Barcelona ishte një fije floku pranë pozitës së dytë, pasi që mposhti Malagën falë një goli të Lionel Messit në minutën e 84, dhe Pep Guardiola ishte jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen.
Duke folur për AS pas ndeshjes Pep tha :
“ Ne nuk kemi ndryshuar sistemin tonë.”
“ Gjëja e rëndësishme është se ne luajtëm mirë, me posedim dhe kontrollë të shkëlqyeshëm të topit. Ishte njëra prej ndeshjeve më të mira në shtëpi.”
“ Ne ishim shumë më të mirë se në ndeshjet tjera.”
“ Ne dëshironim të luanim në mes, me pasime të shkurtëra.”
“ Goli i dytë ishte shumë i rëndësishëm. Messi luajti në mess për tu lidhur më shumë më Ibrahimovicin.”
“ Më vonë u pa që mund të humbim ndaj cilitdo ekip. Por sot treguam nivel të lartë.”
“ Unë i kërkova falje arbitrit për duartrokitjen sarkastike pas ndëshkimit të Piques.’
“ Daniel Alvesh është lojtar unik.”
“ Ai gjithnjë do të luaj dhe demoralizohet kur nuk mund të luaj, por ai duhet të kuptoj se trupi i njeriut ka limite të caktuara. Ai përmirësohet takim pas takimi.”
“ Intensiteti i tij i detyron të tjerët të luajnë në të njëjtën mënyrë.” Përfundoi Guardiola.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Guardiola, La Liga