Jose Mourinho ka qeshur me pohimet se ai është pranë kalimit në Real Madrid, duke përshkruar spekulimet e mediave spanjolle si jo të sinqerta.
“ Ka gazeta që janë të pa sinqerta dhe shpikin lajme – unë nuk jam pjesë e kësaj loje.”
“ Jan dy gjëra që njerëzit vështirë i kuptojnë, njëra pse flas gjithmonë në konferenca për shtyp, dhe tjetra, kurrë nuk shkoj nëpër emisione televizive.”
“ Nuk ja kam ndaluar vetes të flas, por nuk më pëlqen.”
Interi pret Chelsean në super duelin e këtij sezoni, kur gjigantët takohen në San Siro dhe Mourinho si zakonisht me figurat e tij letrare godet kundërshtarin.
“ Unë e di se të gjithë në Angli presin të them diçka për Chelsean por duhet të presin deri në konferencën për shtyp. Atëherë do të flas për këtë çështje.”
“ Tani për tani unë do të flas për Sampdorian.”
“ Sampdoria është në formë të mirë dhe ata vijnë nga një seri prej katër fitore radhazi. Motivimi i tyre do të jetë i lartë ndaj nesh dhe kështu duhet të jemi të kujdesshëm.”
Mourinho nuk la pa e sulmuar edhe presidentin e Napolit Aurelio de Laurentis që tha se Mourinhon nuk do të donte ta kishte kurrë në stolin e Napolit.
“ De Laurentiis? Ai nuk do të mund të më paguante.” Përfundoi Mourinho.
/LajmeSport.com
Tags: Inter, Mourinho, Real madrid, Serie A