Thursday, May 24th, 2012

Milan vs United – Historia

Published on February 15, 2010 by   ·   18 Comments

Milani do të takohet përsëri me Djajtë e Kuq në Ligën e Kampionëve, dhe LajmeSport.com rishikon historinë.

Vendosa të rishikoj historinë e takimeve të ndërsjellta mes këtyre dy gjigantëve për shkak të nostalgjisë së madhe të tifozëve rosoner, për historinë dhe traditën e tyre.

Është histori e gjatë e takimeve mes këtyre dy klubeve në garën më të madhe europiane, duke na kthyer kështu në takimin e parë të tyre 52 vite më parë. Ndërmjet atij viti dhe sot, këto klube kanë fituar 10 tituj të Champions League, katër prej të cilëve janë fituar në 10 edicionet e fundit të garës.

Një statistikë e lakmueshmë është se Milani nuk ka humbur asnjë takim ndaj Manchester Unitedit në përballjet me dy ndeshje (si vendas, dhe kthyese). Milani është skuadra e parë europiane që ka rikthyer deficitin nga ndeshja e parë në sezonin 1957/58 pikërisht ndaj Manchester Unitedit, në gjysmëfinale.

E njëjta gjë ndodhi dhe 10 vite më vonë, kur rezultati pas dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe përsëri në gjysmëfinale. Pierino Prati do të shënonte hattrick në finale për të fituar titullin e dytë të Milanit në këtë garë.

Së fundmi, djajtë e kuq të Sir Alex Ferguson nuk ishin në gjendje të shënojnë ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit në sezonin 2004/05 kur ata u takuan në 1/16. Hernan Crespo shënoi dy gola në dy ndeshjet dhe eliminoi Unitedin.
Ferguson mendonte se kjo tabu do të thehej pas fitores 3-2 të Unitedit në Old Trafford në sezonin 2006/2007 që u karakterizua me atë gol karakteristik të Ricardo Kakas. Sidoqoftë, Milani shkatërroi Manchester Unitedin 3-0 në San Siro, me golat e Kaks, Gilardinos dhe Seedorfit, duke e dërguar Milanin në finale ku hakmerret ndaj Liverpoolit.

Do të diskutohet shumë dhe për paraqitjen e David Beckhamit dhe rikthimin e tij në Old Trafford. 34 vjeçari ka 394 paraqitje për Manchester United prej vitit 1991 deri 2003, dhe tani është duke e kaluar huazimin e dytë te Milani.
Beckham nuk ishte futbollisti i vetëm që luajti për të dyja klubet. Ray Wilkins kaloi tre sezone nga 1980, pas transferimit 1.5 milion nga United në Milan, shumë rekorde transferimi e at’hershme.

Askush më parë nuk stërviti të dyja klubet, edhe pse Herbert Burgess ishte anësor i majtë i United, dhe trajner i Milanit në vitet 1926-1928. Trajneri aktual i Milanit Leonardo u ballafaqua në fushë me dy lojtarë aktual të United, Paul Scholes dhe Gary Nevillë në takimin Brazil – Itali në Le Tournoi më 1997.

Leonardo nuk ishte i vetmi që provoi shijen e të luajturit ndaj lojtarëve të Man.U. Ronaldinho dhe Anderson para se të fillonin karrierën europiane luajtën në Gremio, përderisa Pipo Inzaghi ishte bashkëlojtar me Van der Saarin në Juventus nga 1991 deri 2001. Ishte pikërisht Inzaghi ai që shënoi në Delle Alpi dy gola ndaj Manchester United në gjysmëfinalen e vitit 1999, por, Juventus nuk u kualifikua pas një rikthimi sensacional të United në Old Trafford. Po në finalen e këtij viti kur United u takua me Bayernin, pas dizavantazhit 1-0, ishte David Beckham ai që lansoi dy asistime për 75 sekonda për të mposhtur në mënyrë historike Bayernin.

Natyrisht, asnjë prej statistikave më lart nuk do të ketë rëndësi kur himni i Ligës së Kampionëve të dëgjohet në fushë dhe kur dy skuadrat do të fillojnë luftën e tyre për kalim në fazën tjetër, në njërin prej tempujve më gjigand që njeh bota e futbollit, në skalën e Milanos, San Siro.

Më poshtë do të gjeni të gjitha analizat për ndeshjet Italo-Angleze.

CL Debat: Inter dhe United favorit ndaj Chelseat dhe Milanit ?

10 gjërat në Itali vs Angli

5 Top fitoret e anglezëve ndaj Italianëve

5 Top fitoret e italianëve ndaj Anglezëve

5 Mënyrat e Milanit për të mposhtur United

5 Arsye pse United do ta mposht Milanin

Dhe natyrisht, parashikimi vjen së shpejti vetëm te vendi…

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tags: , ,

  • roosoneri

    apet favorit i manqes.prap se prap nuk do te ket rendesi :p, per ty jo a per lojtart ka shum se veq kur ta shohin suksesin e milanos lojtart e manqes i lshojn kamt e leje ma me fitu
    hahahah
    po mu dhimni manqester po qka me bo krejt per qit udh jeni perveq milanos ::D
    forza milannnnn

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    qito suksese te AC Milan ken njera faqe e historis se takimeve mes gjiganve po ket vit hapet faqja tjeter e historis ku Manchester United do te jet triumfuese
    forca RED DEVILS Man Utd forever

  • http://www.lajmesport.com BRAZILI

    aaaaaaaaaaaa milan milan je kon per manchesterin i fort gjithmon edhe ksaj here munde ne san-siro forza milan vazhdo dominimin e plot kunder United edhe si vjet sikur vit tjera si ne vitin 1993-1995 2004-2005 viti 2006-2007 fitoje edhe ksaj here se manchesteri kur kunder milann nuk ka fitu kur

  • http://www.lajmesport.com BRAZILI

    FORZA MILAN FORZA PIRLO IN RONALDINHO IN PATO jJRNI THE BEST

  • PENA Chelsea

    GJ Arnolld sa fort koka

    Ps. Kur osht loja Inter vs Chelsea mos ja leni Arnollldit plzz :D

  • http://ahah ULTRAS UJQIT

    TRADITA OSHT TE KUQEZINJET EDHE MOS HARRONI PARA 2 VITE QA JU NDODHI APET QASHTU E KENI. edhe veq bukk pa qebapa thatt

  • http://lajmesport.com haris inter

    haha ka me fitu milani edhe ska fjal.edhe nese e urej milanin

  • http://www.sexlive.com chlirim

    man utd

  • DrenicaK (Man UTD)

    ooo t’dobt jeni ju more hahah… nuk vlen historia … sa ateher ka pas lojtar t’ri tash moshen mesater n’klub e ka 79 vjet milano hahah a!

  • c.ronaldo

    mancha fiton

  • Driloni

    Ej Po Kur ti shojn lojtart e mANQES MILANO KAN mu tut nkom sun ka n me nejt

  • http://www.lajmesport.com millanoooo

    mmmiiilllaaannn fffiiitttooonnn eeedddhhheee pppiiikkk… aaa uuu bbb ooo

  • halil

    tradita mbi te gjitha edhe mos harroni se kur e nijn lojtart e millanos himnin e liges t kampionve livritin ntru.

  • Albesjannn

    Mann utdd

  • Albesjannn

    M Mposhtee
    A aTA
    N Ne

    U Urime Humbja Miillano
    T Te Denojimm Neser MiLLano
    D Duaamm Fitoree

  • Albesjannn

    M MposhTnii
    A ATA
    N Ne San Siro

    U Urime Humbja Millano
    T Te Denojm Neser Millano
    D Duaamm Fitoree

  • trimi

    manchester e diskualifikon milanin e interi nuk mundert sepse ancheloti eshte strateg i CL…………

  • nderim_bajrami@hotmail.om

    o mu emoje mancsterin si vitin 2007

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements