Ish drejtori i Juventusit Luciano Moggi ka parashikuar të ardhmen, duke thënë se Ciro Ferrarën e ndajnë orët nga shkarkimi i tij, dhe poashtu Guus Hiddinkun e ndajnë minutat nga emërimi i tij si trajneri i Juventusit.
Moggi nuk mendon se Ferrara duhet të fajësohet për dështimet në Torino.
“ Ferrara ka shumë pak gjasa që të shmang shkarkimin e tij, i cili nuk vjen nga gabimet e tij.”
“ Unë gjithnjë kam thënë se ekipit i duhet një lojtar i tipit Diego Armando Maradona, që mund të gjindet në çfarëdo situata.”
“ Mendoj se Diego dhe Felipe Melo ishin keqkuptime dhe jo transferime, të sjellura nga dikush tjetër dhe jo nga Ferrara.”
“ Mendoj se Hiddink do të jetë trajneri i ri i Juventusit, por ai do të përballet me shumë probleme.” Dekarloi krijuesi i Calciopolit.
Më herët gjatë ditës Moggi e quajti Murinhon amater, dhe diletant, që nuk ka lidhje me futboll, por që ka fat në të. Nuk është hera e parë që Moggi bën deklarata kontraverse.
/LajmeSport.com
Tags: Ferrara, Hiddink, Juventus, Moggi