LajmeSport.com ju sjell një debat të radhës, njërin prej më intriguesve të kohës, atë të dy gjigandëve të futbollit, Jose Mourinhos dhe Ancelottit, në interakcion me ju, lexues të nderuar.
Nëse ju kujtohet, disa ditë para shortit, unë së bashku me staffin kishim shkruar nëpër disa artikuj se është shumë e mundshme që Interi të takohet me Chelsean, gjë që dhe ndodhi.
Interesante pritet të jetë përballja mes dy skuadrave më kontraverse ndaj njëri tjetrit, për shumë arsyje. Përveç se kemi të bëjmë me nderin e shtetit, ka dhe shumë arsyje tjera pse ky duel quhet nëna e të gjitha dueleve. Ndoshta është dueli më i fortë i sezonit, për vetë faktin që Mourinho do të ketë të bëj me ish klubin e tij, dhe me faktin se Ancelotti do të rikthehet në San Siro.
Mirë, të flasim më shumë për aktualitet dhe se kush ka më shumë gjasa për të triumfuar, e sidomos rëndësi do të ketë në këtë trajtim edhe karakteri i dy strategëve.
Interi ka rritur dukshëm gjasat për tu kualifikuar më tej. PSE? Shumë mund të thonë, së paku nga disa komente që kanë ardhur në adresën time, se Interi nuk ka traditë për Ligën e Kampionëve.
Duhet të sqarohet një gjë. Tradita, luan pak rol në Ligën e Kampionëve. Interi nuk ka arritur të triumfoj në garën më të madhe për shkak se kishte në skuadër një Ibrahimovic. Kur ishte Ibra te Inter, nuk kishte lidhshmëri të mesfushës me sulmin, e poashtu dhe me mbrojtjen. Këtu qëndron esenca, jo te tradita.
Mourinho i ka dhënë një premtim Morattit dhe duket se ai do të shfrytëzoj metoda të njëjta. Interin e ka shëndruar në Chelsean e tij, kurse Chelsea i tij luan ndaj Interit që e ka sot. Praktikisht ndeshen dy super fuqi të barabarta.
Mourinho ka vendosur që njëherë dhe përgjithmonë të mos përdor metodën e Mancinit. Lucio po e kryen rolin e Carvalhos te Chelesea, është duke lëvruar nëpër mesfushë për të sulmuar në sulm. Ndoshta Mou nuk e ka Lampardin apo Ballackun, por ai ka një Zanetti, dhe një Cambiasso që sot lënë shumë pak hapësira për të depërtuar në mbrojtjen e përqëndruar të Interit. Rasti më ideal, ndeshja ndaj Milanit.

Nga ana tjetër Ancelotti njihet në Europë si njeriu i Ligës së Kampionëve. Ancelotti dërgoi tri herë në finale Milanin, duke dështuar një herë, në atë finale historike ndaj Liverpoolit në penalti.
Ancelotti është adaptuar mirë nga Serie A në Premier Ligë. Nëse krahasoni Chelsean para ardhjes së Ancelottit, që ishte një fundërrinë, ose më mirë thënë shtëpi pa zot shtëpie, me Chelsean që është sot, dallimi është shumë shumë i madh.
Qetësia e Ancelottit mund të jetë faktor i madh për epilogun e kësaj supersfide.
Mourinho në Chelsea krijoi një ekip të cilin e trashëgoi nga Claudio Ranieri, pra, Terry dhe Lampard janë nga koha e Ranierit. Mourinho kishte në dispozicion të gjitha fondet e Abramovich, madje duke hedhur para me transferimin 21 milion funta të Shaun Ëright Phillips, që ishte dështim.
Ancelotti nga ana tjetër në Milan krijoi super lojtarë, si Andrey Shevchenko legjendar, dhe Paolo Maldini që s’harrohet lehtë.
Duhet të merret parasysh dhe mardhënia e strategëve me lojtarët. Mourinho nuk ka mërdhënie të mira me Balotellin vetëm për shkak se ky i fundit reagoi si adoleshent ndaj strategut portugez.
Ancelotti është shumë më i qetë. Vetë mënyra se si e trajtoi seks skandalin e Terryt flet më shumë se unë.
Mourinho preferon të luaj (që pas ndeshjes me Milanin) një taktikë defanzivo-ofanzive e përqëndruar me kundërsulme të shpejta dhe mbrojtje të çeliktë. Me formacionin 4-3-1-2 Mourinhos i garantohet interakcioni i mjaftuar mes Sneijderit dhe dy sulmuesve që do të jenë.
Ancelotti ka problemin te sulmi. Drogba është sulmuesi i vetëm i gatshëm, por Drogba ka shpinën plot me mesfushorë të klasit botëror. Me një formacion 4-5-1 në të cilin integrohen pesë mesfushorë, Drogbës i garantohet liri në sulm, dhe shfaqje të klasit të lojtarit që është. Mjafton të analizoni dy ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit, kur shkëlqeu. Ancelotti duhet të ketë kujdes dhe për mbrojtjen, pasi që ndërprerjet janë arma më e fortë e Interit, kurse te blutë kjo është pika e dobët.
Një gjë dihet, Mourinho ndoshta mund të ketë më shumë tituj në vitrinë se Ancelotti, por kurrë nuk mund të ketë qetësinë e tij. Retorika e Mourinhos në press konferenca nuk do të ketë rëndësi në fushë, në një betejë historike, që pritet të fillojë në tempullin më të zjarrtë të futbollit europian, San Siro.
Lexues të nderuar, kërkojmë mendimin tuaj. Kush është trajneri më i mirë, Ancelotti apo Mourinho? Shprehuni në hapësirën për komente…
Vërejtje: Nuk pranohen komentet fyese dhe me qëllim reklamimi…
Arnolld Korenica, LajmeSport.com
Tags: Ancelotti, Champions League, Mourinho