Pak orë para fillimit të sfidës së 1/16 të Ligës së Kampionëve mes klubit të tij dhe Lyonit Kaka ka dhënë një deklaratë në të cilën thotë se për të arritja më e madhe do të ishte triumfi në garën më të madhe europiane të klubeve, Ligën e Kampionëve.
“ Të kemi talent nuk është e mjaftueshme për të fituar Ligën e Kampionëve. Duhet të bësh shumë gjëra, të kesh vëmendjen në detajet.”
“ Është gara më e madhe që klubet marrin pjesë, dhe për lojtarët, triumfi në këtë garë është arritja më e madhe.”
“ Unë kam humbur një finale të pabesueshme dhe e kam fituar një të tillë, pikërisht ndaj Liverpoolit.”
“ Këtë vit duhet të kemi më shumë vëmendje në detajet.”
“ Ronaldo është njëri prej më të mirëve, nuk ka nevojë të flasim për cilësitë e tij pasi që e kemi parë më herët. Unë dhe ai jemi shokë edhe jashtë fushës.”
“ Brazili është i urritur për të fituar kampionatin botëror, sepse nuk e ka përfunduar atë mirë në vitin 2006. Brazili është rritur në formë që nga ajo kohë dhe tani mendoj se jemi shumë të fortë.” Përfundoi Kaka me një pasus për kombëtaren e tij.
/LajmeSport.com
Tags: Champions League, Kaka, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984