Tashmë jemi disa orë para fillimit të super-derbit në kuadër të Champions League, AC Milan – Manchester United.
Jeni njoftuar me më të rejat e të dy klubeve në kohët e fundit.
LajmeSport do të tregojë se cilët lojtarë mund të shfaqen të rrezikshëm në ndeshjen e sotme dhe cilët nga ata ndoshta do të befasojnë.
Derbi Milan – Manchester United kësaj rradhe do të zhvillohet pa dy super-yjet, Kaka` dhe Cristiano Ronaldo, pasi që këta janë transferuar tek Real Madrid.
Por Alexandre Pato dhe Wayne Rooney do të jenë protagonistët e kësaj ndeshjeje. Them kështu falë formës së tyre mbresëlënëse.
Rooney i cili është duke mposhtur çdo portier, padyshim se është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, por ai do të ketë punë me Nestan, i cili ky i fundit po tregohet i suksesshëm si në ajër, ashtu edhe në luftime një me një.
Pato në anën tjetër përkundër lëndimit,ia doli të rigjejë formën e tij dhe ndoshta mund të ‘eksplodojë’ në ndeshjen kundër Man.UTD, ndërsa pengesë e Brazilianit do të jetë mbrojtësi Patrice Evra.
Ndërsa mesfushorët që do të vrapojnë shumë për të sjellur ndryshime në rezultat , do të jenë Darren Fletcher dhe Massimo Ambrosini, të cilët në derbi si ky që do të jetë , dinë të jenë të rrezikshëm kur më së paku pritet.
Pra, Pato VS Evra , Rooney VS Nesta dhe Ambrosini VS Fletcher.
Por natyrisht, nuk duhet harruar Ronaldinhon, Pirlon dhe në anën tjetër Nanin. Mungesë e madhe për Djajtë e Kuq do të jetë Giggs.
Se çfarë do të ndodh do të verifikohet pas përfundimit të ndeshjes.
Se a mund të tregohet edhe dikush tjetër i rrezikshëm në derbi , shprehuni në hapësirën për komente.
Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984