Lufta e fjalëve mes dy gjigantëve Italian të futbollit Inter dhe Milan për kalendarin e Coppa Italia duket se nuk do të kenë të ndalur.
Trajneri Nerazzur Jose Mourinho ishte në disponim për të bërë deklarata provokative, pasi u shpall trajneri më i mirë i vitit të kaluar në Serie A.
Milani do të duhej të luante nesër me Udinesen në kuadër të Coppa Italia, por, Rosonerët kanë bindur federatën Italiane për ta shtyrë këtë takim, për javën e ardhshme. Tani, 24 orë para se të luaj Interi kundër Juventusit në Coppa Italia, Milani takohet me Udinesen.
Mourinho lansoi një fjali sarkastike në drejtim të presidentit të Series A Mario Beretta mbrëmë.
“ Zoti Berreta, unë e kam Samuel Eto’on në kupën afrikane të kombeve dhe kam katër lojtarë të mesfushës të lënduar. Unë dua që takimi i së dielës të shtyhet…”
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984