Tuesday, May 22nd, 2012

Parashikim: Inter – Chelsea

Published on February 23, 2010 by   ·   92 Comments

Të mërkurën me fillim nga ora 20:45, në fushëbetejën gjigande të Giuseppe Meazzas, takohen dy skuadrat më të forta europiane, në duelin më inkandeshent të sezonit, Italia përballet me Anglinë, ose më mirë Interi pret Chelsean.

Koha: E Mërkurë, 24 Shkurt 2010, ora 20:45

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano

Inter

Skuadra Nerazzure ka dominuar, apo thënë më mirë ka shkatërruar gjithçka vitet e fundit në Serie A, por në Champions League demonstroi paraqitje katastrofale. Ata ndoshta kanë fituar Scudetton që pesë vite, por ata nuk e kanë kaluar fazën 1/16 për po aq vite.

Interi dalëngadalë po bjen nga froni edhe në Serie A, për shkak të një koalicioni të ashtuquajtur Anti – Inter në krye me Silvio Berlusconin. Këtë e dëshmon edhe deklarata e Leonards që thotë se e përkrah Chelsean. Ndonëse deklaratat nuk kanë rol në fushë, ato kanë rol në moralin e Interit.

Mos të harrojmë se Interi ka ‘’ inat ‘’ nga të dyja anët. Mourinho po sulmohet nga koalicioni Anti-Inter, dhe nga ana tjetër është shkarkuar nga Abramovich më 2007. Missioni i gjeniut të futbollit botëror do të jetë hakmarrja ndaj të dyja palëve. Interi do të mbroj nderin e vet, dhe jo të Series A. E gjithë kjo mund të ndikoj drejtpërsëdrejti në moralin e lojtarëve, për ti nxituar ata të tregojnë se kush janë në fushë.

Mjaft më me deklarata. Edhe pse Chelsea hyn si favorit i lehtë në këtë takim, nuk duhet harruar se Interi këtë sezonë nuk ka asnjë humbje në Giuseppe Meazza, dhe njëkohësisht Jose Mourinho nuk ka pësuar humbje si vendas në kampionate vendore që 8 vite.

Pse do të triumfoj Interi ? Inter do të triumfoj në garën më të madhe europiane për shkak të ndryshimit të strukturës. Ka super sulm, dhe një super mesfushor që quhet Sneijder. Chelsea ka pranuar 73% të golave nga ndërprerja dhe nuk ka nevojë të kujtohen goditjet e lira të Sneijderit, që shëndrohen në gola nga Pandev, Milito dhe nga një Eto’o tek i cili kthehem më vonë. Balotelli nuk duhet harruar, si një specialist nga harkimet. Nëse Inter dëshiron të mposht Chelsean nesër duhet të shpartallojë mbrojtjen e fortë të Chelseat.

Futbollisti kyçi i Interit në këtë takim do të jetë Samuel Eto’o. Eto’o ndoshta nuk është në formën jetësore, por ai ka përvojën jetësore. Eto’o fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, dhe morri pjesë në shumë takime ndaj Chelseat. Ai ka përvojën e duhur dhe instinktin e duhur për të dënuar Chelsean.


Forma e Interit

20 Shkurt v Sampdoria (Vendas) – 0-0 (Serie A)
14 Shkurtv Napoli (Mysafir) – 0-0 (Serie A)
10 Shkurt v Parma (Mysafir) – 1-1 (Serie A)
7 Shkurt v Cagliari (Vendas) – 3-0 (Serie A)
3 Shkurt v Fiorentina (Vendas) – 1-0 (Coppa Italia)

Christian Chivu është jashtë aksionit deri në Mars, kurse Marco Materazzi dhe Davide Santon janë të dyshimtë. Mario Balotelli do të kthehet në kërkim të një vendi në formacion të Interit. Julio Cesar që pësoi të dielën aksident pranë San Siros, mësohet se nuk ka marrur lëndime serioze, por ende mbetet i dyshimtë për sfidën.

Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Muntari, Thiago Motta; Sneijder; Eto’o, Milito

Chelsea


Chelsea ndoshta me traditë është skuadër e re në Ligën e Kampionëve, por në mileniumin e ri, skuadra blu ka dështuar të hyjë në gjysmëfinale vetëm një herë në gjashtë vitet e fundit.

Sezonin e kaluar Chlesea shkoi në gjysmëfinale, ku padrejtësisht u eliminua pothuajse vet nga gjyqtari më i kritikuar i kohës Tom Henning Ovrebo.

Chelsea po kalon formë tmerrësisht të mirë në Premier Ligë. Me katër pikë larg liderit Manchester United, me 22 gola të pranuar nga 27 ndeshje në PL, dhe me katër gola të pranuar në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, Chelsea është njëra ndër skuadrat më të forta në Europë.

Sidoqoftë, Chelsea nuk është përballur me konkurentë të fortë në Ligën e Kampionëve, kurse Interi kishte punë me një Barcelonë që po shkelte çdo gjë atëkohë. Kjo mund të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes.
Ancelotti di gjithçka për Interin por jo si Mourinho për Chelsaen. Ancelotti e njeh mjaft mirë futbollin Italian sidomos atë të Interit pas 8 vitesh qëndrim te Milani.

Rreziku permanent për Interin është sulmuesi më në formë fizikisht aktualisht Didier Drogba. Droba është shkatërrues në mbrojtjet kundërshtare. Drogba është i fortë nga distanca por do të ketë punë me një Julio Cesar që është pa kurfarë dyshimi portieri më i mirë në botë.

Forma e Chelseat

20 Shkurt v Wolverhampton (Mysafir) – 0-2 (Premier League)
13 Shkurt v Cardiff City (Vendas) – 4-1 (FA Cup)
10 Shkurt v Everton (Mysafir) – 2-1 (Premier League)
7 Shkurt v Arsenal (Vendas) – 2-0 (Premier League)
2 Shkurt v Hull City (Mysafir) – 1-1 (Premier League)

Alex dhe Belleti kthehen për sfidën ndaj Interit. Essien, Bosingva dhe Ashley Cole mungojnë ashtu si Yuri Zhirkov. Deco nuk do të luaj, kurse Lampard është i gatshëm për sfidën.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Cech; Belletti, Terry, Carvalho, Ivanovic; Mikel, Ballack, Cole; Lampard, Drogba, Anelka.

Epilogu

Kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë me vetë faktin se Interi është i pamposhtshëm në shtëpi, dhe Chelseat do ti duhet një paraqitje fantastike në këtë sfidë, për të mposhtur një Inter kolosal në shtëpi. Ancelotti do të duhet të ketë kujdes nga Mourinho, pasi që ky i fundit mund të ja punoj një grackë italianit sikurse Leonardos, me taktikë defanzivo-ofanzive.

Një gjë është e sigurtë. Ose nuk do të kemi fare gola, ose do të kemi shumë. Nëse ndodhë një hapje në fillim të takimit do të presim një sfidë të zjarrtë. Sidoqoftë, sfida do të jetë e zjarrtë, dhe me rëndësi të madhe, si nga ana e nderit, ashtu dhe nga ana e triumfit.

Parshikimi im: Inter 2-0 Chelsea

Parashikimi i Safirit: Inter 2-1 Chelsea

Parashikimi i Mentorit: Inter 1-2 Chelsea

Çfarë mendoni për parashikimet tona? A do të përfundoj sfida sipas parashikimeve? Shkruani parashikimet tuaja, pasi që në debatin që organizohet pas ndeshjes Inter vs Chelsea do të përmenden vizitorët që e kanë parashikuar saktë këtë sfidë…

Arnolld Korenica & Safir Metbala, LajmeSport.com

Analizat e zgjeruara rreth Inter – Chelsea:

CL Debat: 5 Arsye pse Inter do ta mposht Chelsean

CL Debat: 5 Arsye pse Chelsea do ta mposht Interin

Tags: , ,

  • http://www.lajmesport.com Arlind

    ahha jo be Inter 1-0 Chelsea.

  • http://www.lajmesport.com arlind

    haha jo be Inter 1- 0 Chelsea.

  • PENA Chelsea

    Kuu po shum t skat jeni bre en 5 tha edhe en 5 dul fill :D

    Btw. Shum ndeshje e fshtir mu parashiku po menoj qe 1-1

  • shkëlqimF. inter

    hahaha:P shum lajme tmira hallall ju koft mat mirt jeni lajmesport.com :P <3

    MOURINHO trajneri me i fort n bot ska humb qe 8 vjet e ancheloti po don me mujt ska shans:P<3
    parashikimi im : INTER vs CHELSA 3-1

  • Ballack

    Parashikimi i putlijes asht 2 me 0

  • Ballack

    gabim trashanik
    me falni go chelsi yuar dhe best parashikimi im asht x

  • INTERISTI Nr…….1

    INTER 2 0 chelsea ky do te jet rezultati i ndeshjes se par go go go INTER champion

  • http://lajmsport milan

    uin jam fans i chelses po ne kesi loj qe jan kaq te mdha veshtir asht te parashikon kur e ki parasysh ni chels dhe ni inter kaq te fort asht ndeshje shum e fort po pajtona edhe un me mentorin nasht 1 me 2b perfundon me duket rezultat ma terheqes po edhe niher po tham qe jan dy super fuqi qe kan mu taku.dhe dy strateg te mdhaj qe kan fitu shum ne te kaluren

  • http://www.bashkohu.org Isa

    Me vjen keq qe ju a them por shpesh beni deklarata palidhje pasi nuk jeni akoma te kualifikuar per te bere parashikime dhe keni thene p.sh julio cesar portieri me i mire ne bote apo do fitoj interi dhe mos thoni qe anceloti duhet te ket kujdes pasi sdo jeni ju ata qe do drejtoni chelsean pasi anceloti ka pervoje te madhe ne ate fushe nuk eshte trajner me 6 muaj eksperience.

    Mendimi im eshte se kjo ndeshje eshte e paparashikueshme pasi dhe Murinho eshte nje trajner i madh poashtu ka dhe skuader te mire ne dispozicion qe te njejtat gjera ka dhe chelsea.Kjo ndeshje do vendoset nga ndonje gabim eventual i ndonjehers nga skuadrat apo i gjygjtarit…

    Besoj qe do te dalin me nje rezltat te barabarte…

  • betush

    PARASHIKIMI: INTER-CHELSEA 1:2

  • armir chelsea

    parashikimi im eshte 1:0 ose 1:1

  • gazmenad-www.sportiekipor.webs.com

    Inter Vs Chelsea 1-1

  • Kujta-Fc.inter

    PArashikimi i Jemi Inter 2:0 chelsea

  • http://jon chelsea

    ..inter 1 chelsea 3

  • dardan

    parishikim x

  • haris inter vuqiterna

    hahahah mentor e ke dhi ,.ma i mir esht e para por ska me dal as ashtu por 3 – 0

  • haris inter vuqiterna

    eeeeeeeee inter fiton 3-0 ska fjal

  • armir chelsea

    o shkelqim murinjo nuk ka hup qe 8 vjet si vendas, por champions nuk ka si vendas, anceloti nuk po lyp me fitu po me nxer nje rezultat te mire, e ne ndeshjen kthyese me fitu ndoshta mos e keqkuptu pak

  • lampard-labinot

    ska shanc inter me mujte chelsean inter-chelsea 2-3

  • hala madrid

    rezultati perfundimtar ka me qen 0-0

  • Tonni Chelsea

    Inter 0:1 Ose 1:2 Kryesore Qe Ka me Mujt Chelsea

  • naim-real madrid

    parashikimi jem 0-0 ose 1-1 edhe o arnolld qe saher po te them qe nr 1 prej portjerave nuk ohst cezari po kasilasi edhe jo per mu po e kan zgjedh qetash doren ne zemer pranoje qyy :D :P

  • dennis//chelsea

    hahah I jemi edhe i kreit botes inter 0-2 chelsea

    + po harroni chelsea SE ka Essienin,Ashly Cole,Yuri Zhirkov

  • http://lajmesport.com Red Devils and Los blancos

    parashikimi i 1 ko me dall inter 2-0 chelsea

  • armend_interisti

    pajtohem me at parashikimin e par inter-chelzi 2-0

    forzaaaaaaaaaa interrrrrrrrrrr

  • http://www.mega-lisi.com Don AlCa

    Une mendoj se ky superduel do te perfundoj ne te mir te Interit, pa dyshim Interi nuk eshte treguar i fort ne Ligen e Kampionve por mos te harrojm se Interi eshte njender skuadrat me te forta sot ne histori te futbollit. Parashikimi im 2-0 ose 3-1 per Interin.. Io Sono Interista – Forzza Inter

  • c.ronaldo

    parashikimi im 0-0

  • Selammi

    Jom i sigurt qe ka me dal 0-0 :)

  • erlidn

    kjo looj kryhet inter 1 chelsea 1 ;)

  • Mergimi

    Interi vs Chelsea 3-3 perfundon

  • http://kosova DROGBA

    mos leni comente palidhjee mos endrroni shum Chelsea ka me ju poshtt we arreee championss…..

  • valteri inter

    parashikimi im 2-0 per interin

  • valteri inter

    nje gol e jep snejder dhe E’too….

  • http://rooney man utd

    inter 2 chelsea 2

  • Chelsea26

    PARASHIKIMI ……. INTER 2-2 CHELSEA

  • genti

    3-1

  • http://www.lajmesport.com amuri

    Parshikimi im: Inter 0 – 0 Chelsea

  • http://telegrafi.com dardi tba vitia

    inter 2-2 chelsa dardan vitia

  • ribery

    kjo loj ja kryhet 1-0 ja 2-1

  • valmir.bakiu

    une mendoj qe fiton chelsea 1-2 ose 1-1

  • MAN UTD FAN

    PARASHIKIMI IM: INTER 2 – 0

  • labi man utd

    mu po ma merr menja qajo 1-2 per chelsean po edhe 0-2 munet amo Interi kurr nuk besoj qe fiton se nuk mendoj qe e ka koncentrimin e duhur mas gjith ktyne skandaleve e fajet i ka mourinjo

  • http://www.lajmesport.com alban

    ky takim sipas menimit tem ka mu kan INTER 1:1 CHELSEA ose IANTER 2:1 CHELSEA

  • http://www.lajmesport.com milannn ( chelsea)

    o arnolld ajo dihet qe ti fill parashikimin tone ki me fitu interi po sju ka kakit dhomi me fitu kena mju shkoq mrena e jasht bre papak!

  • blend

    parashikimi……….INTER 1-2 CHELSEA

  • afrim neza

    parashikimi im.inter-chelsi 1-1

  • Cann.1 – Fc Inter

    Sipas meje ndeshja do te perfundoj me rezultat te till Inter vs Chelsea 3-2

  • beki

    inter vs chelsea 2 me2

  • RED ` Devills

    Inter 3-1 Chelsea

    eto`o ivanovic
    eto`o
    lucio

  • shqipi

    inter 3-2 chelsea

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements