Julio Cesar edhe zyrtarisht është në dyshim për takimin Inter vs Chelsea, për shkak të aksidentit që pësoi të dielën mbrëma pranë San Siros me Lamborgjinin e tij.
Sky Sport Italia raporton se porteri shpëtoi me lëndime të lehta, por e gërvishi fytyrën e tij pasi që automjeti i tij u ndesh shumë pranë lagjes San Siro, ku gjendet dhe stadiumi Giuseppe Meazza.
Ai erdh për stërvitje në mëngjesin e sotëm, por u kthye prapa në shtëpi nga stafi i Interit pasi që ai nuk ishte në gjendje të stërvis me pjesën tjetër të skuadrës. Arsyeja e aksidentit ende nuk dihet.
Ky lajm u shpërnda menjëherë në ekipin e Interit, dhe thuhet se atmosfera në klub është e tmerrshme. As Mourinhos nuk i erdhi mirë kur e dëgjoi çfarë ndodhi.
Portieri legjendar italian Francesco Toldo është përgatitur për ndeshjen Inter – Chelsea në rast se Cesar nuk do të jetë gati. Toldo luajti vetëm tri ndeshje në Coppa Italia këtë sezonë.
Mirëpi, tifozët e Chelseat nuk duhet të gëzohen para kohe. Toldo është njëri prej portierëve më të mirë në histori të Italisë, pasi që njihet për intervenimet e tij fantastike në kampionatin botëror 1998 dhe europian 2000. Toldo ishte standard te Inter deri sa erdhi Julio Cesar. Francesco Toldo ka përvojë të madhe, prandaj Nerazzurët duhet të ndjehen edhe me Toldon të sigurtë. Por, Julio Cesar është aktualisht portieri më në formë në botë dhe…
/LajmeSport.com
Tags: Champions League, Chelsea, Inter, Julio Cesar
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984