Thursday, May 24th, 2012

Inter forcon kreun (VIDEO)

Published on February 7, 2010 by   ·   15 Comments

Interi ka shënuar fitore të lartë dhe tejet të rëndësishme në takim me Cagliarin duke shfrytëzuar gabimin e Milanit që barazoi pa gola ndaj Bolonjës në transfertë.

Interi dhe Cagliari luajtën me balance gjatë gjithë takimit. Posedimi ishte i barabartë por Interi shfrytëzoi rastet që i kishte.

Ishte Pandev ai që shënoi golin e parë në minutën e gjashtë. Maqedonasi ju gëzua golit pas një goditjeje të devijuar të Samuel Eto’os që erdhi direkt në këmbën e tij, dhe të cilin nuk e pati të vështirë ta vendos në rrjetë.

Mbrojtësi Samuel dyfishoi epërsinë me kokë pas një rrëmuje në zonë gjatë një goditjeje nga këndi.

Me të filluar pjesa e dytë Diego Milito përfundon takimin pas një aksioni fenomenal.

Milan nga ana tjetër barazoi duke ja lejuar Interit avantazh në tabelë. Milani ishte skuadra që dominoi por vendasit u mbajtën mjaft mirë. Duhet të përmendet goditja me kokë e Ambrosinit në qastet e fundit të takimit e cila qëlloi shtyllën.

Me këtë fitore Inter mund të thuhet se me një hap ka siguruar titullin në Serie A pasi që është 10 pikë para rivalit të përbetuar Milanit. Inter dhe Milan kanë një ndeshje të pazhvilluar. Interi të mërkurën takohet me Parmën kurse Milani me 24 Shkurt me Fiorentinën.


Pandev 1-0


Samuel 2-0


Milito 3-0

/LajmeSport.com

Tags: , ,

  • ac milan 2009

    urime skudeton

  • sula interist

    a ka drejt interi tash me qu kupen :p

  • Millanello

    Addio Scudetto !…Paq edhe per sivjet…urime Inter

  • http://http://www.lajmesport.com/kryesoret/inter-forcon-kreun-video/ fLoOriimmm

    Skemii fattt

  • inter

    FORZA INTER

    MERDA MILANISTA PLASNI KUPNI SOT E HUPET EDHE VENIN E 2 O KARA

  • Elbasan

    Vazhdojme…..:P

  • Hamit

    hahahaha ja ka hup karrieren lojtareve Milano!! hahahaha XD!!!

    Ka me ja ba bajat Futbollin Manchester United!!! diheT!!!

    Man.UTD 4ever!!!

    kena mej lodh!!! ….

  • mili

    forca Inter

  • real madrid

    Urime je ma i fortiiiii INTER CHAMPIONS 2010

  • Mourinho

    Paramendo pa Snajder cnncncnc te fort jemi sivjet urime te gjith fansave te INTERIT

  • inter

    TASH VEQ MI DREJTU FORCAT PER CHAMPIONS EDHE PSE E PRANOJ QE SHUM SHUM SHTIR O KUNDER CHELSEAT SKUADRES MA T’MIR N’CHAMPIONS KJO DIHET

    PO SHPRESOJ QE KEM ME PAS PAK FAT EDHE ME LU PA PRESING MUJM ME BO DIQKA

  • trimiiiiiiiiii

    ej kshyrne more ju qysh kini me hup prej chesea e lena neve man utd kshyrne debaklin na chelsea

  • valoni

    uuuuuu pe shoh qe kanan dorezu tifozet e milanos ja paskan fillu me naj uru scudeton hehehe nejse faleminderit prej disa milanistav ktu qe na e kan uru titullin interit kjo u kon e ditma para se em fillu kampionati interi o ma i forti edhe skeni qka folni ma shum forza inter gogogogogooooo

  • EnnYYos

    heheyhhehehehehe
    kqyrma Mat fortin
    N’Itali ska kush i del perpara veq ne europ ta kqyrum qka po bon me chelseanpo e di se ko me muj t interi jhehhehehehehhehe o ma i forti je veq vazhdo

  • EnnYYos

    forca InTER

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements