Thursday, May 24th, 2012

Ibra: Mourinho do rikthimin në PL

Published on February 22, 2010 by   ·   3 Comments

Në pjesën e dytë të intervistës për Goal.com Zlatan Ibrahimovic ka bërë disa pohime interesante duke përfshirë ish trajnerët e tij Jose Mourinhon dhe Roberto Mancinin.

Por, më parë Ibrahimovic foli dhe për gjëra tjera…

“ Liga e Kampionëve do të vendoset nga detajet e vogla, shpeshherë ju keni fat, shpeshherë e keni momentin, dhe në disa raste nuk e keni.”

“ Stuttgart nuk do jetë ndeshje e lehtë për ne. Pasi që pamë katër ndeshjet e para të kësaj faze, vërtetë nuk dini se çfarë mund të ndodhë në ndeshjet e dyta. Gjithçka që mund të bëni është të jeni të fokusuar. Kemi 90 minuta ndaj Stuttgartit. Ne do të tentojmë ta kryejmë punën mirë atje dhe të përfundojmë gjithçka më pas në Camp Nou. Mendojs e Stuttgart është rrezik permanent për ne.”

Për ndeshjen Inter vs Chelsea, që është kryendeshja e sezonit, Ibrahimovic u shpreh.

“ Këto janë ndeshje që Mourinho i do, ndaj ish klubeve të tij. Ai do të jetë i përgatitur për tu rikthyer në Londër dhe për ti parë ish lojtarët e tij. Ai e di se si ta përgatis ekipin për ta mposhtur, por nuk do të jetë lehtë. Chelsea ka një trajner të mirë dhe një ekip fantastik. Me Mourinhon gjithçka mund të ndodhë dhe çdo ditë është ditë e re për të.”

“ Ne shkuam mirë së bashku. Ai është disciplinues i vërtetë. Ai e merr atë që do sepse e di se çfarë bën. Ai është shumë i fokusuar dhe sjell më të mirën nga lojtarët e tij. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ju e shihni kush është Mourinho. Por kjo është normale, sepse ai nuk dëshiron të humbas.”

“ Unë mendoj se ai do të kthehet në Angli, sepse ashtu më tha. Ai më tha se Premier Liga është liga e tij më e pëlqyer dhe se atje do të kthehej një ditë. Italia është totalisht ndryshe. Ju nuk mund ta ndryshoni futbollin Italian, futbolli Italian ju ndryshon juve.”

“ Mënyra si luajnë në Itali nuk ka lidhje me atë në Angli. Në Angli ka më shumë ritëm dhe agresivitet. Në Itali është më shumë taktike, dhe më e kujdesshme. Ju shënoni një gol dhe mendoni, po është mjaft, le të presim fundin. Mourinhos nuk i pëlqen kjo. Ai tenton ta ndryshon por nuk është lehtë. Po flasim për një stil të futbollit që është 100 vjet i vjetër. Natyrisht është zhvilluar por jo si në Angli.”

“ Nuk jam befasuar që Mancini ka shkuar. Absolutisht që jo.
Ai bëri punë shumë të mirë te Inter. Ai fitoi disa tituj. Ai ka emër si trajner fitues. Mendoj se është lëvizje e mirë për të. Ai do të mësoj shumë atje dhe do të sjell përvojën nga Italia.”

“ Kurrë nuk kam menduar të shkojë në Angli. Kurrë nuk kam patur oferta serioze për të shkuar atje. Kështu që kurrë nuk kam patur idenë për këtë. Ju mendoni vetëm për ofertat serioze, dhe unë atë e morra nga Barcelona. Dhe për moment ska ekip më të madh se Barcelona. Unë jam 28 vjeçar dhe kam kontrat 5 vjeçare këtu. Unë jam shumë i lumtur këtu, dhe unë kënaqem duke u bërë për ditë më i mirë.” Përfundoi Ibracadabra.

/LajmeSport.com

Tags: , , ,

  • tosi_inter@live.de

    valla e ke tepru vertet tash jam bind se je njeri dy ftyrsh sot mu jek prej barcelones e kesh kur je largu nga ajax je ardh ne juventus ke thon onderr e kom pat me lu per juven kur u largove prej juventusit ke thon ondrra me e madhe ka qen te vishem zikalter, tash kur u largove prej interi e puthe dresen ke thon qysh si femi kom endrru me le per barcen vertet je njeriu me dy ftyrsh italia te ka bo ky qe je me pare te Moratit ke ndertu villa more pis, pinokjo i mutit

  • http://www.lajmesport.com lakibarqa

    i fort o ky breeeeeeee?:D ibrahimoviq ma i forti je?EE?E?E

  • Messi nr 1

    Oh tuk u tuk tuk u tuk o loqkman tkemi bre ibra ma i madhi ekip ne bot asht edhe ma i mir bravo jenjesh ne sulm ti i qin ropt kan ta zen
    hahaahhahahaha

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements