Kombëtarja shqiptare ka fituar 3-2 në miqësoren me Kosovën, e cila u luajt sot në Prishtinë në ditën e dy-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Edhe pse ndeshja u zhvillua nën rreshjet e dendura të shiut, kjo nuk i pengoi 10 mijë tifozët të mbushnin shkallët e stadiumit të Prishtinës. Qendërmbrojtësi i Tiranës, Ditmar Bicaj, hapi serinë e golave në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të Shqipërisë.
Me fillimin e 45-minutave të dyta ka ardhur barazimi për përfaqësuesen kosovare. Gjergji Muzaka shndërroi më pas në gol një penallti, duke rikthyer në epërsi Kombëtaren e drejtuar nga Josip Kuzhe.
Megjithatë ekipi i Albert Bunjakut nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 2-2. Kur takimi po shkonte drejt barazimit, është sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala, që në minutat shtesë shënon golin e fitores për Kombëtaren shqiptare.
Miqësorja midis dy përfaqësueseve të të njëjtit komb u luajt në kuadër të manifestimeve me rastin e dy-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në ditët e para të këtij viti në zonën e Shkodrës.
Përkundër humbjes, dhe përkundër se jemi shtet tjetër, natyrisht, se jemi vëllezër, dhe se gjuha, alfabeti dhe historia, ashtu si sporti do të na bashkoj ndonjëherë me vëllezërit tanë nga Shqipëria…
Tags: Kosova, Kosova mposht Shqiperine, Kosova peson humbje nga Shqiperia, Kosova vs Shqiperia, shqiperia
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984