Bossi i Interit Massimo Moratti ka lancuar një lavdatë speciale për trajnerin e skuadrës së tij Jose Mourinho gjatë një takimi me tifozët më të flaktë të klubit.
“ Unë ju premtoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm në Serie A dhe shpresoj se të njëjtën gjë do ta bëjmë dhe në rang ndërkombëtar.”
“ Unë kam respekt të madh për lojtarët dhe trajnerin që kanë treguar qëndrueshmëri falë karakterit dhe profesionalizimit të tyre.”
“ Unë e shoh atë te trajneri dhe te veteranët, por edhe tek të rinjtë. Dhe të gjithë menaxhohen nga një njeri, Jose Mourinho, që përkujdeset për këtë mprehtësi dhe profesionalizëm.”
“ Trajneri ynë është një profesionist i vërtetë. Arsyeja pse më pëlqen është përkushtimi i vazhdueshëm. Ai vërtetë punon shumë. Është fantastike. Ai kurrë nuk i humb shenjat e objektivave. Çfarë Mourinho bën është vërtetë me rëndësi për ne për të fituar qëndrueshmëri. Ky është sekreti ynë.”
Inter luan sot ndaj Cagliarit me fillim nga ora 15:00
/LajmeSport.com
Tags: Inter, moratti, Mourinho
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984