Thursday, May 24th, 2012

CL Debat: Pse humbi Milani ?

Published on February 17, 2010 by   ·   67 Comments

LajmeSport.com pas takimit të djeshëm Milan – United dëshiron të ndaj mendimet me ju vizitorë të nderuar në një debat ku do të elaborohet gjithçka që ndodhi dje në San Siro.

Kjo analizë është ekskluzive nga unë dhe mendimet e mia janë në suazat e LajmeSport.com. Për këtë arsye është në formë të debatit që secili prej jush të shpreh mendimin e tij.

Më poshtë do të shtrohen arsyet e humbjes së Milanit para tifozëve të vet.

Pse humbi Milani ?

Pyetja e parë fillon me një pyetje tjetër. Pse fitoi Manchester United?

Skuadra angleze tregoi dje pjekurinë dhe vendosmërinë për tu rikthyer. Në pah u vë gjithashtu dhe strategjia dinake e Sir Alex Fergusonit. Fati gjithashtu e ndihmoi Unitedin në mposhtjen e Milanit, që nga ana tjetër dështoi të konkretizonte.

Nesta – Silva, çfarë shkoi keq ?

Dyshja Nesta – Silva funksionoi për mrekulli në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë dështoi totalisht. Në fakt kthesa në këtë takim u bë kur u barazua rezultati me atë gol fatlum të Scholes, meqë rast nga loja doli Antonini. Dalja e Antoninit ishte fatale për mbrojtjen e Milanit. Anësorët e United gjetën mjaft hapësira për të depërtuar në thellësi të zonës së Milanit, ku dhe u shpartallua mbrojtja e mrekullueshme e Milanit deri në ato momente.

Ku gaboi Leonardo ?

Leonardo duket se nuk mësoi asgjë nga disfata ndaj Interit, apo thënë më mirë gaboi më rëndë.

Stretegu brazilian gabimin e parë e bëri me të startuar takimi. Pozicionimi i David Beckhamit në qendër të fushës ishte një gabim fatal. Leonardo nuk shfrytëzoi sa duhet harkimet e Beckhamit që siç dihet janë legjendare. E kam përmendur shpeshherë kolaboracionin me Pirlon, që siç u pa dje dështoi. Leonardo, është dashur thjesht ta vendos Gattuson në pozitën ku luan vetë Gattuso, dhe jo Beckhamin në pozitën ku luan Gattuso.

Gabimi i dytë i Leonardos ishte Huntelaar. Unë personalisht nuk e kam parë holandezin të ketë prekur ndonjëherë topin, pos atij rasti ideal të lëshuar. Çdo sulmues tjetër do të shënonte nga ajo pozitë. Do të ishte më mirë që në vend të Huntelaar të luante Inzaghi që është dhe sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve , apo dhe Clarence Seedorf që u inkuadrua vonë dhe shënoi një gol maestral..

Gabimi i tretë dhe më i rëndë i Leonardos ishte zëvëndësimi i Antoninit të lënduar me Favallin. Favalli është një veteran që dje tregoi moshën e tij. Favalli më nuk është për futboll, por është për të luajtur shah në qendrën e penzionistëve. Gabimet e tij dje ishin katastrofike, të cilat rezultuan me një harkim të Valencias që përfundoi sfidën. Favalli ishte fajtori kryesor për dy golat e pësuar në pjesën e dytë.

A i shfrytëzoi Ferguson gabimet e Leonardos ?

Maksimalisht. Ferguson nuk qëndroi kotë në San Siro për të shikuar Milanin në ndeshjen me Udinesen, por për këtë i ndihmoi dhe ndeshja me Interin, sigurisht.

Planet e Leonardos dështuan për të mos pranuar gol, kur Ferguson ashtu siç e parashikova në epilogun e parashikimit Milan – United, shtroi posedimin e topit gjithandej fushës, duke e lodhur, raskapitur dhe sakatosur Milanin që hyri në lojë jo i përshtatur mirë.

Sikurse një roboti kur i vendos ndonjë pjesë në vend të gabuar ashtu u sjell dje dhe Milani. Pasi që lodhi Milanin, Ferguson hoqi nga loja të dështuarin Nani, dhe inkuadroi Valencian, që me një harkim për Rooneyn kreu punën e tij.

Fati ishte gjithashtu në anën e Fergusonit. Milani pati rastet e tij në këtë takim, por shfrytëzoi mos konkretizimin, që ishte maksimal për skuadrën e tij. United mbaroi ndeshjen me tre raste, dhe që të trija i konkretizoi. Thjesht, Ferguson dje aplikoi një strategji të përkryer, por lojë jo të mirë. Kjo dëshmoi se ndeshja e djeshme ishte ndeshje taktike.

A e meritoi Milani fitoren?

Sigurisht. Milani luajti në pjesën më të madhe të kohës më mirë, duke patur më shumë raste. Nga 14 goditjet e Milanit, 5 shkuan në kornizë, duke mos llogaritur dhe atë rast të Huntelaar.

Po ta kishte posedimin Milani më të lartë, atëherë sigurisht se fitorja do të ishte e rosonerëve. Mungoi pak dhe fati, në disa raste të veçanta.

Nuk mund të thuhet se edhe United nuk e meritoi fitoren, por Milani ishte i përkryer në këtë takim, përpos asaj se ju nënshtrua Unitedit në posedimin e topit, gjë që ndikoi në epilogun e takimit.

Këtu shtohet fakti, që Dida nuk ndaloi asnjë goditje, për arsye se nuk pati punë, por edhe kur pati, nuk e kreu punën si duhet, thjesht nuk pati gjasa, e nga ana tjetër Van der Saar vetëm sa nuk është shqyer.

Ronaldinho ?

Ronaldinho ishte fantastik. Ai nuk ishte fajtori për humbjen. Ai ishte fajtor pse nuk shënoi. Samba dhe Rumba në fillim të takimit ishin ekstraordinere. Ato pasimet e klasit dëshmuan se ai është lojtar i madh dhe ende ka diçka nga ai Dinho i vjetër.

Nuk e di sa ju fascinoi ai kalimi i dy lojtarëve të United, por mua thjesht më çmendi. As lojtari më i shtrenjtë në botë nuk do ta bënte atë, më pas, ajo goditje fenomenale që në fillim preku tokën dhe më pas shkoi te portieri ishte…

Van der Saar ishte në nivel të lartë në këtë takim prandaj Dinho nuk shënoi dhe një gol të dytë, pas atij golit të parë që elektrizoi takimin.

Është dhe ajo situatë kontestuese 1 me 1 me Rio Ferdinandin. Nëse shikoni mirë e mirë xhirimet e ngadalsuara do të vëreni që ai rast nuk kishte lidhje me penalti. Aty u vërejt se Ronaldinho po i afrohet penzionimit. Nuk arriti të kaloj një Ferdinand 34 vjeçar në një situatë 1 me 1. Nuk ishte penalti me vetë faktin se Ronaldinho lëshoi topin përpara kurse Ferdinand eliminoi Dinhon kur ky i fundit nuk e kishte pranë topin. Sidoqoftë, është vetëm mendimi im…

Rooney ?

Protagonisti kryesor i takimit. Definitivisht Rooney tregoi klasin e tij dje në atë takim, thjeshtë i parezistueshëm, sulmuesi më i mirë në botë aktualisht.

As një Silva me Nestën nuk arritën ta ndalnin Rooneyn. Në fakt Rooney është për çdo lavdatë për shkak të qëndrueshmëirsë së tij, dhe aftësisë për të shënuar nga pozita të papërshtatshme si goli i parë i tij me kokë pas harkimit të Valencias që ishte gabim i mbrojtjes rosonere.

Goli i dytë ishte fantastik. Mos të zgjas më shumë Rooney merr notën më të lartë nga unë për këtë takim.

Inzaghi, Seedorf dhe gjyqtari ?

Inzaghi është dashur të luaj që nga fillimi. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve dhe mos shfrytëzimi i një asseti të tillë është vërtetë turp për Leonardon.
Jam i bindur se Inzaghi do të luante më mirë se Huntelaar, të paktën do ta shfrytëzonte atë rast të humbur. Një Inzaghi nuk i mjaftojnë 10 minuta lojë, por atij i duhet të luaj 90 minuta lojë, dhe në kohën shtesë shënon.

Seedorf tregoi klasin e tij prej një veterani dje. Njeriu që fitoi më shumë trofenjë të Ligës së Kampionëve shtoi shpresat e pashpresë të Milanit me atë gol maestral. Seedorf është dashur të luaj që nga fillimi, sidoqoftë, ai do të luaj në Old Traffod nga fillimi, për këtë jam i sigurtë.

Gjyqtari ishte fantastik. Në asnjë rast nuk gaboi, përpos atyre dy shkeljeve më qëllim të Rooneyt bërë ndaj lojtarëve të Milanit. Rooney duhej të përjashtohej por këtë nuk e vërejtën asnjëri nga katërshja e gjyqtarëve, përderisa futbollistët e Milanit lëngonin në tokë.

Cilat janë gjasat e Milanit për tu kualifikuar ?

Të pakta. Them kështu pasi që tre gola të pranuar si vendas janë shumë. Vetëm imagjinoni ambientin në Old Trafford dy javë më vonë. Old Trafford tradicionalisht ishte treguar terren i vështirë për Milanin.

Sidoqoftë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse Leonardo sakrifikon një Huntelaar për një Inzaghi, apo një lojtar tjetër për Seedorfin do të mund të bëhej diferenca. Leonardo duhet të shfrytëzoj përvojën e madhe të lojtarëve të tij për të ndryshuar diçka përndryshe…

Parashikimet ?

Se sa ishte e vështirë për tu parashikuar kjo ndeshje tregon një fakt i nxjerrë nga ne.

Nga 144 komentues të pyetur në parashikim, për të parashikuar vetë vizitorët këtë sfidë është vetëm një që e ka qëlluar atë.

Vizitori Urim me email urimi_x15@………com që tha se ndeshja do të përundonte 2-3 për Manchester United.

Kjo ishte analiza e ime për këtë sfidë. Kërkojmë dhe mendimin tuaj për këtë sfidë, dhe për analizën në fjalë…Shprehuni..

Bashkohu në FaceBook

Arnolld Korenica, kryeredaktor i LajmeSport.com

Tags: , ,

  • UNITED

    ____________ rooney___________berbatov_______________________

    _valencia_______________ scholes_________cerick____________ nani

    evra______ vidic______________ferdinant_________refael

    ______————————- van der sar———————________________________

  • fatmir JUVENTUS

    Shume mire je duke i analizuar ndeshjet o analist. Kujtoje veq pak analizen e para dy a tri dite. Pate thene se MILANI nuk duhet te frikesohet prej sulmeve nga krahet pasi nuk eshte C.RONALDO mirepo te trija golat rane nga harkimet nga krahet.

  • edonn-acmilan

    qyre ti arnolld ti lidhje spaske per futboll se referimi u kan katastrof 2 penalla sja nali millanos kur u kan rezultati 1-0 per millanon e ti kish nal qata 2 ather rezultati ish kan kejt ndryshe po referat sishin kerka un as n kosov se kisha lan me referu se ti sha kan n san siro pa dal n fush e mi ja q* motren grusht qati referi se kisha lan plus qaj rasti veq me ferdinantin qe po thu qaj ke faull po ti nuk po shifshe mir e blej do syza plus aj i dobti aj runi qe lidhje skish aj far kryemadhi aj dy her e shkeli boneren n krye edhe referat sen ronaldinho mir qe po thu i fort edhe kurkush sun thot ndryshe se u pa qa bani a per juve qe thoni r80 i dobt jav q* motrat n goj jav qi a e pat qysh duhet mi kalu ka 3 mbrojtsa ni goll e dha plus asistoj per goll t dyt dy penalla i nxerri po referat sja nalen bre motrat e referav ja q***** kur ke me ferdinantin e kaloj boll mir po aj i hini keq ja bani faull edhe ke lojtari i fundit un mas pakti t verdh ja kisha dhanpo aj far moter q*** se nali as faull. A per ndeshjen e kthimit sdi qka me than veq ishalla referat jon ma mir din me referu edhe ishalla millano fiton se e meriton edhe ishalla interi fiton me chelsin edhe pse ja kom inati interit po apet ishalla fiton MILAN RONALDINHO SEDORF INZAGI (l)(l)(l)…..

  • rosoneri red and black

    Sa per temen Pse humbi Milano …. Milano humbii sepse pasi qe e dhan nje gol nuk diten te mbroheshin ndersa tek Nesta dhe Silva gjdo gje ishte spektakulare … Leonardo gabimin me te madh e beri ne zevendesimin e te lenduarit Antonini duke e futur Favallin ne vend qe ta fute Abbaten ndersa boneren ta kthente ne krahun e majt … Kurse ferguson e shfrytezoi kete gabim shum mir duke e larguar Nanin e lodhur dhe duke e futur Valencian e Fresket … Milano sipas mendimit tim e meritoi fitoren …. Ronaldinho pas golit te shenuar filloi te binte nga loja duke u munduar te bente spektakel me trinkat e tij te lodhta … Rooney shfrytezonte krosimet qe vinin ne anen e tij edhe mendoi qe aj eshte nje lojtar i madh … Inzaghi u fut ne loj per ta ngjallur sulmin e vdekur te milanos por ai asgje nuk beri ne anen tjeter sedorf u fut en loj dhe tregoi se kush eshte ndersa gjygjtari beri disa gabime trashanike te cilat 2 penalti nuk i ndali ate qe topi preku ne doren e EVRA dhe trjetri ne nderhyrjen e RONALDINHOS nga FERDINAND…. Milano i ka gjasat shum te vogla per tu kualifikuar me tej po te gjith e dim qe ACMilan eshte ujku i vjeter … flm per mirkuptim

  • http://www.lajmespotive.com osman manaj

    rrena krejt qitu

  • /// besi man utd

    man utd veq meni sulmues ka sulmue. ju te milanit sju vjen marre me dhon komente ktu. ae dini se ne olltrafort dote luan legjenta giks berbatov anderson vidic. po juve a sju pan syt qe ka lujt me sostavin e 2 manqa. o besen ja jap se ne olltrafort ma zis se romen kame mque ta dijni kamuju hakmer per 4 humbje qe ika humb pi millanit. 6>0

  • http://youjizz.com Nazmi

    o mancha e ka meritu fitoren MANCHA ke me mujt krejt Millanon edhe n`old traford ska qka bon millano MANCHESTERI kampion ka me kon ngone qit NAZMIN ju

  • http://www.lajmesport.com valmiri

    o daj fat nuk ka pas milani edhe pik se kqyrne sha ka me ba ne old trefort

  • http://www.lajmesport.com enndriit@msn.com

    mma mmir mos t`udhttojn roosoneret se sa mmu kkorit :$.

  • EnnYYos

    un mendoj se milani nuk mun te shkoj me tej sepse ne old traford eshte shum veshtir ta nxjerresh nje pik kshtu qe milani per mua nuk vazhdon tutje

  • EnnYYos INTER

    Interi ko me mujt chelsea-n se chelsea se ka kerkon tfort porpos ni drogba e lampard po keni me pa se interi ko me qkoq a e dini qa osht me qkoq e milan q** se ski qa lyp nold traford se jau bojn bajat ma mir dorzonu si burra thuni smujna me mujut heh FORCA INTER

  • granddi

    AC MILANO tregoj edhe ni here se eshte ujk i vjeter po fati ke ne anen e manchesterit ,,totalisht dominoj ne fushe edhe me shum raste shenimi.
    SAMBA e RUMBA doli prap ne skene,me ju kalllxu se rosoneret ne lojen e kthimit jan hala mat qart ,kini mi pa ujqit e ver8.

  • niti

    po ta largonte FERGUSONI NANI-n nga loja ne pjesen e pare MAN UTD do te shenonte edhe me shume gola. e pse hupi milani, hupi se sditi me lujt nuk mundi ti bej ball sulmeve te MANCHESTER-it. besoj se ne OLD TRAFORD do te shohim nje loj shume me te mire nga UNITED dhe besoj se rezultati do te jete4 me 1 per MANCHEN.

  • bobi

    Mendoj se humbja ndodhi kot sepse golat ishin pa logjik por edhe loja e milanit ishte e jashtzakonshme por jo me efikasitetin e duhur pre te bllokuar tamam rooneyn.Vendosja e lojtarve me te shpejt si Bonera etj do ta ndihmonte edhe me sulmin duke shenuar me shum gola.Kujtojm se loja e milanit pati shum raste per shenim bashke me lojen e shkelqyer te dinhos & sulmusve.Besoj se loja ne trafford do jete edhe me e mire per milanin me taktikat e duhura per nje fitore qe do te elminonte manchesterin.

  • trimi

    nuk ka nevoj me kqyr ku gaboi leonardo ama ai eshte shum i ri ne c.l e kete e shfrytezoi fergusoni i cili ka shum vite qe po lun me man utd ne c.l edhe qdo dy vjet i ka ra me milanin e pak a shum jav din lojen milanezve…………………………….

  • durimi

    Milano ka mundsii me eliminu manchester united nese lun me ket formacion

    Dida

    Bonera Nesta Silva Antonini

    Beckham Pirlo Ambrosini Ronaldinho

    Pato Boriello

  • http://www.lajmesport.com besarta

    normal qe milano ka me shku metej se milani per champions league sht babush edhe kena me fitu ne old traford me rezultat 3 me 1 dmth manchester utd.-ac.milan 1 me 3 mmmmmmmmmiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiilllllllllllllllllllllllllllllllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaannnnnnnnnnnnnnnnnnnnn ccccccccchhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaammmmmmmmmmmmppppppppppppppppiiiiiiiiiiiiiiiiiiiioooooooooooooonnnnnnnnnnnnnn

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements