
Mediat italiane kanë zbuluar se Kaka mund të shkojë nga Reali në Juventus, ndërsa Diego dhe Chiellini në drejtim të kundërt.
Sipas Sportmediaset.it. Real Madrid do të përdorë Kakan në mënëre që Diego dhe Chiellini të arrijnë në Santiago Bernabeu.
Kthimi në Itali për brazilianin është një gjë e mirë. Kaka erdhi në Real Madrid nga Milano verën e kaluar për një shumë prej 65 milion euro. Raportet e reja pretendojnë se braziliani vuan nga një lëndim që përsëritet shpesh dhe që ka nevojë për trajtim të përditshëm.
Si pasojë e kësaj Kaka do ti ofrohet Juventusit, më qëllim që Chiellini dhe Diego të arrijnë në Santiago Bernabeu.
Për Kakan janë të interesuar edhe Chelsea dhe Manchester City.
Safir Metbala,Lajmesport.com
Tags: Chiellini, Diego, Juventus, Kaka, Real madrid, Transferim