësim futbollistik skuadrës së Leonardos. Kësaj radhe do të jetë shumë më lehtë, pasi që Kaka dhe Maldini janë zëvëndësuar me lojtar shumë më të dobët se këta të fundit.

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    Besiktas e ka mujt ManUtd masi qe manqa ka lu me formacionin e tret
    kurse milanon ka me eliminu

  • naim-real madrid

    brravo lajmesport veq next :D :P

  • http://www.lajmesport.com jeton

    o sbesoj se ne san siroo manchesteri ka me e mund millanin a ne old trafoll mudnett edhe me ate rezulltat 3-1ne oldd trafolld a ne san siro2-1 per milanin eshte rezultati

  • http://www.lajmesport.com Birken-Man Utd

    Keto jane disa arsye te shumta dhe shum te bindshme edhe pse mungesa e giggs do te verehet mirpo me Nanin dhe Rooney gjithqka do te jete me e leht duke mos e harruar edhe Darren Fletcher edhe pse disave do ju duket absursde kjo qe do te them mirpo ai eshte nder mesfushoret e llojit te tij nder me te mire ne bote dhe kte e them me shum bindje duke e studiuar me shume kujdes lojen e tij dhe rolin qe luan ai ne fush na le te kuptojm se ka pergjegjesi te madhe te cilen e kryen me suksesin me te mir te mundshem , njashtu mos ta harrojm Ferdinandin i cili eshte muri i pathyeshem dhe i pakalueshem sa per Evran mos te flasim pasi eshte thjesht i pandalshem perfundimisht gjithqka perfekte ne leter na mbetet ti shohim ne fushe Man Utd As . Glory Glory Man Utd .

  • milanezi

    Une e di qe Milan ka me fitu sikur ne 2007-tën tu e pase parasysh qe eshte komplet ekipa ne dispozicion edhe veq mundeni me pa sulmin e unitedit tu fluturu ne ajr prej nestes e tiagos.

  • http://lajmesport.com lemi_sa@hotmail.com

    milan per mu favorit i madh:D

  • .Wayne Rooneyyy

    O Arnolld BreeeH ii qarrT jee a ;) veqq Next>

    Mlan 0-4 MANCHESTER UNITED
    MANCHESTER UNITED 3-0 Milan

    Jasht manqjaa rras ma shum gola hahah :P

    oNE UNITED :D

  • Rossonero

    ”kadal beg se ka hendek” .. qka bre ROONEY i mirr .
    mos merrni shum turr se vijat e 16shit kena me ja shly t`martenn . sa t`osht gjall GRANDE NESTA ` .. ja dini hallin prej 2007-ess .

  • http://www.lajmesport.com rossoneri

    o dost ti ishe psiho per prognoza po le mos e shkreto pash familen qa je ty fol, evra do te levroj ne krahun e majt haj kuku -4- hah.

    ACM 4life, doku me kto prognoza mas lojes HATE-r

  • UNITED

    milan 1-3 MAN UTD

  • http://lajmesport bami_ac milan

    oooo more te ngart sa larg jeni ju po ani se e shohim se akqni kaqik me nal milanin a

  • http://lajmesport.com ac milan

    milani ka me eleminu sepse pato ronaldoinho nesta ka mancha roney gigs schols dobet veteme roney

    forzaaaaaaaaaaaa ac milan ha ha ??

  • http://deleted pimi-dinho

    forzaaa milaaan p.evra ka krahu i dinhos ka mi ja hup koqet dinhoo forza milaaaan

  • florenti mancha champion

    bravo lajmesport.com duhet me fitu bre ska fjal aty jemi te fort edhe duhet me kallxu ata………forcaaaaaaaaaaaaaaaaaa manchaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  • http://R'80 R’80

    milano sansiro 2:1 ol traferd 1:1 pato 1 gol huntelaar 1 gol eshe ronaldinho1gol

  • Fatlind-AC-MILAN

    hahah ju shum stratega te fort breh po shuni breh nej qaty se qfar man.und milano ka me mposht united hahah nja 5-0 ne sansiro e ne old trafold 0-2
    edhe jasht edhe mrena e mun milani
    MILAN GO GO GO MILAN CHAMIPIONE

  • Millanello

    Analiz e mir…e sidomos kjo fjalia e fundit !

  • B.MaN.UTD

    kina me ja qi milanon e nans

  • Man.Utd

    KU ku prej gjynahit qka pom dhimet Milani

  • MAN UTD

    Milan VS MANCHESTER UNITED 0-2

  • Drinii-Milan

    Huhahuahua Kto Weq N`onderr Muni me paa Kurr Sun e muun attoO harrone Roney Ta naL Nestta E Nanin ta naL Th.Silva ee ti Paramenoje RonaLdinho Pato Bechkkamm ncncncn edhe ju T`lajmesport Shum ja kishi inati miLanooss NormaL se Osht KrraaL N`ChapioOns

  • http://lajmesport.com burimi ac milan

    kjo eshte genjeshter milnai do shkoj em tutje ve bast per milanin se milani doi shkoj tutje forcca milan sa e kemi aty paton man utd nuk egziston e lejeper ronin se nesta-silva kan me e qpordhe runin sun dha gol kuder aston villes e leje me kunder milanit milan – man utd rezultati perfundimtar ne dy ndeshjet 4-2

  • http://www.lajmesport.com millanoooo

    o qfarti bre nuk munet me e mujt bash leht milanin man utd jo.
    kur milanin e mujti interi 4-0 milani barazoi me livornon edhe me bolognen hupi pej udineses,mirpo mas tri ditve kish me lu me gjigantin spanjoll realin ne Bernabeu te gjith e pritnin nje rezultat ndoshta ndoshta 4-0 apo 5-0 po ndodhi kejt e kunderta milani lujti shum mir e barazoi rezultatin e e kejt ne fund fitoj kejt pej qatyhit u kthy ne form mjaft te mir

    e njejta kang osht edhe tani milani nuk osht askund deri me tani po pse te mos ta mposht man utd e me pas ta eliminoj krejtsisht kur man utd nuk osht edhe aq ekip ma i mir se milani

    edhe pse ju thom qe ta shikoni se kurgju nuk dihet dej ne minutat e fundit ne ate ndeshje me gjith ate un them se milani do te kualifikohet tutje

  • roosoneri

    qysh spot vjen marre bre me lan titullin pse do ta mund manqa milanon se ti i sigurt qe ka me fitu manqa a,ehh bre qe lidhje skeni ju prej tutes pi folni kto fjal se e njihni milanon shum mir,veq shimi te marten
    forza milan

  • http://lajmesport.com enis rooney(MAN*UTD)

    e para hakmarrja tani tjera bravo lajmesport mat mirt jeni veq perpara manchaaaaaaa

  • http://lajmesport.com enis rooney(MAN*UTD)

    mfal ti burim po t.silva i lendun eshte edhe nuk lun ne dyshym edhe nesta

  • rimmy-terry@hotmail.com

    O Vullnet m.u.t.i skeni lee mee formacion 3 po me 1
    see ti me sigurii je naaj katunar e see ke paa lojen veq rezultatin more katunar

  • http://lajmesport.com toni-as.roma

    o ti kryesori i ksaj faqe mos fol palidhje qe eki ba kit sen kshtu se millano ka provoj ma shum se manqa mas apri se eka titullin 7 her e interi so kerka se ti si edon interin fol kshtu se qellsi esht favorit ndaj interit e milani esht favorit ndaj manqesterit se edhe ni dit eki ba ni statistik palidhje qishty

  • http://goal.com WR10

    ManU. ost 100% ma i mir se n’witin 2007.WR. Kamu hakmer mrena edhe jasht ka mija qii familjen kame shkatruu kqyreni njerz se kush osht MANCHESTER UNITED!!!!!!!!!!!

  • http://lajmesport eduart ameti llaca milan

    o manchester .utd do te kapitolon ndaj milanit si gjermania ne luften e II botrore

  • XONI-GASHI-FABREGAS—ARSENAL

    ani nesta po e lshojn kembet kur ti del ROONEY-it se ROONEY esht i pa ndalshum se bashku me copy pasti C.RONALDOS—–LUIS NANI
    FORZZAAAAAAA RONEY-MACHA CHAMPIONSSSSSSSSSS MA ZI SE ROMES KENA ME JA BOOOOOOOOOOOOOOOOOO OLEEEEEEEEEEEEEEEEE OLEEEEEEEEEE

  • Tili

    fiton united

  • /// besi man utd

    o nani kame dun diden skols berbatov roney. kameja gerdit milanit ligen e kampioneve… hahhahahah jasha manchester

  • http://lajmesport.com toni-as.roma

    milan-manqester 2-0 manqester -milan 1-0 ose
    mialn- manqester 1-0 manqester-milan 0-0

  • http://www.lajmesport.com Amir manchA

    un jam plotesisht i bidur qe kena me mposht milanon

  • http://www.lajmesport.com Tonyy

    e more shoku nese… nese…. ska nese ti e permende veq man utd e harrove krejte millanin thu se nuk egziston… ata nuk hajn bari po ti po hajshe. ndojm bast un edhe ti ne qka dush se kualifikohet milani………..

  • valoni

    o ma mir hiq mos udhtoni se milano ka me ju shkatrru krejt une jom tifoz i flakt i interit po ishalla fiton milano

  • niki-pato

    hahah po normal se ka me fitu MILANO

  • fatmir JUVENTUS

    Nuk e di ti qe e ki shkru kete analize qfar specialisti je veq po shihet qe po anon per Manqesterin. Kur don me e analizu nji loje duhet ne menyre reale e jo si tifoze ose qysh ki qef

  • remy

    mendimi im osht se mbetet me pa lojen ama se besoj se man utd shkon ma tutje se po lypet pervoja n champions e jo forma ni Pirlo Sedorf e Nesta ta nalin Man Utd ska nevoj ma shum e mos te flasim per Pato forcaa MILANOOOOOO Champions.
    Ta ka qpordh Realin e spo ta qpordh Man Utd AHhHAHAHHAHA MILANO 4 EVER

  • http://lajmesport.com Pato-R80-Adidayh

    Unë vë bast me secilin prej jush se ai do të shënoj gol në njërën prej dy sfidave me Milanin.

    Me ka 100 € lidhem une e ti qe rooney nuk shenon .

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito