Manchester City është befasia e radhës në Premier Ligë. City është vënë në kasaphanen e këtij sezoni në Hull City duke dalur e humbur dhe e raskapitur nga ai impiant.
Në minutën e 31 Josy Altidore shënon për 1-0 dhe gëzimin në shkallët e stadiumit.
Gerome Boateng me të filluar pjesa e dytë në minutën e 54 bën goditjen e radhës ndaj Cityt.
Në minutën e 59 Emmanuel Adebayor i rikthyer shënon për 2-1. Manchester City nuk arriti të shënoj dhe golin e barazimit.
Kjo humbje mund ti kushtoj shtrenjtë Manchester Cityt pasi që Liverpooli është në pozitën e katërt, kurse Tottenham dhe Aston Villa zhvillojnë në ora 18:30 ndeshjen derbi për pozitën e katërt. Nëse Tottenham shënon fitore, atëherë të bardhët kalojnë në pozitën e katërt, dhe Aston Villa ka një ndeshje më pak. Kjo do të thotë se Manchester City rrezikon të përfundoj në pozitën e shtatë.
/LajmeSport.com
Tags: Manchester City, premier league