Liverpool ka mposhtur Evertonin në njërin prej derbive lokal më të mëdhenjë në botë, i cili u zhvillua sot në Anfield e që përfundoi në të mirë të Liverpoolit me rezultat 1-0.
Pjesa e parë ishte dinamike dhe me tensione. Është Sotirys Kirgyakos ai që në minutën e 34 shkon në zhveshtore.
Në pjesën e dytë, ndryshon situata. Është Dirk Kuyt ai që 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë shënon golin e vetëm të takimit dhe të fitores së madhe të The Reds.
Martin Atkinson në fund të takimit shtoi dhe gjashtë minuta të cilat dolën të jenë të pamjaftueshme. Duhet të ceket dhe skuqja e Steven Pienaarit në qastet e fundit të takimit.
Liverpooli kështu shënon dhe fitoren e 13 këtë sezonë, dhe fitoren e dytë radhazi pas katër muajsh. Aktualisht Liverpooli pas një kohe të gjatë prek pozikën e katërt, por duhet të pres rivalët Cityn, Tottenhamin dhe Villën që të zhvillojnë takimet e javës së 25-të të ligës më të fortë në botë.
/LajmeSport.com
Tags: Everton, Liverpool, premier league
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984