Beckham e don Man.Utd
Aktualisht lojtarë i Milanit, David Beckham ka theksuar dashurinë e tij për ish klubin e tij dhe ndjenjat kur ai i shikon ata duke luajtur.
Anglezi është larguar nga Manchester United në vitin 2003 për t’u bashkuar me Real Madridin, dhe më pas me Milanin. Ai do të ballafaqohet kundër djajve të kuq në kuadër të kompeticionit Champions League, dhe do të jetë ndeshja e tij e parë ne Old Trafford si vizitor.
“Unë nuk do të festoj nëse shënoj kundër United, ndonjëherë kur shënon emocionet të mundin, por në këtë rast unë do të rrespektoj klubin dhe fansat e United.” ka deklaruar David Beckham.
“Edhe pse unë nuk do të luajë më për ta, un jam ende tifoz i madh i tyre.” Duke pranuar faktin që nuk jam më lojtarë i United, është vështirë për mua.
David Beckham ka qëndruar 13 sezone në Old Trafford, duke luajtur gati 400 lojëra dhe shënoi 85 gola. Ai ka fituar gjashtë tituj të Premier Ligës, dy Kupat e FA, dhe një titull të Champions League.
/LajmeSport.Com
Tags: Beckham, man.utd, Milan, premier league, Serie A