Thursday, May 24th, 2012

Mauro Tassotti : Derbi është i rëndësishëm por ka ende kohë për Scudetton

Published on January 19, 2010 by   ·   6 Comments

Asistent- trajneri i Milanit, Mauro Tassotti shpreson në triumf kundër Interit të dielën.

Gara për Scudetto është bërë mjaft e nxehtë dhe kjo ndeshje për Milanin ka rëndësi sepse Rossonerët janë 6 pikë prapa Nerazzurëve me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tassotti nuk e sheh Interin si kërcënim të pashmangshëm por kjo ndeshje është e rëndësishme pasi mund të përcaktojë fituesin e Scudettos.

“Kjo është një javë delikate për ne , por jemi të lumtur që është e rëndësishme”,deklaroi ai për Sky Sport Italia.

“Filluam sezonin keq por u rikuperuam duke luajtur shumë mirë”.

“Sa për Scudetton,ne nuk jemi duke menduar shumë për atë por jemi duke punuar çdo ditë”.

“Ne gjithmonë jemi mësuar të luftojmë për kampionatet në të cilat luajmë.I marrim gjërat ashtu si janë dhe pastaj shohim se çfarë ndodh”.

Dora e djathtë e Leonardos nuk ngurroi të lavdërojë brazilianin Ronaldinho.

“Ronaldinhos i nevojitet ngrohtësi nga njerëzit. Ai ka talent gjithashtu. Për moment ai po bën gjithçka mirë dhe kjo është meritë e tij”,shtoi Tassotti për fund.

/LajmeSport.com

Tags: , , ,

  • http://www.lajmesport.com arlind

    vazhdoni punen e mir me Mr Leonardon se keni me fitu gjithqka.

  • Millanello

    Nuk besoj n’Skudetto !

  • http://lajmesport shpati

    edhe nese fiton milano kunder interit ska lidhje se milano ka me humb prej fiorentines, hahahahahahahahahahha real champions klubi me i mir i te gjitha kohrave 9 champions lig hahahahahhaha o te dobt bre jeni tan .barqa i ka 3 hahaha e don mu krahasu me realin

  • http://www.lajmesport.com leart`acmilan

    oo more shpat more po a ta ka mujt millano rreallin 300 milion ti ka qu posht edhe barca ti ka qu posht 300 milion po shuj bre ton ato pare edhe nven 2 apet

  • http://lajmsport.com Samed–acmilan

    oooo Leni allahile Kta fjal se derbin skudeton e merr se interin e mun

  • Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements