Vërtetë nuk ka gjë më të mirë ajo çfarë bëri dje Barcelona. Edhe pse sulmuesi suedez nuk u shënua në listën e gjatë të golashënuesve, ai ishte mjaft i kënaqur me rezultatin.
Pasi që pa veten të eliminuar nga Sevilla në Coppa del Rey, Ibrahimovic & Co nuk e la me kaq. Ata në Camp Nou dje mbështetën për muri Sevillën, e goditën, e shqyen, e coptuan, e shqelmuan me një fjalë e shkatëruan totalisht. Nëse kjo nuk ishte futboll, atëherë policia do ta arrestonte Barcelonën për terrorizëm në fushë…
“ Pa dyshim ishte ndeshje e mirë për ne. Gjithçka ishte derisa erdhëm te goli i parë. Kur ajo ndodhi, menjëherë u hapën dyert për më shumë.”
Të gjithë e dinë eliminimin e turpshëm të Barcelonës nga Sevilla në Coppa del Rey, dhe të gjithë menduan dje se dje ishte dita e hakmarrjes.
Ibrahimovic qesh. “ Jo, nuk kishte lidhje me hakmarrje. Ne duam të shkelim çdo gjë që na del përpara. Dhe nëse kemi fituar apo humbur, ne e dimë se kemi luajtur me mentalitetin e njëjtë, sepse ky është mentaliteti i klubit dhe i lojtarëve. Ne duam të fitojmë secilën ndeshje, por natyrisht se duhet të jemi realist. Kemi dhe shumë ndeshje për të luajtur dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”
Real Madridi dje para se të luante Barcelona, bëri një gabim të madh duke zgjeruar distancën mes dy rivalëve të përgjakshëm në 5 pikë.
“ Nuk mendojmë shumë pë rata. Ne kishim dy pikë më shumë ashtu ashtu. Nëse jemi të fokusuar në ndeshjet tona dhe luajmë lojën tonë në secilin takim njëjtë, atëherë nuk mendojmë për ata. Por nuk e di se si ndikon kjo te lojtarët. Për këtë pyesni lojtarët tjerë por unë them se nuk më intereson rezultati i Realit pasi që unë shkoj në secilën ndeshje për ta fituar, dhe kjo nuk ndryshon.”

Mediumet spanjolle tashmë kanë filluar luftën mes tyre. El Mundo Deportivo, gazetë që favorizon Barcelonën, kishte vënë në titullin e vet – “ Adios Madrid “ duke aluduar në diferencën prej pesë pikësh dhe mbarimin e kampionatit, por Ibrahimovic nuk mendon ashtu.
“ Jo, absolutisht që jo! Kemi dhe shumë ndeshje për të luajtur. Natyrisht kemi avatazhin prej pesë pikës. Porn e duhet të vazhdojmë kështu si jemi, dhe unë mendoj vetëm për këtë. Ne duhet të mendojmë se kemi pikë të njëjta me ata [Realin], dhe kjo do të na jep movtivacion shtesë.”
Zlatan Ibrahimovic u shpreh i zhgënjyer për eliminimin e parë të Barcelonës.
“ Kur eliminohesh nga një garë apo nuk arrin ta fitosh është për mua : vendi i dytë është njësoj si vendi i fundit.”
“ Dua të fitoj gjithçka. Po, është një katastrofë eliminimi nga një garë. Bëmë më të mirën në Copa del Rey, por tani duhet të shkojmë. Kemi për të luajtur edhe për dy tituj. Kemi La LIgan dhe kemi Stuttgarin në Champions League. Po, jemi të zhgënjyer për elimnimin nga Copa del Rey, por vitin e ardhshëm do ta fitojmë.” Deklaroi Ibrahimovic për Goal.com.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, Ibrahimovic, La Liga
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984