Trajneri i Interit Jose Mourinho është i kufizuar në mesfushë, para derbit të Madoninës ndaj Milanit të dielën, njofton Sportal.it.
I veçanti është dashur të stërvitet me disa lojtarë të Primaverës së Interit (të rinjtë) pasi që shumë lojtarë janë duke u rikuperuar nga lëndimet.
Esteban Cambiaso dhe Sulley Muntari nuk janë në gjendjen më të mirë, por mund të luajnë ndaj Milanit. Dejan Stankovic dhe Thiago Motta nuk do të luajnë por nuk është definitive, kurse Rene Khrin dhe Christian Chivu do të mungojnë sigurtë.
Kjo i lë Nerazzurët me vetëm dy mesfushorë të shëndoshë, Javier Zanetti dhe Sneijder, plus anësorin Quaresma në pankinë. Burimet e fundit nga Apiano Gentile thonë se Mourinho do të rrezikoj ose Muntarin ose Cambiason.
Interi ka gjashtë pikë më shumë se Milani në tabelë, dhe është nën presion pasi që Milani do të kërkoj vetëm fitoren në derbi.
Formacioni i mundshwm i Interit: (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Cordoba; Zanetti, Cambiasso; Balotelli, Sneijder, Pandev;
/LajmeSport.com
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport