Kaka dhe Gonzalo Higuain shënuan në ndeshjen e zhvilluar ndaj Espanyolit dje mbrëma, dhe të dy ishin të ngazëllyer me paraqitjet respektive.
Duke folur për Marcan pas ndeshjes Kaka tha:
“ Unë ndjehem mirë secilën ndeshje, dhe kjo po vërehet në fushë.”
“ Gjithnjë është me rëndësi të shënojmë. Përkrah ndihmës së ekipit, ndërton dhe besim.”
“ Ronaldo është fundamental, por asnjë ekip nuk mund të varet nga një lojtar. Ne po vazhdojmë të përmirësohemi.”
“ Ne nuk mund të humbim pikë.”
“ Ne duhet të vazhdojmë të shënojmë, dhe të presim që Barcelona të humbas.”
Higuain gjithashtu shprehu mendimin e tij duke thënë:
“ Benzema dhe unë jemi bashkëlojtarë.”
“ Nuk ka acarrime mes nesh. Është konkurencë e shëndoshë.”
“ Nuk më pritej që të luaja. Unë isha i lumtur pasi që nuk ndjeja dhimbje në këmbën time, dhe unë shënova.”
“ Ne duhet ta mbajmë këtë formë. Barcelona do të humbas pikë, dhe ne duhet të marrim avantazhin.”
“ Ata kanë ndeshje të vështira para tyre, dhe ne duhet të presim çfarë do të ndodhë.”
“ Është e mrekullueshme të shohim reagimin e tifozëve, sepse të tregon se je duke luajtur mirë.” Deklaruan Kaka dhe Higuain.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Higuain, Kaka, Real madrid