Wednesday, May 23rd, 2012

Fabregas: Kurrë nuk e kam fshehur dashurinë për Barcelonën

Published on February 5, 2010 by   ·   4 Comments

Maestro i mesfushës së Arsenalit Cesc Fabregas ka folur për herë të parë për një radio katalunase mbi mundësinë e kalimit të Barcelona ose Real Madridi.

“ Barcelona është qyteti më i mirë në botë për të jetuar dhe kualiteti i jetës është i lartë. Unë e njoh mjaft mirë. Nuk më pëlqen klima në Londër, por si qytet është spektakolar. Kur do të penzionohem do të jetoj në Barcelonë.”

“ Kurrë nuk e kam fshehur për tu rikthyer në Barcelonë. Qëkur isha nëntë muajsh, gjyshi më shpiente në Camp Nou për të shikuar dhe dashuruar ngjyrat blaugrane. Për një motiv ose tjetër unë është dashur të largohem, por kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.”

“ Tani si 22 vjeçar jam në formën më të mirë të karrierës, flas personalisht, dua flas vetëm për të tashmen. Kemi edhe katër muaj lojë dhe po bëjmë mirë si ekip. Unë dua të jem i qetë dhe të jem në qendër të vetvetes në Premier Ligë dhe në Champions League në mënyrë që të luaj në kampionat botëror në formë të mirë, ky është prioriteti tjetër.”

“ Askush nuk më ka thirrur, as mua e as agjentin tim, edhe pse unë flas vetëm për atë që di.” Përfundoi Fabregas.

/LajmeSport.com

Tags: , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements