Presidenti i Interit Massimo Moratti ka kritikuar rëndë selektorin Italian Marcello Lippi pasi që ky i fundit nuk i vizitoi fare lojtarët Italian të Interit gjatë turneut të tij nëpër klubet Italiane.
Lippi vizitoi të mërkurën Milanin por nuk u drejtua për në Appiao Gentile duke shkuar direkt në Vinovo për të parë Italianët e Juventusit.
Kjo nuk kali dhe aq lehtë, pasi që është vetë presidenti i Interit Massimo Moratti që po hap luftë të re me Lippin duke thënë se ai ka lënë anash Nerazzurët.
“ Lippi bëri një gabim.”
“ Unë mendoj se lojtarët tanë Italian ishin lënë anash, dhe janë ndjerë keq, shumë keq. Mua mu duk si mos ftesë, apo refuzim. Para së gjithash, ai shkoi te Milani dhe nuk erdhi te ne, dhe për mua kjo është një lëvizje perfekte politike.”
Përderisa e sheh vendimin e Lippit me nervozë, Moratti shpreson që t’ua mbyll gojën të gjithëve në derbin e së dielës.
“ Ka shumë emocion dhe frikë sepse të dielën vendoset ekipi më i mirë i qytetit.”
“ Të dyja ekipet janë më të forta tani për tani. Milani është ekip që po rritet në formë, përderisa Interi është i njëjti që prej disa vitesh.” Deklaroi Moratti.
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984