Sulmeusi i Milanit ka bërë pohime të jashtëzakonshme sot paradite për agjencinë e lajmeve ANSA kur tha se Interi duhet të shikoj prapa shpinës sepse Milani po vjen, dhe kur tha se Balotelli është arsyeja pse do të shkonte ta shikont ndeshjen Inter vs Chelsea.
Milani është vetëm katër pikë larg Interit dhe për këtë Patito u shpreh:
“ Inter duhet të shikoj prapa shpinës…pasi që Milani po vjen.”
Interi mposhti të mërkurën 2-1 Chelsean në San Siro, dhe i pyetur se a do ta zëvëndësonte Serien A në mënyrë që Interit t’ia jap Ligën e Kampionëve, ai u shpreh:
“ JO, nuk do ta bëja. Unë shikoj vetveten. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe ti fitojmë ndeshjet.”
Më pas Pato lavdëroi Balotellin.
“ Ai është ekstraordiner. Unë do të shkoja ta shikoja ndeshjen Inter vs Chelsea për arsye se luan Mario Balotelli. Por ja që nuk shkova, sepse më pas gjithçka zmadhohet.”
Për citimet e sezonit të bëra nga Mourinho se Milani ka filluar një Calciopoli të ri Pato u shpreh:
“ Secili njeri e ka mënyrën e vet të të shprehurit.”
/LajmeSport.com
Tags: Balotelli, Inter, Milan, Pato, Serie A