Ish ylli i Real Madridit, kritikuesi më i madh aktual, dhe këshilltari i Florentino Perezit, Zinedine Zidane ka deklaruar se Kaka nuk po kalon në formën më të mirë, por sipas tij gjithçka do të rregullohet së shpejti.
Zidane në një intervistë për Marcan tha se finalja e Ligës së Kampionëve pritet nga shumë njerëz, një gjë e cila sipas Zizous do të arrihet.
Duke ju referuar Cristiano Ronaldos ai tha se më me rëndësi është se çfarë bëjnë lojtarët në fushë dhe jo jashtë saj.
Për ndeshjen me Lyonin ai u shpreh:
“ Tifozët duan lojë më të mirë, por ndodhë ndonjëherë që të mos kesh ditë të mirë. Mund të ndodh tek secili ekip.”
Më pas Zidane foli dhe për Kakan për të cilin tha se dështoi të impresionoi tifozët merengez.
“ Nuk është pse Kaka nuk është adoptuar, por është diçka që ndodh tek çdokush, ashtu siç më ndodhi dhe mua. Ai nuk po luan mirë, por jam i sigurtë se ai do të jetë fitues në fund.”
“ Në një klub si Reali durimi dhe presioni janë në limite të pacaktuara dhe natyrisht se të gjithë bëhen nervoz për atë humbje ndaj Lyonit, por, të gjithë duan më shumë dhe ne do të kualifikohemi.”
“ Sa për Barcelonën, unë di të ju them se blaugranët ndonjëherë do të vijnë në Santiago Bernabeu.”
Dhe në fund foli për penzionimin e tij.
“ Ajo çfarë bëra ishte vendimi më i mirë. Unë kam mundur të luaj dy ose tri sezone, por morra vendimin dhe ja ku më keni.” Përfundoi Zidane.
/LajmeSport.com
Tags: Champions League, Kaka, Real madrid