Sulmuesi i Interit,Samuel Eto’o beson se ekipi i tij do të fitojë të dielën kundër Milanit edhe pse ai do të mungojë.
Eto’o ende është me Kamerunin në Kupën Afrikane të Kombeve , por ai është duke e përcjellur gjendjen.
Milani është afër Nerazzurëve për 6 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar , por Eto’o është i vetpërmbajtur.
“Nuk shoh probleme edhe pse Milani është afër. Jam i sigurt se ekipi im do ti vë gjërat në vendin e tyre të dielën”,deklaroi ai për La Gazzeta dello Sport.
Ndërkohë Dejan Stankovic dhe Thiago Motta duket se do të marrin pjesë në Derbin della Madonnina. Të dy lojtarët janë në shërim e sipër.
/LajmeSport.com
Pingback: Katalog – Inter vs Milan | Lajme Sport