Specialiteti i radhës duhet të lexohet patjetër. Gjithçka rreth derbit çdo statistikë vetëm te vendi, LajmeSport.com.
Derbi i Madonninës,i 273-ti, Inter – Milan është kësaj radhe ndoshta njëri prej derbive më të rëndësishëm në histori të vetë këtij derbi.
E kthejmë pak kohën prapa duke përmendur disa statistika shumë të rëndësishme për derbin.
Situata e njëjtë kur Milani ishte gjashtë pikë prapa Interit dhe kishte një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kishte derbin me Interin ishte viti 1991.
Milani kishte treshen fantastike holandeze, Basten, Rijkard dhe Gullit.
Interi kishte treshen fantastike gjermane Andreas Breme, Klinsman dhe Matthaus.
Milani fitoi atë kohë me rezultat 1-0 duke arritur që në fund të fitoj dhe Scudetton.
A do të arrij Milani që dhe me një fitore kësaj radhe të fitoj Scudetton? Po ua lëmë juve që të shpreheni…
Interi ishte skuadër më e mirë se Milani sipas statistikave.
Në Serie A të dyja skuadrat janë takuar gjithsejt 173 herë.
Inter >nga 173 takimet ka 63 fitore, 52 barazime dhe 58 humbje duke shënuar 253 gola dhe pranuar 235.
Milani nga 173 takimet ka 58 fitore, 52 barazime dhe 63 humbje duke shënuar 235 gola dhe pranuar 253.
Gjithsejt Derbi della Maddonina është zhvilluar në të gjitha garat 272 herë.
Inter nga 272 takimet në të gjitha garat me Milanin ka 94 fitore 72 barazime dhe 106 humbje duke shënuar 402 gola dhe pranuar 432.
Milani nga 272 takimet në të gjitha garat me Interin ka fituar 106 prej tyre, barazoi në 72 dhe humbi 94. Shënoi 432 gola dhe pranoi 402 gola.
Sipas kësaj statistike me lartë, në takimet në Serie A Interi është dukshëm skuadra më e mirë ndaj Milanit, kurse në të gjitha garat Milani është treguar skuadër më vigjilente.
Fitoret më të larta të Milanit
Inter 3-6 Milan më 3 Prill 1910
Milan 5-3 Inter më 27 Mars 1960
Milan 5-0 Inter më 8 Janar 1998 i
Inter 0-6 Milan më 11 Maj 2001
Fitoret më të larta të Interit
Milan 0-5 Inter më 6 Shkurt 1910
Inter 5-1 Milan më 17 Shkurt 1910
Inter 5-2 Milan më 22 Shkurt 1914
Inter 5-4 Milan më 6 Nëntor 1932
Inter 6-5 Milan më 6 Nëntor 1949
Inter 5-2 Milan më 28 Mars 1965
Inter 4-0 Milan më 2 Prill 1967
Milan 1-5 Inter më 24 Mars 1974
Milan 0-4 Inter më 29 Gusht 2009
Me rëndësi për Interin është se e ka në skuadër njeriun më me përvojë në derbin milanez, Javier Zanetti i cili në karrierën e tij luajti 39 herë në derbin e Madonninës.
Futbollisti me më shumë paraqitje në histori të derbit është Paolo Maldini 56 herë.
Golashënuesi më i mirë në derbi është Giussepe Meazza me 20 gola.
Golin më të shpejtë në derbi të Madoninës e shënoi Sandro Mazzola. 13 sekonda ju nevojitën Italianit që të kaloj Interin në epërsi në derbin e 146 që përfundoi 1-1.
Mesatarisht nga 3 gola janë shënuar në derbin Inter vs Milan.
Derbi Inter – Milan që do të zhvillohet të dielën po përshkruhet me rivalitet të madh në shtabet e të dyja skuadrave duke aluduar në një sfidë tejet interesante.
Sidoqoftë, tifozët e njërës dhe palës tjetër mbeten miq sido që të jetë rezultati…apo JO?
Arnolld Korenica, LajmeSport.com
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport