Mbrojtësi i Milanit Alessandro Nesta do të stërvis nesër me pjesën tjetër të ekipit në mënyrë që të luaj në derbin krucial të sezonit Derbi della Madonnina ndaj Interit.
Nesta punoi në sallën e sofistikuar të gjymnasikës sot paradite, i monitoruar nga staffi i klubit.
Sidoqoftë, Nesta është në dyshim për këtë sfidë, madje shumë i dyshimtë por gjithçka do të mësohet nesër, kur Nesta do të stërvis me ekipin dhe nëse do të jetë në gjendje ta bëj këtë ai do të luaj të dielën kundër Interit.
Informatat më lartë ishin sipas tuttomercatoweb.com kurse nga ana tjetër, ueb sajti zyrtar i Milanit ACmilan.com ka konfirmuar paraqitjen e Nestës.
Për momentin këto janë formacionet e konfirmuara nga të dyja klubet:
INTER (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Santon; J.Zanetti, Cambiasso; Balotelli, Sneijder, Pandev; Milito.
MILAN (4-3-3): Dida; Abate, Kaladze, Thiago Silva, Antonini; Gattuso, Ambrosini, Pirlo; Beckham, Borriello, Ronaldinho.
Për më të rejat rreth derbit më të madh lokal në botë qëndroni me ne…
/LajmeSport.com
Tags: Inter, Milan, Nesta, Serie A
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984