Ish ylli i Milanit Zvonimir Boban është pessimist për gjasat e skuadrës Italiane për të rikthyer deficitin prej 3-2 kur Milani udhëton më 10 Mars për të zhvilluar ndeshjen e dytë, në Old Trafford.
“ Atyre u duhet një mrekulli për të vazhduar aventurën në Ligën e Kampionëve.”
“ Pas gjithë atyre rasteve të humbura, Milanit ju ringjall shpresa me atë golin maestral të Seedorfit.”
“ Sidoqoftë, pa marrë parasysh për eliminimin e mundshëm në CL, Leonardo i ka dhënë identitet taktik klubit, dhe kjo mund ta shpiej skuadrën në pozitën e dytë ose të tretë në Serie A.” theksoi Zvonimir Boban.
/LajmeSport.com
Tags: Boban, Champions League, man.utd, Milan