Kapiteni i Arsenalit dhe trajneri i këtij klubi Arsene Wenger ishin tejet të kënaqur me rihyrjen e Arsenalit në garën për titull, por nuk ishin aspak të lumtur me ndërhyrjen e Ryan Showcross në Aaron Ramseyn.
Aaron Ramsey theu këmbën dje në një duel me Ryan Showcross që nga shumë analistë u përkufizua si njëri ndër duelet më të ashpra të dekadës. Ryan Showcross për të rritur frustrimet e tifozëve të Arsenalit, dje menjëherë pas ndeshjes morri ftesën për kombëtaren angleze.
Wenger shprehet:
“ Jam krenar me lojtarët e mi, betejë e pabesueshme që nga minuta e parë, ne jemi qetësuar dhe më pas siguruam fitoren.’
“ Mërzitem për Ramseyn, ne e dijmë se është lëndim i rëndë, ai është në spital dhe nuk dihet a ka nevojë për operacion. Ne nuk dijmë për sa muaj do të jetë jashtë aksionit.”
“ Nuk jam i kënaqur me ndërhyrjen, ne e kemi ditur çfarë na pret pasi që është këmba e tretë e thyer, Abou Diaby, Eduardo dhe tani Ramsey.”
“ Ai është 19 vjeçar dhe aty kishte ca duele tejet të ashpra, unë refuzoj të pranoj se ishte koincidenc, ne e dijmë si është të luash fizikisht ndaj Arsenalit, neve nuk na pëlqen loja fizike, dhe ky është rezultati.”
“ Unë besoj në atë çfarë shoh, dhe kur e sheh një lojtar me ato cilësi të lënduar në atë mënyrë, është e papranueshme, unë nuk e pranoj atë…”
“ Shocku ishte i qartë, por ne vazhduam deri në fund, dhe jemi të ribashkuar mentalisht, ne e kemi bërë atë për Ramseyn, ai e meriton atë.”
“ Nga ana matematike ishte ditë e mirë, por është vështirë të kënaqemi me fitoren.”
Fabregas nga ana tjetër tha:
“ Në pesë vitet e mia këtu kam parë tri lëndime serioze, Abou Diaby, Eduardo dhe tani Aaron Ramsey. Nuk di se çfarë të them, mirëpo lojtarët e Arsenalit janë pak të mbrojtur.” Tha Fabregas.
Shiko Video të lëndimit të Aaron Ramseyt
/LajmeSport.com
Tags: Arsenal, Fabregas, premier league, Wenger
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984