Mesfushori i Interit,Sulley Muntari është i vetëdijshëm për fuqinë e Milanit para Derbit,por ai insiston se ata nuk janë një kërcënim për të marshuar drejt Scudettos.
Dy gjigantët do të përballen të dielën dhe një fitore e Rossonerëve do ta ndryshonte skenarin e titullit. Milani është 6 pikë larg Interit me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për më tepër, ekipi i Leonardos përballet me Nerazzurët pas shkatërrimit të Sienës me rezultat 4-0 dhe mesfushori beson se ata do t’ia ndalin shpresat Milanit për tu shpallur kampionë.
“Nuk jemi të frikësuar nga ndokush”,deklaroi ai për La Gazzeta dello Sport.
“Natyrisht, Milani është përmirësuar shumë dhe janë në formë të mirë, por ne jemi mjaft të motivuar për këtë derbi”.
Muntari sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të luajë kundër Rossonerëve.
/LajmeSport.com
Tags: Frikësohet, Inter, Milan, Muntari
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport