LajmeSport.com ju sjell edhe një herë specialet e Ligës së Kampionëve, kësaj radhe me super duelin Inter vs Chelsea pranë zhvillimit, e të cilit natyrisht se do ti hedhim një sy kritik.
Pas masakrës që Manchester United i bëri Milanit pak ditë më parë në San Siro, tani e ka radhën dhe ndeshja e tjetër e luftës Itali vs Angli, e që tashmë në epërsi janë anglezët.
Mourinho di gjithçka për skuadrën e Chelseat pas tri vitesh qëndrimi atje, dhe Ancelotti di shumë për Interin nga betejat e ndryshme me rivalin Milan.
Analistët, ekspertët dhe bastoret botërore favorizojnë lehtë Chelsean për këtë duel dhe ne ju sjellim arsyet se pse Chelsea do të favorizohet në këtë duel.
1. Froma nuk gënjen kurrë

Kontrast i vërtetë. Që pas fillimit të shkëlqimit të Chelseat tetë vite më parë, Chelsea gjithmonë ka arritur së paku deri në qerekfinale të CL. Interi, në anën tjetër, ka dështuar në fazën 1/16 që mëse katër vite radhazi.
Vitin e kaluar Manchester United mposhti Interin e Mourinhos ashtu si Liverpooli dy vite më herët Interin e Mancinit.
Chelsea nga ana tjetër ishte një fije floku larg triumfit në Ligën e Kampionëve kur u mposht nga Manchester United në finale në penalti.
Massimo Moratti dëshiron patjetër Ligën e Kampionëve këtë stinor, pasi që dëshiron të vazhdoj traditën e babait të tij, nën të cilin Inter fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve.
Duke luajtur në një ligë të dobësuar pas Calciopolit nuk i ka ndihmuar aspak Interit në ndeshjet e mëdha në të kaluarën, dhe as që do të ndryshoj në të ardhmen.
2. Stabiliteti në mbrojtje
Po, po, shumë është folur për golat nga ndërprerjet që Chelsea i ka pësuar këtë sezonë.
Mua nuk më befason që Chelsea ka pranuar 16 nga 22 gola (73%) nga ndërprerjet.
Tani mund të më fyeni për atë që thashë më lartë, por nuk besoj se do ta bëni. Nëse shikoni nga ana tjetër, kjo është një statistikë e mirë. Blutë e Londrës kanë pësuar vetëm 6 gola në 26 ndeshje nga loja e hapur. Kjo është statistikë fantastike.
Nëse shtojmë faktin që Inter ka pësuar 20 gola në 22 takime, as edhe super forma e Sneijder nuk do ti ndihmoj Interit të shënoj, pasi që ashtu siç bëri Napoli në fundjavë, ashtu do të bëj dhe Ancelotti.
Sneijder është ekspert i ndërprerjeve dhe Ancelotti gjatë githë javës ka stërvitur vetëm në ndërprerje.
3. Didier Drogba

Ishte Rooney ai që detyroi Milanin të kapituloj të Martën në San Siro, dhe ndoshta njeriu që mund të krahasohet me Rooneyn aktualisht në Premier Ligë është Didier Drogba.
Didier Drogba do të jetë vetëm në sulmin e Chelseat ndaj Interit, dhe forma e tij fenomenale prej 27 golave në 29 paraqitje si për klubin ashtu dhe për kombëtaren është statistikë e frikshme për Nerazzurët.
As Samuel Eto’o as Diego Milito, pa marrë parasysh sa gola kanë shënuar nuk mund të jenë të pandalshëm si Drogba. Drogba ndoshta nuk është në formën jetësore por shënon atëherë kur ekipit të tij i duhet më shumë.
Rreziku permanent për Chelsean pritet të jetë vetëm Goran Pandev që pas ardhjes në Inter është rilindur.
4. Taktikat e Ancelottit

Chelsea ndoshta është më e goditur nga lëndimet, me Ashley Cole dhe Michael Essien që do të mungojnë, e që natyrisht janë lojtarët më me ndikim në lojën e bluve, por, Ancelotti ka dhe shumë opcione të tjera.
Që nga fillimi i sezonit Ancelotti ka aplikuar një taktikë të lojës në krah, dhe ai ishte fleksibil duke vendosur formacione standarde si 4-4-2, 4-5-1 apo 4-3-3, varësisht nga situata dhe kundërshtari.
Mourinho padyshim se i ka shikuar të gjitha ndeshjet e fundit të Chelseat, dhe ai e ka vërejtur këtë fleksibilitet. Nëse është dikush që mund të ndal Ancelottin në San Siro, atëherë ai është Jose Mourinho, por, prap se prap Ancelotti mund ti organizoj një kurth Mourinhos, ashtu siç ja bëri ky i fundit Leonardos më 24 Janar.
5. Chelsea ka mposhtur një herë Interin këtë sezonë
Në rregull, ishte një miqësore parasezonale, por as Inter dhe as Chelsea nuk shkuan në ShBA për tu turpëruar para disa prej skuadrave më të mira europiane.
Ishte Drogba ai që shënoi në pjesën e parë dhe Lampard që shënoi për golin e dytë dhe të fitores nga penaltia.
Situata ka ndryshuar që nga korriku. Mourinho dhe Ancelotti kanë ndryshuar taktikat e tyre. Këto dy ndeshje do të jenë vërtetë një dallim i madh me atë që ndodhi verës, pasi që siç dihet mosha mesatare e Interit në atë takim ishte 20 vjet.
Përparësi për Chelsean mund të jetë dhe relaskimi psikologjik, pasi që njëherë ata kanë mposhtur kundërshtarët. Lampard dhe Drogba do të jenë njerëzit kryesor ndaj Interit, dhe ashtu si teknika edhe forma fizike do të ndikoj në këtë sfidë.
Passon – 5 mënyrat e Interit për të mposhtur Chelsean

/LajmeSport.com
Tags: Champions League, Chelsea, Inter
Pingback: Parashikim: Inter – Chelsea | Lajme Sport