Vazhdon cikli i derbit Inter vs Milan, kësaj radhe me Milanin në fokusin tim kryesor.
Dje mu adresuan shumë kritika rreth analizës për gjasat e Interit , dhe e gjitha kjo nuk bëhet pa arsye pasi që sot e ka radhën Milani.
Milani është sipas mendimit tim favoriti absolut për derbin e së dielës.
PSE? Shumë thjeshtë. Forma e shkëlqyer dhe sistemi që po përdor Leonardo janë të atillë që të shqyejnë çdo gjë që gjejnë përpara.
Sa është i rëndësishëm ky derbi për Milanin?
Derbi me Interin për Milanin është ndeshja padyshim më e rëndësishme e sezonit. Qëllimi i vetëm i Milanit do të jetë asgjë më pak se tri pikë të arta të cilat do ta vinin në pozitë të barabartë me Interin në garën për Scudetto.
Cili mund të jetë sistemi i Leonardos dhe cilat janë mungesat?
Sistemi i Leonardos pritet të jetë i njëjti si në takimet e kaluara.
Leonardo pritet që të luaj me formacionin 4-1-4-1.
Portier do të jetë sipas të gjitha gjasave Dida, që po kalon një formë mjaft stabile por jo në kalibrin e Julio Cesarit të Interit.
Mbrojtja e Milanit do të ketë probleme të mëdha nëse Nesta nuk do të luaj. Ish trajneri i Milanit Ancelotti tha orë më parë se nëse Nesta nuk do luaj, ai përveq se do të përbënte mungesë të madhe individuale do të përbënte dhe mungesë të madhe kolektive në partneritetin me Thiago Silvën. Ky i fundit po tregohet shumë i mirë në sfidat e fundit. Mbrojtësit e krahut janë duke u ndihmuar nga Beckahm dhe Dinho në bartjen e lojës.
Në mesfushën defanzive do të jetë Massimo Ambrosini fantastik në ndeshjet e fundit. Si në mbrojtje ashtu dhe në sulm Ambrosini po tregohet sikur të ishte një 18 vjeçar.
Ronaldinho, dhe Beckham përbëjnë krahët e kësaj strukture tre dimenzionale të prodhimit të golave me mundësi shkuarje përpara në sulm te Boriello.
Duhet të ceket patjetër se Ronaldinho është rikthyer në formën jetësore, gjë që përbën rrezik permanent për Interin dhe Maiconin në përgjithsi.
Shumë jam kritikuar dje kur thashë se Maicon është mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në botë, dhe pa kurfarë hezitimi them se Ronaldinho është mesfushori ofanziv më i mirë i të gjitha kohërave.
Si trikuartist ( prapa sulmuesve ) do të luaj Andrea Pirlo që në fillim të sezonit luajti në defanzivë. Duket se Leonardo dëgjoi këshillën time në njërën prej analizave të mia të fillim sezonit për të shpjerë më përara Pirlon.
Faktikisht ka mbetur vetëm vënia e kapakut. Boriello do të luaj që nga fillimi. Boriello po shfaq disa vepra artistike në disa takime të cilat përveq se i ndihmojnë Milanit kënaqin tifozët. Vërtetë madhështore. Shpresojmë se Boriello do të bëj të njëjtën gjë ndaj Interit duke marrë parasysh Julio Cesarin tek i cili kthehemi më vonë.
Pato do të mungoj sigurtë. Nesta është në dyshim për këtë takim. Dy mungesa këto të cilat mund të jenë kruciale në takimin më krucial të derbit më krucial europian.
Si do të luaj Milani dhe pse duhet të shpresojnë në një fitore tifozët e Milanit?
Milani do të luaj si në çdo ndeshje tjetër. E diela është koha kur Milani do të testohet vërtetë ndaj një Interi që nuk dorëzohet kurrë.
Mbrojtja e Milanit është mjaft stabile e për të cilën fjalët vërtetë janë të tepërta.
Mesfusha është pjesa më e fortë e Milanit. Pikërisht trupi i Milanit do të përfitoj nga lëndimet e shumta në mbrojtjen e Interit, mirëpo një gjë do të jetë interesante. Duke marrë parasysh se Pandev dhe Balotelli do luajnë si mesfushorë ofanziv, si do të reagoj mesfusha defanzive e Milanit kur dihet se Pirlo, Beckham dhe Ronaldinho janë të avancuar kurse Gattuso derbin e kaluar ishte suspenduar ? Është pikëpyetje e vërtetë kjo çështje.
Ronaldinho në top formë do të ketë të bëjë me Maiconin në top formë. Edhe ky do jetë një derbi i vërtetë.
Pirlo si trikuartist do të ketë të bëjë me veteranin që kur nuk bjen nga forma Zanetti. Nëse Zanetti arrin ta ndal Pirlon atëherë e pat puna e Milanit. Nëse Ronaldinho ndalet nga Maicon dhe Pirlo nga Zanetti atëherë Milani do të humbas këtë ndeshje, kjo është e sigurtë.
Boriello është i varuar tërësisht nga asistimet fantastike të Ronaldinhos dhe Beckhamit.

Kur jemi tek këta dy, dje mora breshëri kritikash kur thashë se Balotelli dhe Sneijder janë profesorë doktorë të gjuajtjeve të lira, ja që sot them se Beckham dhe Ronaldinho janë akademikë të tyre. Nëse Interi luan me ndërhyrje, si zakonisht, atëherë do ta ketë të vështirë të dal fituese në këtë takim pasi që Ronaldinho dhe Beckham po i servojnë topat drejt e në këmbën e Boriellos që, edhe sikur të mos jetë topi në drejtim të duhur kërcen në atë mënyrën më të mirë që…
Dhe vijmë të Julio Cesar. Cesar është lojtari kryesor i Interit, guardiani dhe njeriu që mund ta mohoj suksesin e Milanit, është sot bashkë me Casillasin e Realit dhe Buffonin e Juves më i miri në botë. Nëse Julio Cesar nuk do të ketë ditë të mirë atëherë Interi do të pësojë humbje…
Milani do të sulmoj në pjesën e parë me pasime të shpejta nga krahu dhe me depërtime të kohëpaskohshme të Ronaldinhos. Në pjesën e dytë loja do të bazohet në harkimet maestrale të Beckahmit dhe Ronaldinhos, varësisht nga rezultati.
Me një fjalë, rosonerët mund të ëndërrojnë me plot kuptim të fjalës në hakmarrje ndaj Nerazzurëve, por mos harroni, ekipi që nënçmohet mund të ju sakatos…
Formacioni i Milanit: Dida, Thiago Silva, Nesta, Antonini, Abate, Ambrossini, Gatusso, Pirlo, Ronaldinho, Beckham, Boriello.
Arnolld Korenica, LajmeSport.com