Thursday, February 9th, 2012

CL Speciale: 5 Arsye pse Inter do ta mposht Chelsean

Published on February 21, 2010 by   ·  

LajmeSport.com, sjell, ekskluzivisht pesë arsyjet pse Interi do të mund të mposhtte Chelsean në Ligën e Kampionëve, në super duelin që zhvillohet të mërkurën në San Siro.

Të mërkurën në ora 20:45, në fushëbetejën e lagjes San Siro, në vendin e quajtur Giuseppe Meazza, takohen dy gjigantët botëror të futbollit, në njërën anë Interi, kampion aktual i Italisë, në anën tjetër Chelsea, një skuadër e çeliktë në Champions.

Nderi i Italisë qëndron në duart e Interit. Nëse rastëisht Interi do të eliminohet nga Chelsea, është e sigurtë se futbolli Italian do të pësonte një goditje që do të mund të shpiente në KO.

Sidoqoftë, shumë ekspertë e përkufizojnë Chelsean favoritë ndaj Interit, por të lësh anash një Inter të këtij kalibri mund jetë një gjë mjaft naive. Prandaj sjellim pesë arsyet pse Interi do ta mposht Chelsean në këtë takim.

1. Jose Mourinho

Shumë persona mund të jenë kritik ndaj Jose Mourinhos, por ata natyrisht se kanë një arsye. Sidoqoftë, Jose Mourinho është njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të mençur sot në botë. Për të arriturat e Mourinhos mos të flasim fare por do të fokusohem pak në praninë e tij në këtë takim.

Prezenca e një Mourinho në Inter, në kohën kur ndeshet me një Chelsea, është garanci se fituesi i këtij dueli nuk do të përcaktohet deri në sekondën e fundit të sfidës, madje edhe nëse Inter humb në San Siro. Mourinho e njeh Chelsean përbrenda, dhe, edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar në Chelsea pas largimit të tij në 2007, shumë lojtarë të tij luajnë ende. Për më shumë, Mourinho nuk ka humbur një ndeshje si vendas që nga viti 2002.

2. Presion i lartë

Shumë prej analistëve të futbollit Italian jashtë Italisë do ta kenë syrin e tyre te Interi në mënyrë që të vendosin arrijnë konkluzat e tyre për futbollin Italian. Fakti që Nerazzurët ishin të tmershëm në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A ishin të pandalshëm, na thotë se në Serie A nuk ka konkurrencë. Sidoqoftë, Italianët refuzojnë të pranojnë se Interi është superfuqi e vetme në Serie A, pasi që të gjitha titujt u fituan pas Calciopolit.

Interi është eliminuar në vitin 2009 nga United, kurse në vitin 2008 nga Liverpooli. Përsëri Interi ka shortuar një klub anglez. Por, thotë dikush, çfarë ka të bëj presioni këtu? Presioni, është shumë i madh për Interin dhe mund ti detyroj futbollistët të tregojnë se kush janë, si për t’ua mbyllur gojën anglezëve ashtu dhe Italianëve të cilët ashtu ashtu nuk i kanë punët mirë me Mourinhon, sidomos pas ndeshjes së djeshme me Sampdorian.

3. Mbrojtja e hekurt

Interi ka pranuar vetëm 20 gola në 25 ndeshje në Serie A, dhe pësoi gjashtë gola në një grup me Barcelonën. Kjo statistikë tregon se sa e fortë është mbrojtja e Nerazzurëve. Fakt tjetër i mbrojtjes së hekurt është dhe barazimi me Sampdorian me nëntë lojtarë në fushë, për mëse 60 minuta. Kjo tregon karakterin e një Mourinho, që u tregua legjendar pas takimit kur deklaroi se “ mund të na mposhtni vetëm kur do jemi me gjashtë lojtarë.”

Lucio në mbrojtje i ka dhënë Interit një dimenzion tjetër. Julio Cesar është padyshim portieri më i mirë në botë, kurse nga ana tjetër Maicon, edhe pse nuk është ai i sezonit të kaluar, ai mbetet mbrojtësi më i balancuar i krahut të djathtë në botë. Nëse këta më lartë nuk janë në disponim, janë dy njerëz tjerë me përvojë në këtë garë që mund të kryejnë punën, Sulley Muntari dhe Esteban Cambiasso.

4. Faza e vështirë grupore

Interi ishte shortuar në një grup që përbëhej nga katër kampionët e Ligave përkatëse të Italisë, Ukrainës, Rusisë dhe Spanjës, dhe arriti të kualifikohej në pozitën e dytë, vetëm dy pikë prapa Barcelonës. Natyrisht, Interi ishte pa koncept ndaj Barcelonës në San Siro, dhe humbi keq ndeshjen e dytë në Camp Nou, por më pas nuk pësoi asnjë humbje dhe mposhti një Dynamo Kyiev të fortë në shtëpi.

Kundërshtari i vetëm i Chelseat në fazën grupore ka qenë Porto. Në atë kohë Athletico Madridi ishte në krizë dhe vuajti nga rezultatet e dobëta në La Liga, por mos të harrojmë, Aguero vetëm ndali Chelsean në Vicente Calderon. Chelsea ende nuk ka patur konkurencë të vërtetë në Ligën e Kampionëve.

5. Sulmi i Interit – Ibrahimovic = Sulm i klasit botëror

Arsyeja pse Interi nuk arriti të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve është e thjeshtë, por aq edhe e komplikuar për ju. Nuk është as tradita, as titujt e fituar, as tabuja gjysmëshekullore, por është Zlatan Ibrahimovic shkaku pse Interi dështoi.

Ibrahimovic luante i vetëm dhe kërkonte topa si në Serie A ku loja ju dërgon në gjumë. Ai dëshmoi talentë në Serie A por dështoi në garën më të madhe. Tani Interi ka Samuel Eto’on, Diego Militon, Goran Pandevin dhe Mario Balotellin të cilët ndihmohen nga mesfushori më në formë sot Sneijder, që është njëkohësisht bossi i repartit qëndroro-ofanziv të mesfushës.

Eto’o është ndoshta njëri prej sulmuesve më të mirë në botë edhe pse ai këtë sezonë nuk shkëlqeu, ndoshta për shkak se luajti larg golit. Mos të harrojmë, Eto’o ka shënuar më shumë, ka luajtur më shumë dhe ka gjithçka më shumë se Didier Drogba në Ligën e Kampionëve.

Diego Milito edhe pse nuk ka përvojë në Europë, ai është shumë i rrezikshëm para portës. Goran Pandev nuk ka luajtur dhe aq shumë jashtë Italisë por tregoi klass në takime të mëdha, si p.sh në turpërimin e Milanit. Balotelli është ujku i ri që 89 minuta nuk luan, por në minutën e fundit hyn në lojë dhe shënon.

Nga gjithë kjo më lartë konkludojmë se – Inter dështoi vitet e kaluara sepse nuk kishte një mesfushor të klasit botëror, por, tani Interi ka Sneijderin. Natyrisht, holandezi nuk është trikuartist por kur ai luan prapa sulmuesve ai është gjeni i vërtetë me passime në thellsi, goditje precize, dhe me aftësi të mëdha nga ndërprerjet.

Çfarë thoni ju lexues të nderuar, pse Interi dështoi vitet e kaluara ndaj skuadrave angleze? A do ta mposht Interi Chelsean të mërkurën në San Siro? Shprehuni…

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tags: , ,

  • i forti

    e ju si po thoni Interi esht nje nder ekipet ma te forta ne bot ajo ska shansa .Ineri nuk hyn as ne 10 e ekipeve ma te mira ne bot e ju foni pa lidhje

  • Egjeli Realit Barvelona

    Ktu kryhet loja 1 – 1

  • Messi nr 1

    Kta barcelona i ka mujt me ekip te dyt e qellsi kuku per interin helaq ka me ba hahahahahahhaahhaah

  • http://opppp forever

    vall keni me hup edhe keq se qellsi eshte skuader shum me e fort se inter dobsira

  • irfaniac

    Pse be po lodhnu kot e kot me shkrujt j anti-INTER-asha..

    dihet INTERI fiton garant !!!! e kush thot jo ja knojsha lulijen me limona hahaha

    HEJTERA pshurnu prej ktu e mos shkaravitni tuj shkrujt se hic lidhje skeni ;) )))

    edhe kshirni pak loj tmir se jeni msu me kshir loja cullsh :P

  • http://lajmesport.com chelseaaa

    une di veq me than qi loj e mir osht le te shikojm kush dot fitoj po potutna qi interit sdo ti del mir ksaj here mbasse i ka ra me ni klub sikur chelseaa edhe interi ska provoj per me shku ma larg veq prej tute qa komi bo chelsea qe 3 barazime ika bo gjithqka osht e hapun per te dyja po ishalla so qellsi ne form e se korit mi dhan shum golla 0-0 po 1-0 per interin e atje skan qa lypin te na me ardh hiq hehhehehe chelseaa osht ma e fort se interi ne gjo repart kshtu ni skuader ma e dobt i duhet mu munu me mujt njo ma te mir dote mun chellsi sikur ne fillim sezonit qysh eka mujt 2-0

  • http://www.lajmesport.com Amir manchA

    kush kush kush me fitu fitu hahahahahah pse e do arnolld interin ti po e favorizon a jo i nderuar CHELSEA KA ME JA GERDIT FUTBOLLIN BABA DROGB K A ME SHKOQ CEZARIN EDHE PSE JAM TIFOZ I FLAKT I MANCHES POR PRAP SE PRAP UN I DUA ANGLEZET RESPECT PER TIFOZA E CHELSEAT

  • Chelsea Fc

    po ju a jeni mir be si mor interi ka me mujt chelsean asnjer ne bot ancheltoi eshte baba per champions league me milanin ai e ka fituar ate do ju siguroj se yuri zhirkov do shenoj per chelsin 100%

  • http://hehae Genn1

    Po qfarti more Chealsea ka me ta myt !!

  • http://www.lajmesport.com muca

    Fuck You inter Love Chellsiaa Midis gjyzepe meaza 1-3 per chellsian klm chellsia Loveee

  • http://skommore na1mche-acm

    “■milan on February 21st, 2010 20:05
    edehe mos u kap shum per kari tmi8lanit se po tutna se pot lshon e i the hunt
    ” hahaha shum mpelqej qeky koment,normal se kta jon Ekipe mas Lufte u ra KTV-ja e pe kqyrin e ktu mshesin men,tkthehum 2001, kqyre qa o debakli inter-acmilan 0 – 6 , “si p.sh në turpërimin e Milanit. ” e turprimin e milanit e kini nier veq Milanit i kapni per kari se qeky jav ka jep famen bashk me Juventusin se juve sju ka njoft kerkush se gjith keni hup pi ekipev mesatare kur ju ka rxu Valencia si ka pas Fajet Ibra po mshileni gojn se nven me pas dashni per juve interit e mu bo kunder t’hujav ju po thoni hadeni qina nonen se pe lypum qyre niree po hin karate Arsenal e MAn.utd ju zhagitin more pishpirikat e karit mos folni keq per milanin kqyrni punt e juve llug,qy niere.
    Milani osht milan veq diqkka :The Most Successful Club .Kacavirru tmufsh

    Bye bye Loser’s

  • EnnYYos INTER

    INTER-CHELSEA 0-0
    CHELSEA-INTER 0-1
    qishtu ka me met

  • zgjimi

    Nuk e mun Interti se kampionati italjan edhte ma i dobt se ai anglez

  • http://www.lajmesport.com AC Milan

    FC INTER 0 – 5 CHELSEA Drogba 1 Lampard 2 Anelka 2 Ballack 3 Drogba 4 Drogba 5 Tre Gollat e drogbes

  • Leo Messi

    :@

  • http://www.lajmesport.com Lorik Red Devils

    interii ka me ja qii robt chelseass

  • http://lajmesport NAZI

    INTERI KA PORTJERIN MA TE MIR NE BOT DHE FITON NORMAL ME MONIJRON

  • kristjan

    chelsi fiton 3-0 more karat e interit nga SAJMIRI

  • http://lajmesport NAZI

    INTERI KA PORTJERIN MA TE MIR NE BOT DHE FITON NORMAL

  • gjakpirsi

    more do ja qije familen interi chellseat ka me eshkatru krejt forza inter i pershendes fansat e intreit

  • dini

    normal INTERI I Mire o por ekipet e PL jan edhe me te forta jam tifoz neutral po mendoj se chealsa kualifikohet 1000000% edhe nese shkon inter ska kapacitet per CL dhe mendoj se chealsa shkon me tutje

  • http://www.lajmesport.com/ acmilan

    inter 0-2 chelse interi do te humb kurse chelsea fiton

  • Pingback: Parashikim: Inter – Chelsea | Lajme Sport

  • Messi nr 1

    O shqiptar interi ka me mposht qellsin me rezultat 2 – 1 edhe ato po ju them eto ka me shenu gol chellsin han e qut ju bash kush sta merr menja tmun ka me mujt interi pe tham me plot sinqeritet ka me mujt interi ka me kall

  • buli

    une mendoj se deshtimi i interit ne sezonin e kaluar ka ndodh pershkak se ibrahimovic nuk arinte asesi te gjente portat e kundershtarve kur ishin ne pyetje ndeshjet e mdha psh. man united liverpool ai nuk arinte te bene gje. ndrsa ne ket sezon interi ka nje fantazist te mrekullueshem sic eshte wesley senijder edhe nje sulm fantastik eto’o milito.
    inter-chelsea 2-0 eto’o milito

  • amu

    baraz pom doket…se edhe une jom tifoz i interit..po edhe sivjet interi do deshtoje

  • amu

    po jo mare me motaa nuk mund te fitojm ne

  • amu

    Forzaa INTER..DO E SHOHIM SONTE se sa interi osht i fort

  • fano.LIVERPOOL

    Ju me te vertete vet e thuani qe jeni te pa anshem , dhe ketu shkruani se J.Cezar eshte me i miri gjithashtu edhe Maicon , ne asnje webfaqe boterore nuk mund te gjinden shkrime te tilla ,
    Mund te thuhet per Messi , psh qe eshte lojtari me i mire ne bote aktualisht por jo per lojtare qe mendoni ju personalisht , apo mendojn edhe shume te tjere ,
    Ne predikimet e futbollit nuk eshte e rendesishme si mendojme ne apo te tjeret , si deshirojme ne apo si deshirojne te tjeret , e rendesishme dhe thelbesore eshte se nje shkrim duhet te jete origjinal dhe i pa anshem , edhe nese cilesohet si futbollisti me i mire e nese nuk eshte ,nuk mund te thuash , ne ate menyre siq thoni ju , “Pa dyshim qe eshte mbrojtesi i djathte apo portjeri me i mire ne bote “.
    Kjo eshte dicka absoulutisht e papranueshme , eshte dicka anti-futbollistike dhe absurde .
    Kshtu qe , ju nuk jeni profesionist por nuk do te thote qe te shkruani qfar te deshirone ne baze te preferencave personale ,
    Ne futboll nje gje eshte e rendesishme , realiteti dhe paanshmeri ( per analistet e futbollit)

    ajt me t`mira , e mos kundershtoni se s`jinni ma tmirt :)

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's players celebrate the opening

Editorial: Rikthim i Kampionëve – Pesë gjëra që kemi mësuar nga derbi anglez

LajmeSport.com i është kthyer një editoriali mjaftë të ...
Ivorian striker Didier Drogba (CL) celeb

Lojtari i botës për këtë javë

Lojtari i Chelseat i cili këtë javë shkëlqyer ...
Untitled-1

LIVE TRANSFERIMET

Siç ju kemi paraljmëruar më herët se stafi ...

Advertisements

Refero dhe Fito 
Refero dhe Fito