Wednesday, February 8th, 2012

Parashikim: Milan – Manchester United

Published on February 15, 2010 by   ·  



Gjithçka është gati. Njëri prej dueleve më inkandeshent të vitit është pranë zhvillimit, dhe ne, sjellim në mënyrë ekskluzive konkluzat tona për këtë supersfidë.

Koha: E Martë, 16 Shkurt 2010, ora 20:45

Stadiumi: San Siro, Milano

O sot o kurrë… !

Milani është duke kaluar formë të dobët. Humbja nga Interi ka lënë njolla në klubin kuq e zi që ishte pa fitore katër ndeshje, por të premtën është kthyer normaliteti.

Normaliteti është kthyer dhe me rikthimin e dy Aleksandrinjve, Nestës dhe Patos, që këtë sezonë janë treguar mëse krucial në ndeshjet e rosonerëve.

Ndeshja e nesërme për Milanin nuk do të jetë ndeshja më e lehtë. Ashtu siç tha Leonardo “ Ky është testi më i rëndësishëm i sezonit.” ashtu dhe do të jetë.

Takimi me Udinesen ka nxjerrë në pah shumë aspektë të asaj që quhet Ronaldinho. Ky njeri tregoi abnormalitetin me ato tri asistime të cilat salduan gjuhën e shumë kritikëve, madje dhe timen.

Milani mund ta fitoj këtë sfidë në San Siro, e atë dhe do ta bëj. Gjithë çfarë u duhet rosonerëve është të lëshojnë himnin e Ligës së Kampionëve dhe të shikojnë nën këtë melodi ndeshjen me Real Madridin.

Milanin do ta drejtoj deri tek fitorja njeriu që e përmenda më lart, professor.doktor. De Assis Ronaldinho. Ndoshta nuk është futbollisti më i mirë në botë, por ende shihet dëshira e flaktë e tij për të lënë gjurmë tek kundërshtarët e tij, për të treguar se kush është. Vlera e Ronaldinhos do të tregohet nesër, por…nuk duhet të jemi dhe aq të sigurtë, pasi që duhet të kujtojmë Maiconin e Interit dhe ndeshjen e 24 Janarit…

Milan:

12 Shkurt: Milan – Udineze 3-2 ( Fitore )
7 Shkurt: Bologna – Milan 0-0 ( Barazim )
31 Janar Milan – Livorno 1-1 ( Barazim )
27 Janar Milan – Udineze 0-1 ( Humbje , kupa e italis )
25 Janar Inter – Milan 2-0 ( Humbje )

Boriello mungon sepse është i lënduar kurse Pato është rikthyer.
David Beckham është në dyshim për të hyrë në lojë pasi që në analizat tjera kam cekur se nën taktikën aktuale të Leonardos ai do të mund të dështonte me Pirlon. Pos kësaj, Leonardo ka ma shumë besim te Gatusso që është në gjendje edhe të vdes para një makinerie në mesfushë që ka United.

Thiago Silva 99.99% do ta luaj.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Dida, Abate, Nesta, Thiago Silva, Favalli; Gattuso, Ambrosini, Pirlo; Pato, Huntelaar, Ronaldinho

United Ronaldon e largon, por zakonin se harron !

Pas largimit të Ronaldos nga Manchester United shumë njerëz nga kjo bota e madhe e futobllit kanë menduar se Ferguson sdo të kishte se me kë ta zëvëndësonte.

Është pikërisht Ferguson që meriton çdo kompliment. Ka arritur të rifunksionalizoj një ekip që në fillim vuajti për gola, por që sot ka golashënuesin më të mirë.

United, sigurisht se nuk është ai ekip si në epokën Ronaldo, por ende e ka atë fuqi në Ligën e Kampionëve siç e ka patur dhe më herët. Këtu shtohet fakti se United ka marrur pjesë në dy finalet e fundit të kësaj gare.

Në Premier Ligë mos të flasim. Në fillim pati rënie skuadra e kuqe, por më vonë është stabilizuar dhe sot nuk njeh kundërshtar.

Shtylla e suksesit është trashëgimtari i Ronaldos, Rooney. Rooney ka 26 gola në të gjitha garat, 5 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Manchester United:

10 Shkurt Aston Villa – Man Utd 1-1 ( Barazim )
6 shkurt Man Utd – Portsmouth 5-0 ( Fitore )
31 Janar Arsenal – Man Utd 1-3 ( Fitore )
27 Janar Man Utd – Man City 3-2 ( Fitore )
23 Janar Man Utd – Hull City 4-0 ( Fitore )

Për në Milano nuk kanë udhëtuar Vidic, Giggs dhe Anderson. Vidic spekulohet të ketë patur acarrime me Fergusonin, kurse Giggs është i lënduar në krah. Anderon poashtu pati acarrime me Fergusonin.

Ferdinand dhe Nani janë të gatshëm pasi që suspendimet e tyre janë në rang vendor.

Formacioni i mundshëm (4-5-1): Van der Sar, Rafael, Broën, Ferdinand, Evra; Fletcher, Scholes, Nani, Carrick, Valencia; Rooney

Epilogu i takimit:

Kjo sfidë është e paparashikueshme. Sidoqoftë, unë me kolegun tim kam marrur guxim që të japim një prognozë tonën sado që të mos jetë diçka definitive.

Takimi do të jetë i ngurtë por me raste shënimi. Milani do të sulmoj që nga fillimi, por as kësaj nuk i dihet. Mund të ndodh që Leonardo të mashtrohet nga Ferguson siç u mashtrua nga Mourinho. Ky i fundit vendosi tetë mbrojtës dhe Milani u paralizua.

Ndihmesë nesër do të jenë Thiago Silva dhe Nesta. Nëse këta luajnë mirë atëherë Milani do të mposht Unitedin. Ronaldinho poashtu duhet të jetë në disponim së bashku me Pirlon.

United do të luaj me kundërsulme, por do të tentoj të bëj presing në mesfushë. Ferguson do të përpiqet të detyroj lojtarët e tij që të bëjnë presionin në mesfushë dhe të diktojnë tempon. Nëse kjo ndodh, United do ta fitoj këtë sfidë.

Ekzistojnë disa variante, por duke parë traditën e Milanit, formën e Ronaldinhos dhe tempullin gjigandë, pranë 85 mijë shikuesve, skalën e Milanos San Siro, mendimi ynë definitiv është se Milani do ta fitoj sfidën e parë në San Siro. Kjo nuk do të thotë se do të kualifikohet…

Parashikimi im: Milan 2-1 Manchester United

Parashikimi i Mentorit: Milan 1-0 Manchester United

Për analiza më të detajizuara kërkoni tek hapësira për kërkime mbrenda ueb faqes, apo dhe nëse ka ndokush ndonjë kërkesë të veçantë le ta bëj atë në hapsirën për komente.

Pyetja jonë është – Cili është parashikimi juaj ? Parashikimet e qëlluara do të përmenden në raportin që do të jetë menjëherë në kohë reale pas ndeshjes.

Natyrisht, falenderojmë të gjithë ata që i kontribuojnë rritjes tonë si brend, dhe para së gjithash, begatoni artikujt tanë, ju përkulemi…

Arnolld Korenica & Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com

Tags: , ,

  • Kushtrim Hahidema Liverpool

    Un mendoj se milano ka me fitu se manqa ska ma ekip milano do te fitoj ,ndersa ne ndeshjn tjeter lyon-real madrid lyoni do te fitoj pa dyshim e per arsenalin mos te flasim edh eper bajernin edhe pse arsenali e ka pak rrezik se porto osh kogja e fort ponejse

  • http://www.lajmesport.com L!!L! ArsenalGunners

    Milan-Maun Utd 2-0

  • http://telegrafi.com chelsea shampon

    Milan Vs Man Utd 3-0

  • http://urimi. urim

    2:3 per manchen ;)

  • bleon

    milan vs manchicter 2 me 1 milannnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn

  • http://lajmesport.com nori-arsenal

    un mendoj se kjo ndeshje do te pefundoj 2-0 ne favor te milanit

  • Roney Man.Utd

    kjo ndeshje do te perfundoj Milan 1-3 Man.Utd oSe Milan 0-2 Man.Utd

  • http://www.lajmesport.com Besi

    Milan 0 – 2 Manchester United

  • buli.tet

    Milan vs Man utd 2-0 ……………………………………………………………………………………………………

  • tina

    valla sipas mendimi tem milano nuk o kerka kohen e fundit humbja prej interit ka lan pasoja edhe pse ka tradit ne ligen e kampionve manq kohen e fundit esht tregu skuader e mir dhe per at arsye e faforizoj manqen kshtu qe ne dy takimet sipas meje do te dal fitus manqa ne sansiro rezultati 1-2 ndersa ne old traford 1-1 kshtu qe manqa do ta kaloj ket penges pa problem tung kaloni mir

  • http://www.lajmesport.com ronaldinho

    parashikimi im: Milan 2:2 man utd edhe pse jam adhurues i flakt i milanos mendoj qe kjo loj do te mbetet baraz.Por unë ende kam shumë shpëresa per ekipin tim te preferuar edhe lojtarin tim te preferuar dinhon

  • DrenicaK (Man UTD)

    0:2 e keni eee mos bani parashikime palidhje se milani me pleqq nuk mun fiton jjooo !

  • http://www.lajmesport.com Halim

    kjo ndeshje do te jet ne favor te united

    Ac Milan vs Manchester United
    0-2

    nje ekip qe njof une qe e shkatrroi arsenalin besoj qe edhe milanit do ti kcen ne san siro roney nje lojtar i veqant e sidomos luis nani qe do ta shkarron mesfushenedhe sulmin manchester united do te jet njera nder ekipet me te mira ne bote keshtu qe united sonte do tashktarron milanin shihemi ne ora 20: 45 qao qao mancheser united ,,,,…..

  • http://www.lajmesport.com Halim

    as milan 1-3 manchester united

    goal:
    pato rooney

    carrick

    nani

  • MeGGzo – Man UTD

    AC Milan Vs ManChester United 0-2

    GooLat: Wayne Rooney dhe Luis Nani..

  • diti

    milan-manqester 2:1

  • UNITED

    Milan 0-2 Manchester United

    man.utd do te fitoj se sbon :D :P ;)

  • PENA Chelsea

    Un po kom qef 2-0 po siq that edhe ju nese nuk lun Silva menoj qe 2-1 :D

  • http://lajmesport.com norbert

    milan 2 man und 0 milani ka me mposht milanon

  • http://emir bloni

    4.0 per manqesterin vallahin po siq that qe do te mungoj silva ateher behet 4.1

  • http://www.lajmesport.com MANAGER

    Parashikimi Ac.Milan 3:1 Manchester United

  • afrim neza

    parashikimi im.milani-manchester 2-0

  • http://lajmesport.com aLbiN’

    rezultati ka me kan 1:1 loja e par kurse e kthimit 3:0 ose 4:1 per Man UTd

  • /// besi man utd

    o milan priti tomahavkat e nato paktit prite ronaldon e dyt nanin.. o millan skime pas nevoj me sulmue se duhesh meu mbrojt. shko bre luj me arecon e tretes lig se na gerdite me ato loja qe pi luan. 0:4 mancha 1 nani, 2 runi, 1 berbatovi ne minuten e 88. tjeni te sigurt.

  • /// besi man utd

    o millan po cirihi tka mujt ne sansiro qka lip prej manqes apo don met marrue a..

  • http://lajmesport arddi corleone

    kJo ndeshJe kryheT 2-2 Moss FoLnii ju qe skeni lidhje duni me dit per qa po folni jome anu nga skuadra e zemrres !

  • lentti”milan

    3-0

  • http://www.lajmesport.com donnii

    Milan 0-2 Manchester United – do te hakmirret mancha sonteeee !!! :d Rooney tye te duhet hapesira me e vogel qe din ta shfrytzosh

  • http://www.lajmesport.com donnii

    THE RED DEVILLS ‘ MILAN MOS NA DILNI PERPARA

  • lavdo boss

    milan-man.utd 3-1

  • http://lajmesport.com manchester

    mancha champions

  • http://www.lajmesport.com rosoner

    Milan 3-2 Man Utd

  • argjendi

    parashikimi im si zakonisht asht 3-1per Milanon…………

  • Naimi

    Milan – Manchester …… 0 – 0 ose 1 – 1
    Sonte ne kete ndeshje nuk do te kete fitues

  • http://h butrinti

    ac milan vs man utd 3-1 lyon vs real 1-1 bayern vs fiorentina 5-0 porto vs arsenal 1-2 qito jan pareshikimet e mija ju pershendet krejt tifozat e bayernit butrinti nga skenderaj

  • http://www.lajmesport.com Barqa kampions

    edhe pse sjom me asnjonen une sipas mendimit tem

    Milan 0-2 Man.Utd kthimi Man.Utd 0-3 Milan

    Inter 1-2 Chelsea kthimi Chelsea 0-0 Inter

    e mos tfolim barqa me stuttgardin

    Stuttgard 0-4 BARQA kthimi BARQA 6-2 Stuttgard

    heheheh sipas mendimit tem mos um keqkuptoni

  • http://www.lajmesport.com/kryesoret/parashikim-milan-manchester-united/ livverpool tifo

    parashikimet :

    Milan-Man Utd 1:3 golat Pirlo.Rooney x2, Nani
    Lyon-Real M 2:2

  • labi man utd

    mendoj se do te jet barazim nuk e di se sa sa po….ndoshta 2:2

  • http://www.lajmesport.com juventini

    Milan-M.United 0-2———Rooneyyyyyyyyyyyyyyyyyy

  • http://pershendetje nkoll

    parashikimi nikit asht milani 2:0man utd

  • http://Acmilan4ever tushi

    sa per mendimin tem milano ka me fitu 2-0kunder man utd edhe nje gol ka me shenu patoooooooooooooooo i cili e meriton se usht ma i miri klm

  • lumi

    valla e kom jep parishikimin e sakt,e kom dit qe kome fitu mancha …

  • roni

    ku jon parashikimet e juaj mentore edhe ti arnolld 2-3 mancha championee

  • ROONEY

    JAV HONKSHA PARASHIKIMET E DOPTA QE I KINI .
    MAN UNITEDD VRASESI I MILANIT …..ROOONNEYYYYY

  • http://viti valdeti

    man utd 3-2milono

  • leonit

    o ka me ja qit timin manqesteri milanon

  • leonit

    hahaha man utd vs milan per mendimin tim manqesteri ka me fitu 100 1

    hahahahahahahaa

    tung tung bravo man utd

  • http://sd lindi

    ej a e din kush ka fitu a mangjesteri a milano

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito