Ibrahimovic është që nëntë ndeshje pa gola, dhe, edhe pse është numri 9 i Barcelonës ai thotë se ka patur situata të tilla në Itali. Ai merr guximin ta quaj futbollin Italian passiv dhe trajnerin Guardiola më të mirë se Mourinho.
Ibrahimovic është duke marrë kritika të ashpra në Spanjë nga analistë të ndryshëm për shkak se nuk ka shënuar që nëntë ndeshje asnjë gol.
“ Nuk brengosem, sepse kjo ka ndodhur dhe në të kaluarën, me Ajaxin, Juventusin dhe Interin. “
“ Unë filloj mirë më pas ndalem, më pas shpërthej.”
“ Jam numri 9, por është me rëndësi të them se, golat për mua s’kanë dhe aq shumë rëndësi. Nëse unë kam bërë një asistim unë jam i kënaqur.”
“ Këtu në Barcelonë është e njëjta gjë si në Ajax.”
“ Në Itali futbolli nuk është interesant, atyre i duhet një 1-0, dhe i intereson vetëm fitorja.”
“ Dhe më ka ndodhur të më thonë kur luaja mirë ‘ Luajte mirë, por nuk fitove asgjë.”
“ Guardiola mendon si futbollist, është shumë aktiv, duke participuar edhe në stërvitje. “
“ Në të kaluarën kam patur trajnerë më pasiv, njerëz që japin urdhra dhe sqaronjnë gjëra.”
“ Pep nuk është polic që të jap urdhra si diktator që na tregon detyrat.”
“ Është më shumë një professor që na mëson edukatën.”
“ Capello, Mancini dhe Mourinho nuk ishin dhe aq aktiv. Capello dhe Mourinho i sqarojnë gjërat me tabelë, dhe vetëm fjala e tyre aprovohet.”
“ Guardiola ishte lojtar i madh dhe ai e di se çfarë mendon një lojtar.” Përfundoi Ibra.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Ibrahimovic, La Liga