Milani është duke vënë në funksion planet për transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Nemanja Vidic, pasi që rosonerët po planifikojnë një merkato të fuqishme gjatë verës.
Il Corriere dello Sport raporton se skuadra e Leonardos do të revolucionarizohet me serbin i cili pritet që të vij i pari.
Zëvëndës-presidenti Adriano Galliani është duke shikuar nga Vidic, mbrojtësi francez Cederic Mongongu, dhe Davide Astorit të Cagliarit si pjesë e riformimit të mbrojtjes.
Galliani dëshiron të shtoj opcionet për mbrojtje. Lëndimet e Nestës po shkaktojnë probleme të mëdha, përderisa Favalli pritet të largohet në qershor.
Por kjo nuk është e tëra. Rosonerët po planifikojnë dhe përforcimin e sulmit.
Edin Dzeko është lartë në listën e Milanit, me Klaas Jan Huntelaarin që pritet të shfrytëzohet si pjesë e shkëmbimit me boshnjakun.
/LajmeSport.com
Tags: Milan, Transferim, Vidiç
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984