Thursday, May 24th, 2012

Parashikim: Inter – Chelsea

Published on February 23, 2010 by   ·   92 Comments

Të mërkurën me fillim nga ora 20:45, në fushëbetejën gjigande të Giuseppe Meazzas, takohen dy skuadrat më të forta europiane, në duelin më inkandeshent të sezonit, Italia përballet me Anglinë, ose më mirë Interi pret Chelsean.

Koha: E Mërkurë, 24 Shkurt 2010, ora 20:45

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano

Inter

Skuadra Nerazzure ka dominuar, apo thënë më mirë ka shkatërruar gjithçka vitet e fundit në Serie A, por në Champions League demonstroi paraqitje katastrofale. Ata ndoshta kanë fituar Scudetton që pesë vite, por ata nuk e kanë kaluar fazën 1/16 për po aq vite.

Interi dalëngadalë po bjen nga froni edhe në Serie A, për shkak të një koalicioni të ashtuquajtur Anti – Inter në krye me Silvio Berlusconin. Këtë e dëshmon edhe deklarata e Leonards që thotë se e përkrah Chelsean. Ndonëse deklaratat nuk kanë rol në fushë, ato kanë rol në moralin e Interit.

Mos të harrojmë se Interi ka ‘’ inat ‘’ nga të dyja anët. Mourinho po sulmohet nga koalicioni Anti-Inter, dhe nga ana tjetër është shkarkuar nga Abramovich më 2007. Missioni i gjeniut të futbollit botëror do të jetë hakmarrja ndaj të dyja palëve. Interi do të mbroj nderin e vet, dhe jo të Series A. E gjithë kjo mund të ndikoj drejtpërsëdrejti në moralin e lojtarëve, për ti nxituar ata të tregojnë se kush janë në fushë.

Mjaft më me deklarata. Edhe pse Chelsea hyn si favorit i lehtë në këtë takim, nuk duhet harruar se Interi këtë sezonë nuk ka asnjë humbje në Giuseppe Meazza, dhe njëkohësisht Jose Mourinho nuk ka pësuar humbje si vendas në kampionate vendore që 8 vite.

Pse do të triumfoj Interi ? Inter do të triumfoj në garën më të madhe europiane për shkak të ndryshimit të strukturës. Ka super sulm, dhe një super mesfushor që quhet Sneijder. Chelsea ka pranuar 73% të golave nga ndërprerja dhe nuk ka nevojë të kujtohen goditjet e lira të Sneijderit, që shëndrohen në gola nga Pandev, Milito dhe nga një Eto’o tek i cili kthehem më vonë. Balotelli nuk duhet harruar, si një specialist nga harkimet. Nëse Inter dëshiron të mposht Chelsean nesër duhet të shpartallojë mbrojtjen e fortë të Chelseat.

Futbollisti kyçi i Interit në këtë takim do të jetë Samuel Eto’o. Eto’o ndoshta nuk është në formën jetësore, por ai ka përvojën jetësore. Eto’o fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, dhe morri pjesë në shumë takime ndaj Chelseat. Ai ka përvojën e duhur dhe instinktin e duhur për të dënuar Chelsean.


Forma e Interit

20 Shkurt v Sampdoria (Vendas) – 0-0 (Serie A)
14 Shkurtv Napoli (Mysafir) – 0-0 (Serie A)
10 Shkurt v Parma (Mysafir) – 1-1 (Serie A)
7 Shkurt v Cagliari (Vendas) – 3-0 (Serie A)
3 Shkurt v Fiorentina (Vendas) – 1-0 (Coppa Italia)

Christian Chivu është jashtë aksionit deri në Mars, kurse Marco Materazzi dhe Davide Santon janë të dyshimtë. Mario Balotelli do të kthehet në kërkim të një vendi në formacion të Interit. Julio Cesar që pësoi të dielën aksident pranë San Siros, mësohet se nuk ka marrur lëndime serioze, por ende mbetet i dyshimtë për sfidën.

Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Muntari, Thiago Motta; Sneijder; Eto’o, Milito

Chelsea


Chelsea ndoshta me traditë është skuadër e re në Ligën e Kampionëve, por në mileniumin e ri, skuadra blu ka dështuar të hyjë në gjysmëfinale vetëm një herë në gjashtë vitet e fundit.

Sezonin e kaluar Chlesea shkoi në gjysmëfinale, ku padrejtësisht u eliminua pothuajse vet nga gjyqtari më i kritikuar i kohës Tom Henning Ovrebo.

Chelsea po kalon formë tmerrësisht të mirë në Premier Ligë. Me katër pikë larg liderit Manchester United, me 22 gola të pranuar nga 27 ndeshje në PL, dhe me katër gola të pranuar në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, Chelsea është njëra ndër skuadrat më të forta në Europë.

Sidoqoftë, Chelsea nuk është përballur me konkurentë të fortë në Ligën e Kampionëve, kurse Interi kishte punë me një Barcelonë që po shkelte çdo gjë atëkohë. Kjo mund të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes.
Ancelotti di gjithçka për Interin por jo si Mourinho për Chelsaen. Ancelotti e njeh mjaft mirë futbollin Italian sidomos atë të Interit pas 8 vitesh qëndrim te Milani.

Rreziku permanent për Interin është sulmuesi më në formë fizikisht aktualisht Didier Drogba. Droba është shkatërrues në mbrojtjet kundërshtare. Drogba është i fortë nga distanca por do të ketë punë me një Julio Cesar që është pa kurfarë dyshimi portieri më i mirë në botë.

Forma e Chelseat

20 Shkurt v Wolverhampton (Mysafir) – 0-2 (Premier League)
13 Shkurt v Cardiff City (Vendas) – 4-1 (FA Cup)
10 Shkurt v Everton (Mysafir) – 2-1 (Premier League)
7 Shkurt v Arsenal (Vendas) – 2-0 (Premier League)
2 Shkurt v Hull City (Mysafir) – 1-1 (Premier League)

Alex dhe Belleti kthehen për sfidën ndaj Interit. Essien, Bosingva dhe Ashley Cole mungojnë ashtu si Yuri Zhirkov. Deco nuk do të luaj, kurse Lampard është i gatshëm për sfidën.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Cech; Belletti, Terry, Carvalho, Ivanovic; Mikel, Ballack, Cole; Lampard, Drogba, Anelka.

Epilogu

Kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë me vetë faktin se Interi është i pamposhtshëm në shtëpi, dhe Chelseat do ti duhet një paraqitje fantastike në këtë sfidë, për të mposhtur një Inter kolosal në shtëpi. Ancelotti do të duhet të ketë kujdes nga Mourinho, pasi që ky i fundit mund të ja punoj një grackë italianit sikurse Leonardos, me taktikë defanzivo-ofanzive.

Një gjë është e sigurtë. Ose nuk do të kemi fare gola, ose do të kemi shumë. Nëse ndodhë një hapje në fillim të takimit do të presim një sfidë të zjarrtë. Sidoqoftë, sfida do të jetë e zjarrtë, dhe me rëndësi të madhe, si nga ana e nderit, ashtu dhe nga ana e triumfit.

Parshikimi im: Inter 2-0 Chelsea

Parashikimi i Safirit: Inter 2-1 Chelsea

Parashikimi i Mentorit: Inter 1-2 Chelsea

Çfarë mendoni për parashikimet tona? A do të përfundoj sfida sipas parashikimeve? Shkruani parashikimet tuaja, pasi që në debatin që organizohet pas ndeshjes Inter vs Chelsea do të përmenden vizitorët që e kanë parashikuar saktë këtë sfidë…

Arnolld Korenica & Safir Metbala, LajmeSport.com

Analizat e zgjeruara rreth Inter – Chelsea:

CL Debat: 5 Arsye pse Inter do ta mposht Chelsean

CL Debat: 5 Arsye pse Chelsea do ta mposht Interin

Tags: , ,

  • shqipi

    edhe sneijder ka me shenu 1 eurogolllllllllll?nashta

  • lumi Bayern 1.

    parashikim im eshte 1:3 ose 2:3

  • mendy-real madrid

    rezultati perfundimtar ko me qen 0-0 keshtu ma merr mendja muaaaaaa klm

  • lanti sneijder

    mentor je i perjashtuar nga stafi i lajmesport.com per shkak se spom pelqen parashikimi yt

    por inter do te fitoj

  • lanti sneijder

    do ti kisha lut tifozt e chelseat me msu me shkrujt anglish okej go chelsi ju ar best :@:@:@:hhahaha

  • mili

    Inter 3-0 Chelsea

  • Lindi Black & Blue

    2-0 fitojin interistat se jemi thjesht ma t fortit

  • Kaka-Ramos

    Drogba është i fortë nga distanca por do të ketë punë me një Julio Cesar që është pa kurfarë dyshimi portieri më i mirë në botë.
    hahahaahaha um ke shti me kesh me qeket fjali po cfar ma i miri ne bot bre mos ja rrasni palidhje pash Allahin edhe ju

  • xaja

    inter 0 chelsea 2

  • http://www.telegrafi.com XONI INTER MAN..UTD

    INTER 2 VS 0 CHELSEA

  • fidan

    inter 0 chelsea 1

  • http://www.lajmesport.com chelsea-1

    inter 1 : 3 chelsea i bindur

  • Messi nr 1

    INteri ka me mujt qellsin me rezultat 2 – 1 studenqanalija e thot ket barcelona e mun me 6 lojtar mu kan a interi e mun kta e sos

  • http://tungi Arton Fabregas

    INTER 3-1 CHELSEA

  • http://www.lajmespot.com Driton

    INTER vs CHELSEA —– 1:2 — ose —- 0:2

  • Redon

    o ti Kaka-Ramos

    krejt let thojn qi casilias o ma i mir kejt let thojn , nashta aj portjer o ne top 3 mat mirt ne bot veq nuk o nivelin e Cesarit , se sdin me mbrojt casilliasi far golle e hanger ch lig cncnncnc

  • CrysTaaL.!

    Parashikiimi im esht : Inter 3 : 1 Chelsea ..!!

  • http://sport black-angel

    pararashikimi im eshte te fitoj interi……2-1!!!!!!

  • Interrrr

    INTER-CHELSEA 0-0

  • http://www.lajmesport.com valmiri

    inter 0 0 chelsea

  • http:/lajmesport.com pimi A.C.MILAN

    sipas parashikimit tim chellsi ka me fitu me rezultat 1-2

  • http:/lajmesport.com pimi A.C.MILAN

    edhe ju tifozt e milanit mos u tutni se milani ka me mujt ne ndeshjen e kthimit manund mos u tutni dinjo pato boriello
    edhe ne serie a ka me mar scudeton

  • http:/lajmesport.com pimi A.C.MILAN

    man und milan 1-3

    boriello 0-1
    pato 0-2
    berbatov 1-2
    inzagi 1-3 90+3min

  • http://www.lajmesport.com Inter

    Shneider spec per chelsean

  • http://www.lajmesport.com RMCF

    hahuah

  • http://lajmetsport.com manu

    INTER 4:1 CHELSEA

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    INTER 2 – 2 CHELSEA
    “qi po thoni Italia vs Anglia,hiq nuk duhet me than se interi se ci a i ka 4 lojtar italian ne skuader

  • http://urimi. urim

    INTER – chelsea 2 : 0

  • Donzy

    1-2 :D

  • fano.LIVERPOOL

    I Nderuari Durim Raci.

    Nuk jemi profesionist, dhe as zotera qe te parashikojme rezultatet. Ndeshja analizohet nga kende te ndryshme dhe jipen konkluzat perfundimtare. Nuk eshte e vertete qe favorizojme ndonje ekip apo diqka tjeter ne baze te preferncave personale. Shikohen te gjitha aspektet.

    Nese nje Goal.com, qe eshte gjigand i lajmeve merr te drejten te thote se eshte duel Itali vs Angli, apo dhe te thote diqka te atille atehere nuk kemi se qka te bisedojme me teper. Nese ne nuk jemi profesionist, nuk do te na kishin punesuar ketu. Fillestar quhen njerez te kalibrit tend te cilat kane tendenca personale ndaj dikujt tjeter. Nuk mund ti thuash fillestar njeriut qe merret tere jeten me futboll dhe qe e njeh si duart e vet.

    Po kthehem te qeshtja Cesar. Julio Cesar shikoje si te duash edhe pse jo zyrtarisht eshte portieri me i mire ne bote. Nese do mund te te ofroj dhe fakte, per gjerat qe i elaborova me larte.

    As ne dhe as eksperti me i madh i futbollit nuk mund ta parashikoj kete super sfide. Eshte thjeshte nje prognoze e cila bazohet ne fakte, fakte te cilat mund te jene te pavlefshme ne kete takim.

    Per çdo pyetje, sygjerim ose kritike je i hapur…

    Me Respekt

    Arnolld Korenica, Kryeredaktor i LajmeSport.com

    Nuk mundeni me perdor si Angli Chelsean , e as si Itali Interin , Chelsea identifikohet me ngjyrat dhe lojtaret e vet e jo me ngjyra te kombtares angleze , nese eshte anglez nuk do te thote qe eshte Angli .
    Po ashtu edhe per Interin , Interi eshte ndoshta skuadra me e mire italiane per momentin por nuk mund te thuhet assesi Italia ,
    Nuk e di une ku e merrni te drejten per parashikime kaq delikate apo ndoshta jeni thjesht disa fillestare qe e kan hapur nje web faqe dhe te cilet nuk kane dijen per lojen magjike .
    Nuk deshiroje t`ju ofendoje nga ana personale as nga ajo profesionale , por nje gje eshte e sigurt , ju nuk keni kurrfare te drejta te perdorni emrin e nje webfaqe per te proklamuar ide personale dhe qe nderlidhen me deshirat dhe preferencat personale ,
    Nuk mund te thuhet assesi qe Julio Cezar eshte portjeri me i mire ne bote , as nuk mund te thuhet qe Drogba eshte i pandalshem , ju vetem po shkruani dhe asgje nuk po konkludoni ne fakt , ju mund te konkludoni por jo gjera te verteta , por sipas shijes dhe preferencave personale te jauaj.
    Nuk mund te thuani qe sigurt do te perfundon 0-0 ose do te kete shume gola ,
    se pari futbollin duhet ta kuptoni dhe mesoni e me pastaj te beheni analist te tij ,
    Analiza behet ne menyre profesionale dhe te pa anshme , dhe jo siq po beni ju ,

    hajt me t mira !

  • byfiso

    Te dy ekipet jan te mira , mirpo njera ekip do te triumfoj .
    Sipas meje FC. Chelsea do ta mposht Interin per arsye se , lojtaret e Chelseat jan te pergaditur fizikisht ( vrapojn shum deri ne minutat e fundit ) , kan nje trejner mjaft me pervoj , sa qe me milanin dihet sa her eshte ber kampiion.

    CHelsea WIn

  • Bianconer

    tuu i paa deshtimet e shkive[interit] ma merr mendja qe ka me pesu disfatt se ashtu kshtu interi nuk u msuu me shku ma shum se 1/16 kto po e verteton edhe koha edhe faktet kshtu qe 1-2 Chelesa ose 0-3 …. {} gjthashtu chelsea osht nje nder favoritet per te marr trofeun qe asnjeher nuk e ka ngrit kshtu qe sivjet e ka marr seriozisht punenn me gjithh mundin e trajnerit Chelseaa osht fitueSE …?

  • http://urimi. uran

    3-1 per interin

  • http://facebook roalndvrapi@yahoo.com

    inter 2-1 chelsea

  • bali

    un mendoj qe baraz pa gola se chelsea nuk ka me sulmu shum ka me lujt ma shum ne mes fush edhe mbrojtje kshtu qe 0 me 0 sfida

  • Diti(CHELSEA)

    INTER versurs CHELSEA 0:3

  • Diti(CHELSEA)

    Fiorentina – Bayern Munchen 1-4

    Manchester United – Milan 3-5
    Rezultatet Perfundimtare Te Disa Nga
    Sttutgard – Barcelona 2-1
    Ndeshjeve Kreyesore Te Liges se Kappioneve
    Arsenal – Porto 3-2
    (Champions Leauge)
    Inter – Chelsea 0-5

  • fano.LIVERPOOL

    Nuk po thot askush qe te jesh Zot , apo te ja qellosh rezultatin , por parashikimin duhet bere ne menyren me t mire , siq eshte realiteti e jo si deshironi ju
    Nuk e pata fjalen une asgje per goal.com , eshte fakt qe goal.com shkruan per ndeshjet futbollistike qe jane cdo jave neper liga europiane dhe boterore , por ne goal.com nuk mund te gjesh nje artikull qe i mbilverson aftesit e nje lojtari dhe flet per te se eshte ma i miri edhe nese s`eshte , Julio Cezar mund te jete portjeri me i mire ne bote , por nuk eshte zyrtarisht , prandaj nuk lejohet assesi te perdoret si portjeri me i mire ne bote , ne kete parashikim te nje ndeshje te madhe .
    Nuk mund te thuhet Angli e Itali , goal.com thote por jo ne ato permasa siq thoni ju dhe me pretendime sikur te ishte pikrtisht kombtarja Angleze , “, Italia përballet me Anglinë,” kjo eshte rrepsisht e ndaluar , mund te thuash skuadra me e mire anglez kunder asaj italiane , por jo itali vs angli ,
    e sajperket asaj qe une ju sulmos ne baza personale , ateher jeni me te vertete gabime pasi qe une as nuk ju njoh juve personalisht , por vetem hyra qe te shoh se qfar shkrimi ishte dhe disi me pengonte dicka kur i lexova disa fjale ketu , siq kam pare edhe me heret ne debatet tjera ,

    Nuk jemi profesionist, dhe as zotera qe te parashikojme rezultatet. Ndeshja analizohet nga kende te ndryshme dhe jipen konkluzat perfundimtare. Nuk eshte e vertete qe favorizojme ndonje ekip apo diqka tjeter ne baze te preferncave personale. Shikohen te gjitha aspektet.

    Nese nje Goal.com, qe eshte gjigand i lajmeve merr te drejten te thote se eshte duel Itali vs Angli, apo dhe te thote diqka te atille atehere nuk kemi se qka te bisedojme me teper. Nese ne nuk jemi profesionist, nuk do te na kishin punesuar ketu. Fillestar quhen njerez te kalibrit tend te cilat kane tendenca personale ndaj dikujt tjeter. Nuk mund ti thuash fillestar njeriut qe merret tere jeten me futboll dhe qe e njeh si duart e vet.

    Po kthehem te qeshtja Cesar. Julio Cesar shikoje si te duash edhe pse jo zyrtarisht eshte portieri me i mire ne bote. Nese do mund te te ofroj dhe fakte, per gjerat qe i elaborova me larte.

    As ne dhe as eksperti me i madh i futbollit nuk mund ta parashikoj kete super sfide. Eshte thjeshte nje prognoze e cila bazohet ne fakte, fakte te cilat mund te jene te pavlefshme ne kete takim.

    Per çdo pyetje, sygjerim ose kritike je i hapur…

    Me Respekt

    Arnolld Korenica, Kryeredaktor i LajmeSport.com

  • http://www.acmilan-news.com Zgjimilanisti

    0-2 per Chelseaannn

  • http://www.lajmesport.com Beesi

    inter 2:2 chelsea ose inter 1:2 chelsea

  • http://www.multimedia-ks.net Benixi

    Toliiiiiii pak ke parishiku keq hahah bravo STAFFI :D :D

  • http://www.lajmesport.com beesi

    inter 2:1 chelsea d.milito cambiaso kalou ky osht parashikimi im

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements