E gjithë vëmendja e botës së futbollit qëndron nesër në supersfidën Milan – Manchester United dhe LajmeSport.com nuk ka të ndalur me editorialet për këtë sfidë për të ju sqaruar sa më mirë se cilat janë gjasat e skuadrave.
Në analizën time të radhës do të nxjerr në shprehje elementet të cilat mund ta bëjnë Milanin ta mposht Manchester Unitedin në top formë nesër.
A do të ngadhënjej përvoja në CL dhe historia ndaj United, që Milani ta mposht Manchester Unitedin në top formë?
A ka ky Milan kapacitet për të përsëritur fitoret e vitit 2005 dhe 2007 ?
Në aspektet e cilësisë dhe kuantitetit ky Milan është shumë shumë më i dobët se ai në vitet 2005 dhe 2007. E para e punës ëshë se lojtarët janë më në moshë, dhe së dyti rosonerët nuk do të llogarisin në klas të lojtarëve të kalibrit të Kakas.
Por, Manchester Unitedi gjithashtu është shumë më i dobët se sa që ishte në sezonet 2007/2009.
Nëse shikojmë nga ky aspekt, Milani posedon disa top lojtarë, si Ronaldinho, Pato, Nesta dhe Silva që mund të bëjnë diferencën në sfidën e nesërme dhe pse jo, të fitojnë.
A ka besim Milani se mund të mposht një Manchester United në top formë ?
Hmm, tani do të elaboroj si rosonerët. Milani, nëse përjashtohet besimi në Serie A, ka shumë besim të madh kur luan në Ligën e Kampionëve. Statistikat dhe të arriturat tjera flasin më shumë për një dekadë fantastike të kuq e zinjve.
Si do të hyjë Milani në këtë takim ?
Milani nuk po kalon nëpër formën më të mirë. Dy barazime ndaj dy skuadrave të kategorisë së ulët si Livorno dhe Bolonja, kanë lënë një njollë të zezë në formën e Milanit, dhe e gjithë kjo erdhi pas humbjes turpëruese të Milanit nga Interi. Sidoqoftë, Milani mposhti Udinesen të premtën 3-2, por gjithashtu është jashtë garës në Coppa Italia.
Këto rezultate të Milanit mund të them me plotë kuptim të fjalës se e përjashtojnë atë nga gara për titull në Serie A, dhe prandaj besimi për të fituar Ligën e Kampionëve është i madh, sepse Serie A dhe Liga e Kampionëve janë dy gara diametralisht të kundërta.
Beckham ?

Të gjithë e dijmë se përqëndrimi do të jetë në ish assin e United. Ai nuk është në formën më të mirë, por…Beckham skuadrën e ndërron por zakonin se harron.
Milani luan në një sistem 4-2-1-3, dhe unë vë në dyshim kolaboracionin mes Beckhamit dhe Pirlos në këtë formacion. Mirëpo, në këtë taktikë, Beckham mund të jetë i dobishëm nëse luan në krahun e Patos, duke i servuar këtij në tavolinë disa prej specialiteteve të tij.
Rreziku më i madh për Manchester United ?
Ronaldinho dhe Alexandre Pato. Nëse këta dy janë në disponim, unë vërtetë nuk e di se çfarë do të mund ti ndodhë nëser skuadrës angleze.
Darren Fletcher dhe Michael Carrick do të kenë për detyrë të ndalin ujkun e vjetër Andrea Pirlo forma e të cilit nuk është e qëndrueshme, por mjafton të ju kujtoj ndeshjen me Real Madridin dhe të mos vazhdoj më…
Çfarë rëndësi ka rikthimi i Nestës dhe i Patos ?
![]()
Kruciale. Nesta do të bëhet së shpejti 34 vjeçar, por, ai është njëri prej mbrojtësve qëndror më të mirë në botë. Sidomos këtë sezonë, Nesta ka treguar formë të lartë në bashkëpunim me Thiago Silvën.
Pato është i rëndësisë së veçantë. Ai plotëson hapësirat në sulm, dhe plotëson dëshirat e Leonardos. Vetëm vëreni fytyrat e mbrojtësve kur janë në duel me Paton.
Dhe një gjë se e harrova. Milani të katër ndeshjet pa fitore duke përfshirë atë me Interin i pësoi pasi që Nesta dhe Pato ishin të lënduar.
Kaka shkatërroi Unitedin në 2007. A ka Milan një lojtar të kalibrit të Kakas që mund përsëris një paraqitje të tillë ?
![]()
JO. Ronaldinho nuk është ai që ishte si në të kaluarën kur kalonte nga shtatë lojtarë, përderisa Pato nuk e ka atë elementin e fundit që e kishte Kaka.
Njeriu i vetëm që është në gjendje për të përsëritur paraqitjen e Kakas është Pato, i cili ashtu ashtu nuk është në formën më të mirë fizike.
Pirlo, Nesta dhe Gattuso ishin pjesmarrës në demolimet e Unitedit në të kaluarën. A do të kenë ndikim ata në sfidën e nesërme ?
![]()
Nesta, padyshim se do të ketë. Siç thashë dhe më lartë, ai është njëri prej mbrojtëve më të mirë në botë.
Gattuso nuk është më ai i vjetri. Ai nuk ka aftësinë si në të kaluarën për të kositur kundërshtarët, apo më mirë thënë për të gëlltitur gjithçka që gjente përpara.
Sa për Pirlon, shumë varet se në cilën anë të krahut zgjohet nga gjumi. Në të kaluarën ka qenë klasi botëror, kur të tjerët kanë që të dobët. Këtë sezonë ka treguar shenja të një Pirlloje të vjetër, por ai është i paparashikueshëm.
Po Ronaldinho ? Çfarë do të duhet të pres United nga Ronaldinho?
Ronaldinho ishte fantastik që nga Nëntori, dhe aktualisht po luan në nivelin më të lartë. Ai është në krye të listës së asistuesve në Serie A dhe krijoi të tri golat ndaj Udineses të premtën.
Ronaldinho nuk është ai ylli i paprekshëm siç ishte në Barcelonë – ai ka humbur shpejtësinë dhe shkathtësinë për të kaluar nga shtatë lojtarë. Por, ai ka ende teknikën, triqet, dhe pasimet në thellësi të zonës, që askush në botë nuk i ka përpos dyshes së Barcelonës Xavi – Iniesta. Ronaldinho është brengë e vërtetë për Manchester Unitedin.
Rooney ka detyruar mbrojtjet e Premier Ligës të kapitulojnë rend një nga një. A do të mund ta ndal atë mbrojtja e Milanit?
Ndalja e Rooneyt varet nga një gjë – a do të luajnë Nesta dhe Thiago Silva së bashku në të dyja takimet.
Nëse do të luajnë, atëherë Rooney do të mund të ndalet pasi që po shohim partneritetin më të mirë në ndonjë mbrojtje sot në botë. Nëse njëri nuk luan, atëherë mbrojtja e Milanit dorëzohet, kurse Dida hedh peshqirin e bardhë.
Thiago Silva përkundër konfirmimeve jo zyrtare është në dyshim për ndeshjen e parë në San Siro.
Cili është parashikimi juaj për këtë sfidë ?
Për sfidën e parë, të ju them sinqerisht favorizoj Milanin. Ndoshta kjo frazë është e çuditshme duke para analizat e mia të mëhershme, por, ky është fakt.
Për mendimin tim, nëse Nesta dhe Silva luajnë së bashku, edhe po të bashkoheshin zotërat e Ronaldos me Manchesterin nuk do të ketë kush të depërtoj në mbrojtjen rosonere.
Nëse rastësisht Thiago Silva mungon, atëherë Rooney do të ketë se çfarë të lëvroj.
Kërkojmë falje për vonesën në parashikim, i cili do të vjen në mënyrë ekskluzive me konkluzat përfundimtare për sfidën e nesërme, në mënyrë speciale nga unë dhe kolegët e mi në ora 22:00.
/LajmeSport.com
Tags: Champions League, man.utd, Milan