Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato beson se gjasat e tij për të luajtur në derbin della Madonnina të dielën janë tejet të vogla.
Braziliani vuan nga një lëndim në kofshë, gjë që do ta lë atë jashtë aksionit dhe ndaj rivalit më të përgjakshë, Interit.
“ Rikuperimi im për derbin? Kam qenë jashtë aksionit për shumë ndeshje, dhe tani objektivi im është që të kthehem.”
“ Jam i ri dhe kam karrierën përpara. Dua të luaj në shumë derbi të tillë. Dua ta bëj këtë, por unë dua të rikthehem 100%.”
“ Nuk dua të rrezikoj këmbën time, jo për vete po për ekipin. Dua të pres deri në ditën më të mirë për tu rikthyer.”
“ Scudetto? Ne jemi duke menduar vetëm se si të marrim sa më shumë pikë, dhe më pas do shohim çfarë do të thotë në Maj.” Përfundoi Pato.
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport