
Pas marrjes së lajmit se Julio Cesar pësoi aksident pranë San Siros, dhe dyshimit për paraqitjen e tij në super duelin e Interit nesër mbrëma me Chelsean, ka ardhur në shprehje Francesco Toldo si zëvëndësuesi i tij.
Kush është Francesco Toldo ?
Njëri prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave. Francesco Toldo, për ata që e kanë përcjellur futbollin e viteve 95-2000 ka qenë njëri prej portierëve të elitës botërore se bashku me Oliver Kahnin e Gjermanisë.
Kur shkëlqeu Toldo ?

Toldo vitet e arta i pati vitet 98-2004. Në vitin 1998 ai mbrojti ngjyrat e Italisë meqë rast shkëlqeu por kombëtarja Italiane dështoi atë vit. Atë kohë, Toldo luajti për Fiorentinën dhe pas paraqitjeve fantastike Interi e transferoi atë në ekipin e artë të vitit 1999, ku poashtu tregoi performanca të jashtëzakonshme.
Viti 2000 ishte klimaksi i karrierës së Toldos. Më mirë se holandezët Toldon nuk e njohin askush. Në gjysmëfinalen e vitit 2000 të kampionatit europian, Toldo ndaj holandës mbrojti një penalti në sekondat e fundit, meqë rast e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Në vazhdime, ai mbrojti edhe një penalti dhe dërgoi takimin në penaltitë. Në penaltitë i ndal edhe dy të tilla, për të hyrë në analet e Uefas, si portieri i parë që ndal katër penalti në një ndeshje.
Toldo sot ?

Vërtetë, Toldo tani është 36 vjeçar por dua të ju kujtoj një Van der Saar që është 39 vjeçar, apo Oliver Kahnin që deri dje mbrojti ngjyrat gjermane, në moshën 40 vjeçare. Toldo nuk është në formën më të mirë, pasi që ai ishte nën hijën e Julio Cesarit. Këtë sezonë ai luajti vetëm tri ndeshje në Coppa Italia ku dhe bëri një gabim trashanik ndaj Juventusit, të cilin më vonë Mario Balotelli e hesht.
Pikat e forta të Toldos ?

Penaltitë dhe gjuajtjet nga distanca. Nga distanca Toldo është edhe aktualisht njëri prej portierëve më të mirë në botë. Nuk ka lojtarë që mund ta mposht aq lehtë këtë portier nga distanca. Gjatësia e tij, e bën të veten.
Pikë tjetër e fortë e këtij gardiani janë dhe penaltitë. Statistika ndaj holandës dhe dhjetra penaltitë të ndalura të Toldos gjatë karrierës për Interin, e bëjnë atë portierin më të mirë të penaltive në histori të futbollit.
Sa do të mund të kishte ndikim ai në ndeshjen ndaj Chelseat?

Relativisht. Francesco Toldo është portier legjendar por nuk mund të krahasohet me të aksidentuarin Julio Cesar, që është dhe portieri më i mirë në botë aktualisht. Toldo mund të jetë kështjellë për Interin nga goditjet nga distanca, të cilat do ti kemi shumë nga Chelsea pasi që mbrojtja e Interit di të mbyllet mirë, dhe do ta detyroj një Didier Drogba apo Michael Essien për ti lancuar raketat.
Penaltitë mund të jenë kruciale për këtë takim, dhe me një Toldo në portë, Interi mund të ndihet i sigurtë edhe në penalti.
Natyrisht, Toldo nuk e ofron sigurinë si Julio Cesar, po padyshim se mund të jetë mjaft i dobishëm.
Për më shumë, ja dhe video-ja e siguruar nga Armir Osa të cilin e falenderojmë përzemërsisht.
Arnolld Korenica, LajmeSport.com
Tags: Champions League, Chelsea, Inter, Toldo
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984