Tuesday, May 22nd, 2012

CL Debat: Mourinho vs Ancelotti – Kush është më i mirë?

Published on February 12, 2010 by   ·   91 Comments

LajmeSport.com ju sjell një debat të radhës, njërin prej më intriguesve të kohës, atë të dy gjigandëve të futbollit, Jose Mourinhos dhe Ancelottit, në interakcion me ju, lexues të nderuar.

Nëse ju kujtohet, disa ditë para shortit, unë së bashku me staffin kishim shkruar nëpër disa artikuj se është shumë e mundshme që Interi të takohet me Chelsean, gjë që dhe ndodhi.

Interesante pritet të jetë përballja mes dy skuadrave më kontraverse ndaj njëri tjetrit, për shumë arsyje. Përveç se kemi të bëjmë me nderin e shtetit, ka dhe shumë arsyje tjera pse ky duel quhet nëna e të gjitha dueleve. Ndoshta është dueli më i fortë i sezonit, për vetë faktin që Mourinho do të ketë të bëj me ish klubin e tij, dhe me faktin se Ancelotti do të rikthehet në San Siro.

Mirë, të flasim më shumë për aktualitet dhe se kush ka më shumë gjasa për të triumfuar, e sidomos rëndësi do të ketë në këtë trajtim edhe karakteri i dy strategëve.

Interi ka rritur dukshëm gjasat për tu kualifikuar më tej. PSE? Shumë mund të thonë, së paku nga disa komente që kanë ardhur në adresën time, se Interi nuk ka traditë për Ligën e Kampionëve.

Duhet të sqarohet një gjë. Tradita, luan pak rol në Ligën e Kampionëve. Interi nuk ka arritur të triumfoj në garën më të madhe për shkak se kishte në skuadër një Ibrahimovic. Kur ishte Ibra te Inter, nuk kishte lidhshmëri të mesfushës me sulmin, e poashtu dhe me mbrojtjen. Këtu qëndron esenca, jo te tradita.

Mourinho i ka dhënë një premtim Morattit dhe duket se ai do të shfrytëzoj metoda të njëjta. Interin e ka shëndruar në Chelsean e tij, kurse Chelsea i tij luan ndaj Interit që e ka sot. Praktikisht ndeshen dy super fuqi të barabarta.

Mourinho ka vendosur që njëherë dhe përgjithmonë të mos përdor metodën e Mancinit. Lucio po e kryen rolin e Carvalhos te Chelesea, është duke lëvruar nëpër mesfushë për të sulmuar në sulm. Ndoshta Mou nuk e ka Lampardin apo Ballackun, por ai ka një Zanetti, dhe një Cambiasso që sot lënë shumë pak hapësira për të depërtuar në mbrojtjen e përqëndruar të Interit. Rasti më ideal, ndeshja ndaj Milanit.

Nga ana tjetër Ancelotti njihet në Europë si njeriu i Ligës së Kampionëve. Ancelotti dërgoi tri herë në finale Milanin, duke dështuar një herë, në atë finale historike ndaj Liverpoolit në penalti.

Ancelotti është adaptuar mirë nga Serie A në Premier Ligë. Nëse krahasoni Chelsean para ardhjes së Ancelottit, që ishte një fundërrinë, ose më mirë thënë shtëpi pa zot shtëpie, me Chelsean që është sot, dallimi është shumë shumë i madh.

Qetësia e Ancelottit mund të jetë faktor i madh për epilogun e kësaj supersfide.

Mourinho në Chelsea krijoi një ekip të cilin e trashëgoi nga Claudio Ranieri, pra, Terry dhe Lampard janë nga koha e Ranierit. Mourinho kishte në dispozicion të gjitha fondet e Abramovich, madje duke hedhur para me transferimin 21 milion funta të Shaun Ëright Phillips, që ishte dështim.

Ancelotti nga ana tjetër në Milan krijoi super lojtarë, si Andrey Shevchenko legjendar, dhe Paolo Maldini që s’harrohet lehtë.

Duhet të merret parasysh dhe mardhënia e strategëve me lojtarët. Mourinho nuk ka mërdhënie të mira me Balotellin vetëm për shkak se ky i fundit reagoi si adoleshent ndaj strategut portugez.
Ancelotti është shumë më i qetë. Vetë mënyra se si e trajtoi seks skandalin e Terryt flet më shumë se unë.

Mourinho preferon të luaj (që pas ndeshjes me Milanin) një taktikë defanzivo-ofanzive e përqëndruar me kundërsulme të shpejta dhe mbrojtje të çeliktë. Me formacionin 4-3-1-2 Mourinhos i garantohet interakcioni i mjaftuar mes Sneijderit dhe dy sulmuesve që do të jenë.

Ancelotti ka problemin te sulmi. Drogba është sulmuesi i vetëm i gatshëm, por Drogba ka shpinën plot me mesfushorë të klasit botëror. Me një formacion 4-5-1 në të cilin integrohen pesë mesfushorë, Drogbës i garantohet liri në sulm, dhe shfaqje të klasit të lojtarit që është. Mjafton të analizoni dy ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit, kur shkëlqeu. Ancelotti duhet të ketë kujdes dhe për mbrojtjen, pasi që ndërprerjet janë arma më e fortë e Interit, kurse te blutë kjo është pika e dobët.

Një gjë dihet, Mourinho ndoshta mund të ketë më shumë tituj në vitrinë se Ancelotti, por kurrë nuk mund të ketë qetësinë e tij. Retorika e Mourinhos në press konferenca nuk do të ketë rëndësi në fushë, në një betejë historike, që pritet të fillojë në tempullin më të zjarrtë të futbollit europian, San Siro.

Lexues të nderuar, kërkojmë mendimin tuaj. Kush është trajneri më i mirë, Ancelotti apo Mourinho? Shprehuni në hapësirën për komente…

Vërejtje: Nuk pranohen komentet fyese dhe me qëllim reklamimi…

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tags: , ,

  • rinor

    jose murinjo moreeeeeeeeeeeeeeeee veq guardiola ma i miri ne bot e tani murinjo

  • MESSI

    me fol drejt ktu ka mu kan rezultat minimal i ndeshjes duke pasur parasysh se kan te dyjat nje mbrojtje te ngjeshur dhe mesfush te persosur ne te dyja palet kjo ndeshje asht e pa parashikushme mirpo ktu do te vendos fati i skuadres mendimi jem ka mu kan ne inter rezultati mu kan 1 me 1 jan skuadra te forta po mun me ndodh edhe me mposht interi Chellsin sepse ekipet angleze kan shum pak rezultate pozitive ne itali

  • inter haris

    o mohorinjo me i mir ne bot.

  • http://lajmesport.com haris inter

    ha mohorinja ma i miredhe ska fjal .ma i mir ne bot

  • valter

    dihet bossii Murinhoooooo…….. po e shkelim chelsean edhe hajt heh

  • valter

    eeee pot ja bajm bajat

  • http://lajmesport.com dreqi i kuq

    HOZE MOURINJO Pa dyshim

  • Kujta-Fc.inter

    Shiko nuk osht mir me thon kit pytje se kush o treneri ma i mir mourinho apo anceloti.Nuk do me thon qe nese hup anceloti mourinho osht ma i mir ose e kunderta sdo me thon kush tfitojn osht treneri ma i mir:(kjo osht ni loj qe nuk varet nga trenerat po nga forma e lojtarve edhe e ekipeve:(kjo osht e ditme qe mourinho osht strategi nr one niher per niher nbot:POsht fakt qe Guardiolen e kan zgjedh arsyeja shum e thjesht sepse barca i fitoj te gjitha titujt e mundshem:(por kjo sdo te thot qe guardiola o ma i mir se mourinho anceloti kapello llipi arrigo saki arsene venger apo sir aleks ferguson:(e shume shum te tjer.menimi jem osht qe inter nese e kalon chelsean interi shkon ne finale te santiago bernabeut lus zotin qe osht qysh po menoj une:durime simpatizues te interi:D

  • Chelsea26

    Poo qfar Murroje bre, Ancheloti nr 1. qaq

  • http://inter-mtk inter-m.tk

    murinjo

  • http://livescore.com musa

    chelsa dhe manqesteri jan favorit ne keto super dy ndeshje te klasit boteror nuk duhet anshaluar edhe se italianet mund te bjene befasi po ana qendron ne pervojne qe ka manqesteri ne ligene kampioneve MILAN FC-MANCHESTER UNITED (1-1)
    INTER-CHELSA ()-2

  • taulant

    qfar mourinjo more .. larg osht mourinjo prej ancelotit

  • http://urimi. urim

    sigurisht – zotri mOu edhe më ii fort . un jOm tifoz i barces por mOu eshte me i fort .

  • driniiii – rosoneri

    anceloti more

  • chelsea milan barqaaaa

    anqelotiiii ma i qarti nanen murinhos

  • http://lajmtesport kula

    Angjelloti asht ma i fort se morinjo se morinjo veq kritika ka e angjelloti veq pun

  • http://ahah ULTRAS UJQIT

    Po dihet bre kush asht aj qe milanin e qoi 3 her ne finale te champions e keni shum leht me thon ANCELOTti. edhe mos harroni trajnerat italian jan mat fortit ne bot mos ti permendi se ka shum.

  • http://lajmesport.com ceca

    hahah mohorinjo njeri me i fort ne bot rajner teknik

  • dennis/chelsea

    ancelotti normale veq me i kqyr sukseset e milanos boll osht morinho shkon qaty ku ka pare tani e bon ni ekip tfort me pare kreit prei fillimit si qitash interin veq 3 lojtar lujn nformacion bazz qi kan lujt edhe para ardhjes t’tina

  • roosoneri

    a e keni njet me naj transmetu sot milan-udinese :p
    mos e leni pa e transmetu se po kem qef me pa tu e shkatrru milano udinesen :d

  • Gencis Rossoneri

    CARLITO po qfar mourinhoo more

  • http://www.acmila-news.com Ac.Milan Fc.Chelsea Real Madrid

    tittujt me ransi qe ika fitu mourinho jan1 tittull t’portugalis 2 tituj me Chelsean 1 tiitull n’liges t’kampionve edhe 1 me interin(merda) ANCELOTTI qkka ka lan pa fittu more boll jan mei permen veq 2 tittuj t’liges Kampionve pluus n’3 ka shku n’finale edhe e dim qysh u lujt ajo loj (pa naffak) 3 her me shku n’finale t’liges kampionve jon sa kret ktta tittuj qe i ka fitu Mourinho e mos ti permenim per ANCELOTTIN sa kuppa ka fitu me milanin i dinni ju qe inni tifoz t’footballlit edhe qe i kenni Pa.

  • MESSI

    O shqiptar nuk lun trajneri aty po lun lojtari se bjere anqellotin ne prishtin trajner qka mun me ba ose mourinjon qoje ne shtutgart a mun me fitu ligen e championve po shuni aty lujn lojtart cili te asht ne topform fiton kjo loj asht e pa parashikushme ma shum jan te barabart

  • http://www.acmila-news.com Ac.Milan Fc.Chelsea Real Madrid

    DCARLO ANCELOTTI osht Nr’1 n’boot

  • Redon

    nncncnncncne more chelsea tash veq qi e keni anchelotin ma i mir , po sa her e ka mujt mourinho anchelotin ncnncncncnncc , o moruinho ja ka dhan famen se ju jeni kan ekip si hull city e ju ktu po thuni anchelotii….>

    MOURINHO O 1……………………. FORZZA INTER

    veq ferguson munet mi dal ne perballje Mourinhos se tjert skan histori ;)

  • dardan

    Ancelotti

  • http://www.lajmesport.com 5araba45

    aaaannnccceeeelllloooottttiiii

  • armando-milan

    ANQELOTI

  • http://lajmesport.com haris inter

    trajneri ma i mir ne bot eshte mohorinjo edhe inter ka me fitu ligen e kampioneve

  • http://inter Albani

    Nermal Dihet Jose Mourinho osht Strategu Nr 1 per mendim temin

  • sali muriqi

    une ju tregoj veq ni sen qellsi me nxjerr fitore ne giseppe meazza ska shans barca nuk mujti me fitu ,milani smunet me fitu juve smunet me fitu vjet me lojtar te dopt kem edhe smujti me mujt man utd ne vend te vetit kjo osht barazim ose fitore e interit

  • http://LajmengaSporti.Shqipress.com Alaudin Stublla-Real Madrid-Juventus

    Edhe pse jam tifoz i Real Madridit dhe Juventusit une mendoj se Ancelotti eshte trajner shum me i mir se Mourinho,qetësia e Ancelottit dhe arroganca e Mourinhos folin vetë se kush është trajner më i mir.Ancelotti në këto 5 vitiet e fundit e ka fituar 2 herë ligën e kampionëve por edhe një herë ka qenë në finale,kurse Mourinho vetëm në vitin 2004 e ka fituar ligën e kampionëve dhe asgjë më shumë,ja këto statistika flasin vetë mbi temën se kush është trajneri më i mirë.

  • http://telegrafi.com bujamin

    ma i mir Anceloti

  • http://www.sport-europa.tk goni

    Valla Anceloti ma i miri

    Milan vs Manche United (1-0)

    Manche United vs Milan (0-0)

    Inter vs Chelsea (0-2)

    Chelsea vs Inter (1-0)

  • http://telegrafi.com Chelsea

    AnCceLoTi Ma i MIr o Gllupa Be Cellzi SHampion ne evrop ene ne premier league

  • ac milan 2009

    ANCHELLOTIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

  • artan

    morurinjo number one ska fjal agagagaga.

  • Millanello

    Ancelotti i man Ligjerata per Futboll kti Papqit !

  • http://www.lajmesport.com FIta-MIlannnnn

    AP asnje fjaL Anchellotiiiii:

  • http://besim-zhelina.tk Besim – Ac Milan

    ASNJONI -

  • jose mourinho

    9 vite si vendas ne LIG nuk ka humb, e ka fitu champions league me Porton, e ka ngrit chelsean ne rangun boteror, po ashtu edhe interin i vetmi e ka fitu 2 her qmimin uefa menager of the year e shum e shum tjer…. keshtu qe, padysh JOSE MOURINHO eshte i të gjitha kohrave.

  • http://www.lajmesport.com chelsea-1

    kur u kon mourinho n’chelsea e vetjma taktik qe e ka pas ky me jep 1 goll edhe me lujt n’mbrotje a tash prej qe ka ardh anceloti pak ma ndryshe mesfusha osht shumm ma efektikve o krejt loj mi hup anceloti n’champion lig nuk hup se o DOKTORR per chaMpion lig
    INTER 1 : 3 CHELSEA
    CHELSEA 2 : 0 INTER

  • chelsi kampion

    qka po qitni krahasime tlodhta anqeloti osht ma i mir se murinho forza chelsi

  • http://telegrafi.com Chelsea

    ancceloti

  • drogba

    chelsea

  • http://telegrafi.com chelsea shampon

    chelsea shampion ne gjith boten

  • Mergim

    nermal Mourinho nr 1 ne Bote:D bravo Mourinho ma i forti jehh

  • http://WwW.Lajmsport.com Samed ACmilan

    Ancelotti Esht Nr 1 o Daj Edhe Chelsea po ta mun Interin edhe ato me rezultat 4-0 O Amatera Se Chelsea Esht Ma i Fort Se Interi Interi qe 48 vjet se ka pa Ligen E Championeve me Sy a a a po me vjen Keq per Interistat per Chelsean Skem Qkam fjaasum Ko me ta mujt interin qaoooo Chelsea Championnnnn Acmilan 3-1 Manutd Chelsea 4-0 Inter qaooo Fuck Inter

  • naim-real madrid

    valllai spe diii barazim te dyt …

  • http://telegrafi.com joni_o

    ancelloti bre diettt ajoooo se mourinho ka arit sukses te interi se prej kur ka ardhe ka ble lojtare si (lucio etto milito pandev sneider ) pak ane keto dhe mos haroni se e kishte edhe ibrahimovichin kurse anceloti bleu vetem nje lojtar talent mund te themi dhe me vetem nji blerje ariti te mposhti liverullin arsenallin manchen vetem pak tranjere kan aritur ta bejne dicka te tille eee
    dhe mos haroni se anceloti po e udheheq cellzin ne premier ligen ligen ma te fort ne bote dhe mourinjo me gjithe ato blerje dhe ate lige te dobet qe e ka duhej te ishte ma e mir se barcelonaaa okkk caooo presss pergjigje

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements