LajmeSport.com fillon sot ciklin e specialiteteve për derbin Inter – Milan dhe nuk ka gjë më të mirë se të niset me një prelud…
Të dielën me fillim nga ora 20:45, duhet të anuloni të gjitha planet, të gjitha takimet, dhe të shlyeni nga organogrami juaj çdo event pasi që duhet të parkoheni para TV për të shikuar super derbin europian dhe botëror Inter vs Milan.
Për detajet e derbit janë specialitetet tjera por këtu do të shpalosim në mënyrë artistike ajo çfarë mund të ndodhë në Meazza të dielën.
Inter dhe Milan, dy skuadra të një qyteti, rivalët më të përbetuar, takohen të dielën në derbin më të madh, dhe ndoshta më të rëndësishëm të sezonit Derbi della Madonnina në Giuseppe Meazza.
Pse është i rëndësishëm ky derbi? Në këtë takim do të sqarohen shumë gjëra. Këtu mund të vendoset madje fitusi i titullit në Serie A, gjithçka varet nga dy skuadrat e qytetit të Milanos.
Samba e të ringjallurit Ronaldinho, që ka kapluar tërë ekipin e Milanit, do të ketë të bëjë me elegancën e Sneidjerit dhe shokët e tij.
Supremacia Pato përballë supergoditjes së Super Mario Balotellit. Këto janë duelet më vakante të kësaj supersfide.
Ky derbi vendos kush është më i miri. Me një fjalë, nuk është vetëm Inter vs Milan, por është dhe Sneijder vs Ronaldinho dhe Balotelli vs Pato. Derbi vërtetë inkandeshent…
Interi do ti ketë tifozët lojtarë të 12-të në Meazza. Nuk pritet të ketë ndonjë vend të lirë në atë stadium, që tani të stërmbushur…
Derbin e parë Milani u turpërua keq, por, Rosonerët kërkojnë hakmarje.
Çfarë mund të ndodhë të dielën? Mund të ndodhë një fitore e zorshme e Interit, apo një demolim i Milanit bërë ndaj Interit, ose ose, ndonjë barazim pa gola, që është për ne epilogu më fatal, mirëpo rëndësia është aq e madhe sa që mund të thuash se kemi të bëjmë me një ndeshje o jetë o vdekje…
Milani do ta ketë vetëm një qëllim. Fitoren, Fitoren dhe vetëm hakmarjen. Ende u kujtohet tifozëve të Milanit, dita kur skuadra e tyre kapituloi, dita kur Milani u fut në krizë të thellë, prandaj, hakmarja ndaj Interit është gjë primare.
Por, veçantia më e madhe e këtij derbi është sjellja e tifozëve, e cila është vllazërore dhe kur nuk ka eskaluar, prandaj, sikur të humbas Interi, sikur të humbas Milani, apo të fitonin të dyjat, apo të mbaroj me barazim, jemi njerëz, dhe…anoni nga skuadra juaj e zemrës sepse fundja, asnjëra prej tyre nuk do të ju zhgënjej të dielën…
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport