Tuesday, May 22nd, 2012

CL Debat: Pse humbi Milani ?

Published on February 17, 2010 by   ·   67 Comments

LajmeSport.com pas takimit të djeshëm Milan – United dëshiron të ndaj mendimet me ju vizitorë të nderuar në një debat ku do të elaborohet gjithçka që ndodhi dje në San Siro.

Kjo analizë është ekskluzive nga unë dhe mendimet e mia janë në suazat e LajmeSport.com. Për këtë arsye është në formë të debatit që secili prej jush të shpreh mendimin e tij.

Më poshtë do të shtrohen arsyet e humbjes së Milanit para tifozëve të vet.

Pse humbi Milani ?

Pyetja e parë fillon me një pyetje tjetër. Pse fitoi Manchester United?

Skuadra angleze tregoi dje pjekurinë dhe vendosmërinë për tu rikthyer. Në pah u vë gjithashtu dhe strategjia dinake e Sir Alex Fergusonit. Fati gjithashtu e ndihmoi Unitedin në mposhtjen e Milanit, që nga ana tjetër dështoi të konkretizonte.

Nesta – Silva, çfarë shkoi keq ?

Dyshja Nesta – Silva funksionoi për mrekulli në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë dështoi totalisht. Në fakt kthesa në këtë takim u bë kur u barazua rezultati me atë gol fatlum të Scholes, meqë rast nga loja doli Antonini. Dalja e Antoninit ishte fatale për mbrojtjen e Milanit. Anësorët e United gjetën mjaft hapësira për të depërtuar në thellësi të zonës së Milanit, ku dhe u shpartallua mbrojtja e mrekullueshme e Milanit deri në ato momente.

Ku gaboi Leonardo ?

Leonardo duket se nuk mësoi asgjë nga disfata ndaj Interit, apo thënë më mirë gaboi më rëndë.

Stretegu brazilian gabimin e parë e bëri me të startuar takimi. Pozicionimi i David Beckhamit në qendër të fushës ishte një gabim fatal. Leonardo nuk shfrytëzoi sa duhet harkimet e Beckhamit që siç dihet janë legjendare. E kam përmendur shpeshherë kolaboracionin me Pirlon, që siç u pa dje dështoi. Leonardo, është dashur thjesht ta vendos Gattuson në pozitën ku luan vetë Gattuso, dhe jo Beckhamin në pozitën ku luan Gattuso.

Gabimi i dytë i Leonardos ishte Huntelaar. Unë personalisht nuk e kam parë holandezin të ketë prekur ndonjëherë topin, pos atij rasti ideal të lëshuar. Çdo sulmues tjetër do të shënonte nga ajo pozitë. Do të ishte më mirë që në vend të Huntelaar të luante Inzaghi që është dhe sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve , apo dhe Clarence Seedorf që u inkuadrua vonë dhe shënoi një gol maestral..

Gabimi i tretë dhe më i rëndë i Leonardos ishte zëvëndësimi i Antoninit të lënduar me Favallin. Favalli është një veteran që dje tregoi moshën e tij. Favalli më nuk është për futboll, por është për të luajtur shah në qendrën e penzionistëve. Gabimet e tij dje ishin katastrofike, të cilat rezultuan me një harkim të Valencias që përfundoi sfidën. Favalli ishte fajtori kryesor për dy golat e pësuar në pjesën e dytë.

A i shfrytëzoi Ferguson gabimet e Leonardos ?

Maksimalisht. Ferguson nuk qëndroi kotë në San Siro për të shikuar Milanin në ndeshjen me Udinesen, por për këtë i ndihmoi dhe ndeshja me Interin, sigurisht.

Planet e Leonardos dështuan për të mos pranuar gol, kur Ferguson ashtu siç e parashikova në epilogun e parashikimit Milan – United, shtroi posedimin e topit gjithandej fushës, duke e lodhur, raskapitur dhe sakatosur Milanin që hyri në lojë jo i përshtatur mirë.

Sikurse një roboti kur i vendos ndonjë pjesë në vend të gabuar ashtu u sjell dje dhe Milani. Pasi që lodhi Milanin, Ferguson hoqi nga loja të dështuarin Nani, dhe inkuadroi Valencian, që me një harkim për Rooneyn kreu punën e tij.

Fati ishte gjithashtu në anën e Fergusonit. Milani pati rastet e tij në këtë takim, por shfrytëzoi mos konkretizimin, që ishte maksimal për skuadrën e tij. United mbaroi ndeshjen me tre raste, dhe që të trija i konkretizoi. Thjesht, Ferguson dje aplikoi një strategji të përkryer, por lojë jo të mirë. Kjo dëshmoi se ndeshja e djeshme ishte ndeshje taktike.

A e meritoi Milani fitoren?

Sigurisht. Milani luajti në pjesën më të madhe të kohës më mirë, duke patur më shumë raste. Nga 14 goditjet e Milanit, 5 shkuan në kornizë, duke mos llogaritur dhe atë rast të Huntelaar.

Po ta kishte posedimin Milani më të lartë, atëherë sigurisht se fitorja do të ishte e rosonerëve. Mungoi pak dhe fati, në disa raste të veçanta.

Nuk mund të thuhet se edhe United nuk e meritoi fitoren, por Milani ishte i përkryer në këtë takim, përpos asaj se ju nënshtrua Unitedit në posedimin e topit, gjë që ndikoi në epilogun e takimit.

Këtu shtohet fakti, që Dida nuk ndaloi asnjë goditje, për arsye se nuk pati punë, por edhe kur pati, nuk e kreu punën si duhet, thjesht nuk pati gjasa, e nga ana tjetër Van der Saar vetëm sa nuk është shqyer.

Ronaldinho ?

Ronaldinho ishte fantastik. Ai nuk ishte fajtori për humbjen. Ai ishte fajtor pse nuk shënoi. Samba dhe Rumba në fillim të takimit ishin ekstraordinere. Ato pasimet e klasit dëshmuan se ai është lojtar i madh dhe ende ka diçka nga ai Dinho i vjetër.

Nuk e di sa ju fascinoi ai kalimi i dy lojtarëve të United, por mua thjesht më çmendi. As lojtari më i shtrenjtë në botë nuk do ta bënte atë, më pas, ajo goditje fenomenale që në fillim preku tokën dhe më pas shkoi te portieri ishte…

Van der Saar ishte në nivel të lartë në këtë takim prandaj Dinho nuk shënoi dhe një gol të dytë, pas atij golit të parë që elektrizoi takimin.

Është dhe ajo situatë kontestuese 1 me 1 me Rio Ferdinandin. Nëse shikoni mirë e mirë xhirimet e ngadalsuara do të vëreni që ai rast nuk kishte lidhje me penalti. Aty u vërejt se Ronaldinho po i afrohet penzionimit. Nuk arriti të kaloj një Ferdinand 34 vjeçar në një situatë 1 me 1. Nuk ishte penalti me vetë faktin se Ronaldinho lëshoi topin përpara kurse Ferdinand eliminoi Dinhon kur ky i fundit nuk e kishte pranë topin. Sidoqoftë, është vetëm mendimi im…

Rooney ?

Protagonisti kryesor i takimit. Definitivisht Rooney tregoi klasin e tij dje në atë takim, thjeshtë i parezistueshëm, sulmuesi më i mirë në botë aktualisht.

As një Silva me Nestën nuk arritën ta ndalnin Rooneyn. Në fakt Rooney është për çdo lavdatë për shkak të qëndrueshmëirsë së tij, dhe aftësisë për të shënuar nga pozita të papërshtatshme si goli i parë i tij me kokë pas harkimit të Valencias që ishte gabim i mbrojtjes rosonere.

Goli i dytë ishte fantastik. Mos të zgjas më shumë Rooney merr notën më të lartë nga unë për këtë takim.

Inzaghi, Seedorf dhe gjyqtari ?

Inzaghi është dashur të luaj që nga fillimi. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve dhe mos shfrytëzimi i një asseti të tillë është vërtetë turp për Leonardon.
Jam i bindur se Inzaghi do të luante më mirë se Huntelaar, të paktën do ta shfrytëzonte atë rast të humbur. Një Inzaghi nuk i mjaftojnë 10 minuta lojë, por atij i duhet të luaj 90 minuta lojë, dhe në kohën shtesë shënon.

Seedorf tregoi klasin e tij prej një veterani dje. Njeriu që fitoi më shumë trofenjë të Ligës së Kampionëve shtoi shpresat e pashpresë të Milanit me atë gol maestral. Seedorf është dashur të luaj që nga fillimi, sidoqoftë, ai do të luaj në Old Traffod nga fillimi, për këtë jam i sigurtë.

Gjyqtari ishte fantastik. Në asnjë rast nuk gaboi, përpos atyre dy shkeljeve më qëllim të Rooneyt bërë ndaj lojtarëve të Milanit. Rooney duhej të përjashtohej por këtë nuk e vërejtën asnjëri nga katërshja e gjyqtarëve, përderisa futbollistët e Milanit lëngonin në tokë.

Cilat janë gjasat e Milanit për tu kualifikuar ?

Të pakta. Them kështu pasi që tre gola të pranuar si vendas janë shumë. Vetëm imagjinoni ambientin në Old Trafford dy javë më vonë. Old Trafford tradicionalisht ishte treguar terren i vështirë për Milanin.

Sidoqoftë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse Leonardo sakrifikon një Huntelaar për një Inzaghi, apo një lojtar tjetër për Seedorfin do të mund të bëhej diferenca. Leonardo duhet të shfrytëzoj përvojën e madhe të lojtarëve të tij për të ndryshuar diçka përndryshe…

Parashikimet ?

Se sa ishte e vështirë për tu parashikuar kjo ndeshje tregon një fakt i nxjerrë nga ne.

Nga 144 komentues të pyetur në parashikim, për të parashikuar vetë vizitorët këtë sfidë është vetëm një që e ka qëlluar atë.

Vizitori Urim me email urimi_x15@………com që tha se ndeshja do të përundonte 2-3 për Manchester United.

Kjo ishte analiza e ime për këtë sfidë. Kërkojmë dhe mendimin tuaj për këtë sfidë, dhe për analizën në fjalë…Shprehuni..

Bashkohu në FaceBook

Arnolld Korenica, kryeredaktor i LajmeSport.com

Tags: , ,

  • http://lajmesport.com toni-as.roma

    sesht shtir me gje ku gaboj leonardo ka gabune te formacioni qe hu hi me 3 sulmus se su kan ty lu aty me sinen poer me naqesterin se u duft me shtisedorfin pej fillimi e jo huntellairn

  • SamuelEto9Inter

    Shkaki kryesor qe milano humbi lojen esht gabimet e shumta e mesfushes ne pasime edhe hubja e shum topve nga pato

  • pim-4eVer-united

    ooooo hupi millani se fergie osht strateg o njerz , din qysh luhet o BAB osht aj per futboll,qelsi i fortev t’unitedit osht qe merr goll e para, me pastaj vaj halli per kundershtrin, fergie pjesen e par munet me hup edeh 3 me 0 po pjesen e dyt e formon strategjin qe ta mun cilen do ekip 5 me 3 me dasht . united 4eVer champion,ska koment ktu

  • http://www.lajmesport.com dikush

    un kom thon qe fiton 1 me 3 edhe ni autogoll ka me jep manqesteri qe ndodhi ashtu edhe 3 per manqesterin kom thon njo nani njo rooney edhe njo rafael

    po ju lypni qi deknit se kurkush ma afer se un so kon

  • http://www.man.utd.com shuajb

    paramenoni ne oltrafold a mun me marr milani pik ? jo ska shanc qfar tifoz te flakt ka mangjesteri unitedi veq nje befasie malle nje fat i mall pe r milanin mun me posht manchesterin veq nese ka fat shum te mall edhe bekamin sbon em shti te ne tifozt e manchesterit ja hami kryt me poter

  • UNITED

    Manchester United ka fituar me plot merit ti Arnolld po shifet qe je me milanon poor you :( mvjen shum keq qka me bo

    Manqja o manq e ROONEY OSHT ROONEY
    Ska as nest asilv akurgjo qe i nal se nshpin ti ban

    ONE FERGUSON
    ONE ROONEY
    ONE MANCHESTER UNITED :)

  • besnikmilan

    milani ne ndeshjen tjeter mund te kualifikohet me tutje se ato te ac milanit prej ne minuten e par de filloje te sulmojn e kurse man.utd de filloje te mbrohet ta ruaje rezultatin edhe si i ndodhi juventusit me bayern mynhenin qe juventusi donte ta qese lojen nje ( x )

  • liridon

    tung me vjen mir qe lajmi esht nje program mjaft i qelluar per te ber komente rreth futbollit sportit me te popullarizuar ne bot une mendoj se AC MILAN humbi ndeshjen mjaft te fort me gjigantin Anglez MAN UTD ndersa me pyetjen tuj pse humbi MILAN sepse MAN UTD u tregua me superiore per at arsye edhe humben lojen djelmoshat e Leonardos tung tung gjith te mirat klm

  • korab

    A e meritoi Milani fitoren?
    Sigurisht. Milani luajti në pjesën më të madhe të kohës më mirë, duke patur më shumë raste. Nga 14 goditjet e Milanit, 5 shkuan në kornizë, duke mos llogaritur dhe atë rast të Huntelaar.
    Po ta kishte posedimin Milani më të lartë, atëherë sigurisht se fitorja do të ishte e rosonerëve. Mungoi pak dhe fati, në disa raste të veçanta.
    Nuk mund të thuhet se edhe United nuk e meritoi fitoren, por Milani ishte i përkryer në këtë takim, përpos asaj se ju nënshtrua Unitedit në posedimin e topit, gjë që ndikoi në epilogun e takimit.
    Këtu shtohet fakti, që Dida nuk ndaloi asnjë goditje, për arsye se nuk pati punë, por edhe kur pati, nuk e kreu punën si duhet, thjesht nuk pati gjasa, e nga ana tjetër Van der Saar vetëm sa nuk është shqyer.

    qita ta lexojin tifozat e manches se e dijin fort mir qe milano ka lujt shum m a mir se manchesteri

  • http://vototrajnerinedekades vailnho-barca

    une menoj se gabimet nuk boni MILLANO ne fsuh por mosha e lojtarve qe jan shum te moshuar dhe pergatitja fizike ishn ne anen e MANCHESTERIT.
    Po ta shikonit pjesen e dy ne dallim me te paren do te vereni nje ndryshim te madh tek MILLAN deri minuten e 60 MILAN luajti shum mir por pergatitja e dobet fizike ne krahasim me MANCHESTERIN ishin te dukshme.
    Kur RONEY shenoi per 1-2 MILLAN me nuk ksihte asnje shpresRonaldinho ishte ne form por tek MILAN reparti me i dobet eshte mbrojtja siq e veret ne te dy golat e ROONEYT faji ishte i mbrojtesve dhe mendoj se BERLUSCONI
    ose duhet te lere MILLANON ose duhet te investoj ne lojtar te rinj si HERNANES, DZEKO ,BENDTNER KJAER apo CHIELINI .

    MILLANI duhet te nderroj ja 8 lojtar standard sepse lojtart si ANTONINI ZAMBROTA ABATE BORIELLO INZAGHI AMBROSINI SEDOR (edhe pse ky lojtar lun si te ishte 20) koha ju ka kaluar dhe nuk jan per nje ekip siq eshte MILAN

  • http://www.lajmesport.com driton

    a din pse ka hup milani veq qe ska mujt me dha golla ma shum se man utd edhe pse jam fans i futbollit anglez dhe i ekipit te chelsit um ka ardh shum mir qe e ka mujt ne ven te vet milanon edhe kjo u kan e ditne breh .

    Chelsea Champion INTER 1:2 CHELSEA

    CHELSEA 3:1 INTER

  • http://forumisportiv MANQESTER JUNAJTID

    QE THAT ROONY BERI 2 SHKELJE MENDOJ QE JAN TE PA QELLIMTA E PAT EDHE
    J
    U QFAR PERSHENDETJE BERI ROONY ME LOJTAR E MILANIT

  • http://lajmetsport.com Beeni-Swe

    Hahahaha Po a nuk ke Karton i Kuq Per Nesen kur goditje nga kendi per Milanon kur Rooney pranoi nje top me Gjoks e kaloi Nestan poashtuh nesta kapi me dy duart per fanelle aty direkt jepet kartoni kuq se lojtari fundit ke Poashtu si paske numeru Rastet mire te United Roney 3 her ka gjuj afer Shtylles poashtuh 2 her ja ka penguar Dida direkt ne Port Tjetra Sfid Ju websaiti juaj thojshit se Rooney smundet me ju ik kurqysh Thiago Silva poashtuh Nestas kurr hiq Hmm Dmth sja keni qelluar Fare hiq Se Roooney ka bo hajgare pram me Nestan edhe me silva pram haha skan mujt me ndal me asnje Duel Hmm prap spo perputheni askund me fjalt then me heret Patoo su vreit hiq se u kan ne Loj hiq Ronaldinho ka qen Fenomenal prej Milanos sedorf kuptohet eshte lojtari ma luftarak ne Milano Goli dyt i milanos erdh krejt nga gabimi i te Riut Silva i cili ja rrembei ronaldinhos nje top mendoi te shkoi para humbi topi dhe ai top i humbur kushtoi me nje gol pa pervoja beri te veten , Ndeshjen Kthimit Manchesterit ju Kthehet Legenda United Ryan Gigs Number Magic 11 Poshtuh Kthehet Qender Mbrotesi ma mire ne Europ Memaja Vidic poashtuh Owen Hragrivs Dmth 3 Lojtar Kyq ju kthehen Manchester United Munges te madhe ne mesfush dot kemi kartoni i dhan Michael Carrick 5 minuta para perfundimit gje se nuk dihet pse morri at karton se per ndryshe Manchester United e pret Milanon shum ma pergaditur se ne San Siro .. Nani sduhet te inkuadrohet ne loj se vreit pram shum pa pervoj Ne loj duhet te hyr prej minutes Par i pandalshmi Valenciaa poashtuh duhet edhe berbatov te jet ne looj keshtuh qe ne Old Traford mos priteni me Fitu Milano Theater Of Dreams Teatri Enderrave kush hyn aty Humb :D hehe Manchester United i ka shikuesit Trent keshtuh qe ju pershendes parashikimet websaitit sjan dal ket her se kan favorizu MIlanon 100% poashtuh as te tifozeve te Milanit hehe Manchester United braoosss a(L)

  • c.ronaldo

    manchesteri e ka meritu fitoren e sidomos lojen qe e ka percaktu ne pjesen e dyte manchester united kampion i evropes edhe i anglise love you united so much

  • http://lajmesport.com Man Utd

    Thjesht Milani humbi se Man Utd n’pjesen e dyte e mori lojen ndore edhe mujm me thon ajo golla e Sedorfit ishte me fat. Ma heret Arnolld Korenica ka than dyshja Thiago Silva dhe Nesta eshte e pathyeshme , kom than edhe une Thiago Silva nuk ka eksperienc e Rooney perfitoi maksimalisht.

  • Rossonero

    mir po pajtona n`shumicen e rasteve me mendimet e jujaa. po veq diqka se n`at rasstin Ronaldinho njo me njo me Ferdinand nuk osht Puna aty me kalu nji 34 vjeqar . Aty Ronaldinho o tregu ”MAESTRO” ato pak kush e bon ,po ajo o kon fauull i paster ,n`at rast o duft mu akordu faull per Millanin,edhe n`at rast o duft karton t`kuq Me ja Jep referi Ferdinandit, se o kon lojtari i fundit. Edhe uNE Jom ROSSONER i flakt deri n`vdekjee!! . MOs u deshproni MILLANISTA se per Ne Shpresa osht ajo e fundit qe Vdes ! . se ADN-n e kena n`gjak per Lig t`kampionve .. kena me Luftuu deri n`dek n`Angli .

  • lumi

    hupi se milano ju ka vjetru ekipi edhe duhet me me pru loatjr te ri,,,,,,,edhe qitni diqka per sod si per shembull per bayernin e per tjera loj e jo millano manchesteri etj.Kjo loj ka perfundu edhe tash skena qa me u kry kjo loj…

  • http://telegrafi.com chelsea shampon

    o chelse shampion edhe milani kkualifikohet

  • florenti mancha champion

    OOO QYKY PO TE HIKA NERVA BRE QYKY ARNOLLD KORENICA TIFOZ I MILANIT,KTU EDHE QE JE TIFOZ DUHESH ME KAN I DREJT EDHE ME PRANU HUMBJEN…

  • Roneh

    Milani humbi ngase Manchester e ka nje Wayne Rooney i cili si vyn ma shum se 2seconda HAPSIR per met denu,gjithashtu papervoja e Leos edhe mosinkuadrimi i CS dhe Inzaghit!

  • Mergim

    Man.Utd vs Milan 4-2 kshtu ka me perfundu ndeshja.

  • Kujta-Fc.inter

    Shum thjesht bee qfar pytje palidhje:(po hupi se sdin me lujt :( qe pse hupi milano

  • chelziiiii

    kshtu dot ndodh edhe mos harroni mancester undited ne angli kame u mbrojt me shuum se ne mial qe u mbroj edhe milani esht milan ne europ cdo her lum me mir ju vet e dini se jasht milani lum me bukur me mir edhe sulmon me shum milani humbi sepse pato nuk luajti mir gabimi ishte huntelar sedorf a dasht prej fillim cdo gje mundet te ndosh ne mancester cdo gje.?por RONALDINJO ESHT FANTASTIL LOJTARI ME I MIR NE SAN SIRO KA QEN DINJO BRAVOO DINJA NA KE KNAQ.?edhe se humbee hallal te qoft.?

  • Tonni

    Parashikim Bayern Fiorentina 3:1 Caoo

  • http://www.mega-lisi.com Don AlCa

    Milito, Eto’o, Balotelli, Pandev edhe Snajder qita te 4 kan mi mujt chelsin hahhahhahahah kopni kopni oo ju me chelsin kerkah sjeni.. IO SONO INTERISTA FORZZA INTER

  • http://lajmesport.com burimi ac milan

    gabimi me i madh ishte dalja e antoninit dhe kur hyri ne loje ajo fusha favalli plak
    per mendimin tem ketu ka gabu shume leo me mir ta kishte inkuadru jankulovskin se fushen favalli
    por shpresoj qe ndeshjen tjeter do fitojma me dy gola epersi
    ———————————————–Dida—————————————

    bonera———————nesta—————silva———————–antonini

    ———beckhami(sedorfi)———————–pirlo—————–ambrosini————-

    —————————-pato————–huntelar(inzaghi) ————-dinho

  • http://www.lajmesportive.com forca barqa

    milano e ka merituar fitore por nesta e silva nuk eshte dyshe e preferuar per mendimin tim runi i pandalshem :D :D

  • Real Madrid FAN

    Arnolld Korenica sa i perket Inzaghit nuk osht golashenusi me i mire ne Ligen e Kampionve po ne Kup Uefa. Se nuk eshte mire mu informu keq . Se ma i miri en lige te kampionve osht Legjenda e Reali Raul . En ne pergjethsi jeni ok

  • bianconer

    Unn kishaa thann qe shkeljet e e rooney’t ishin me qellim e sa per ferdinand-dinho nja me njaa u dasht me ndeshkuu me kartonn te kuqq se u kan lojtari i fundit i manches edhee ferdinand e ka prekk amo penallti su kan se ke jasht zonee amaa referi gaboj qituu

  • Real Madrid FAN

    Ne te dyja bashk se kokna hait sorry en kup uefa edhe en lig te kampionve

  • iLiRRoS

    ktu nuk u ka thot per manqesteri se ka fitu po gabimet o trrudhana as per lojen chelsea – intter
    e ti valinho-barca shum budall kuke nja ambrosini lojtar i keq a ambrosini ja majti lojen masanej tutu ti se po shkon CHIELLINI ne milani ik bre bamu mer fmijaqq

  • http://besim-zhelina.tk Besim – Ac Milan

    EJ LENOARDO BONI GABIM XHI NUK E FUTI SEDORFIN PREJ FILLIMIT EDHE TE KISHIM PAT BORIELLON CE KJO ESHTE PSE KEMI HUMBUR POR KA EDHE NJE NDESHJE MUND TA FITOJM

  • korab

    aii milano en qit loj spat fat se shum ma mir lujti normal qe milano ka mi mujt manchesterin ne ndeshjen kthyese qysh e ka mujt realin ne vant te vetin
    rezultatet mujin mu kon 2:0 3:0 3:1 ose 3:2 me vazhdime

  • http://lajmsport.com SAMED AZEMI

    pse de milani e ka miritu ni barazim por fatiii

  • SamuelEto9Inter

    driton on February 17th, 2010 14:33

    o ti mos shurdho fort se qelsi si musafir as gjysen e e fushes nuk kan me kalu e leje me jap goll , qasi stili defanziv lun qelsi

  • MANCHESTER UNITED

    Pse Humbi Milano? Sepse Man UTD shume te forte dhe per ate arsye Milano nuk mund ta mposht Man UTD.
    Per Man UTD sfida e ndaj Milanos ishte nje kafshat e LEHT per djajt e kuq

  • naim-real madrid

    o arnolld kurr ste kam kritiku po sot meriton kritika pash zotin runi dy shuta i ka pas rreth shtylle e ka pas edhe tjera shanca bekamin se kisha shti hiq mas pari po sedorfin edhe si huntelari si inzagi njoijt jan pirloo ska dit hiq me lujt nesta silva qe ma livdojshe hiqq kurgjo edhe ne do sene ja ke nis me fol mire per milanin hiq pa u kon veq se po te shajn kto rosonerat edhe kryesorja inzagii osht golashenuesi ma i madh ne champion league edhe ne copa uefa se veq ne champions league esht legjenda i pakrahasueshmi raul gonzalez blanco se ne copa uefa atij si ka ra me lujt kurr :P :P :P

  • http://www.lajmetsport.com manueli

    shka jeni ka pritni qitni parashikimin BAYERN VS FIORENTINA
    sipas mendimit tim bayern 2:2 fiorentina e mendimi i shokut tim romes eshte BAYERN 2:0 FIORENTINA

  • http://www.lajmesport.com bessi

    barcelona shtudgard 4-0 gollat mesi . ibra .ka 2 gollaa asistat do t jen iniesta per ibren 1 dhe xavi per messin 2 dhe ibra me 1 solo aksion ka me dhan 1 goll vet ky esht parashikimi ma i mir n bot lexone pash robt nese nuk de qishtu qimani nanen ok

  • Milanisti

    Leonardo gaboi ne shume pikepamje sepse milan ka qene shum me i mire por me golat qe pesoi papritmas, i demoralizoj milanezet. Leonardo se pari eshte dashte qe thiago silvas te i caktoj ta ruan tere kohen rooneyn e pastaj eshte dashte qe lojtareve te tij te iu jap kurajo edhe me tutje, dhe se seedorf i dha krah lojes se milanit, Keshtu qe mendoj se prap milan eshte milan ne CL dhe se ne old trafford do te ngadhenjej.

  • http://www.lajmesport.com fcbarcelona

    Gabimin me te madh e ka bo me Huntelar
    ne vent te huntelar duhej te ishte i madhi Patoo

  • http://www.lajmesport.com egzon manutd

    ———————————————–van der sar —————————————

    brown——————vidiq———————ferdinand——————–evra

    ———valencia———————–fletcher————scholls —–————nani-

    ————————barbatov————–wayne rooney

  • http://lajmesport.com Beeni-Swe

    Vandersar

    Owen Hargrivs Rio Ferdinand Nemaj Vidic Patrick Evra

    Antonio Valencia Paul Schols Darren Fletches Rayn Gigs

    Dimiter Berbatov Wayne RoooNeeeyy

  • ib0oo

    I Veetmmi gabim qe ka humb Milani osht se Man Utd oosht shumm i Fooortt..:D

  • http://lajmesport.com Beeni-Swe

    —————————————-> Vandersar<———————————————-

    ________ Hargrivs____Ferdinand_____Vidic_________Evra______

    ________Valencia_____Shchols______Fletches______Gigs______

    ___________________Berbatov______________Rooneeeyy_________

  • edo

    milani ka hup se te 3 gola qi ka psu i ka psu si pasoj e gabimeve te mbrojtsave e sidomos te nesta edhe thiago silva

  • http://lajmesport.com Beeni-Swe

    Dot nderrohet krejt taktika ne Old Traford dot luajn Djemt Fergusonit 4___4___2__….Edhe se po thojn milano me fitu ju tifozeet Harronee mos Enderroni Koottt hiq po ju tregoi Dreittt ju sun bot kurqo ne shpi te juj ose ne Old traford se Ju Hajn SHikueset haha edhe Manchesteri ka me qen shum ma fort se mbrem se aty kthehet Vidiq kthehet Owen Hargrivs kthehet Legenga Manchester Uunited Ryaan Gigss keshtuh qe Veshtir me deprtu ska me qen ne loj mo i riu Silva … i pershendes Tifozeet Manchester United ..

  • http://www.menaxherfutbolli.com vullnet m.u.f.c

    qka po rreni se runi nuk i ka shkel me qellim lojtart e millanos , pahiri i ka ba,pse nuk din mu shtihav lojtart e millanos aj nuk i ka faj

  • afrim neza

    nuk e meritonte manshester united fitoren sepse nuk e beri lojen.lojen e beri milani ndersa rezultati flet per manchesterin.te shofim se qfar do te ndodhe me von.gjithçka eshte e paparashikueshme

  • UNITED

    urime united mas pari fitoren qe na e ke bo kshtu duhet me ken edhe herave qera ujitedi mendimet e mia jan se unitedi deri miuten e 35 sen u peerballuae kunder milanit masi barazoi paul schols unitedi filloi krejtsisht te ndryshoj lojen e tyre dmth esht nje e kip qe minuta e vazhdimit ja u mer ftyrat kundershtarve duhet me diten kur nje lojtar esht ne top form at her jo nesta ose silva po krejt mbrojtsit qe ekzistojn nuk kan shanc me e ndalu manchester united vs ac milan 2:0

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements